November 13, 2021

Jeta e profetit Idris a.s.

Piktur Perse qe ilustron viztat e Profetit Idris a.s.

Profeti Idris a.s. permendet ne Kur'an dy here (Enbija dhe Merjem) i cili u vendos nga Allahu xh.sh. ne shkallen me te larte. Ai permendet me fjalen "Sid-dik" qe do te thote: I drejti. Disa thone se Idrisi a.s. eshte quajtur edhe me emrin Uhnuh apo Ahnuh. (1) Pas profetit Adem a.s. profeti Idris a.s. renditet si pejgamberi i dyte , ndersa disa dijetar te tjere e rendisin ne vendin e trete. Fjala Idris do te thote: Njeri studioz. Babai i Idrisit a.s. eshte djali i Shitit a.s. (Sethi) i cili eshte djali i profetit Adem a.s.
Sipas dijetareve islam profeti Idriz a.s. ishte pejgamberi i pare qe ka shkruar me pend. Profeti Idis a.s. ka lindur teksa ishte ende gjalle Profeti Adem a.s. Sipas Iben Kethirit dhe Abdullah ibn Abasit tregojne se: "Profeti Idris a.s. nuk fliste shume (fjale pak), ishte i heshtur, i qete. Gjate ecjes nuk shikonte sa andej kendej por shikonte mbi toke. Ishte mendimtar."
Sipas Abdullah Ibn Abasit kemi se profeti Idris a.s. luftoi korrupsionin, zinan (imoralitetin), vrasjen e njeriut etj. Profeti Idris a.s. permendet si njeriu i pari i cili ngriti ushtri per luftimin e korrupsionit dhe i shpalli lufte atyre qe bejne padrejtesi. Gjate jetes se tij Profeti Idris a.s. studioi fletushkat e zbritur nga Allahu xh.sh. deri ne ate kohe duke nxjerr per popullin ligje.

Allahu xh.sh. thote keshtu ne Kur'an per profetin Idirs: "Perjkujtoju ne liber edhe Idrisin! Ai ishte shume i drejte dhe pejgamber." (Merjem; 56)

Allahu xh.sh. i zbriti profetit Idris a.s. 30 shpallje (Suhufe) me te cilat Idrisi a.s. udhezoi njerzit ne besimin ndaj Allahut dhe ne drejtesi. (2) Sic shikohet edhe nga ajeti Profeti Idris a.s. kishte arrit kulmin e bindjes ndaj Allahut xh.sh, aq shume saqe Allahu xh.sh. thote per te: "Ai ishte shume i drejte dhe pejgamber". Drejtesia beri qe Allahu xh.sh. ta quaj "Esid-dik" i drejti. Gjate gjithe jetes se tij Profeti Idris a.s. punoi per vendosjen e drejtesis ne toke dhe largimin e se keqes si; vrasja, korrupsioni, imoraliteti etj. Aq shume ishte i kenaqur Allahut me profetin Idris a.s. saqe profetit Idris a.s. ju vendos nje melek i cili qendronte vazhdimin me te. Aq sa Profeti Idris a.s. u be shok me te dhe cdo gje e bisedonte me kete melek.
Tregohet se e keqja, vrasja e njerezve, korrupsioni, imoraliteti u hap masivisht ne popull. Idrisi a.s. ngriti nje ushtri me te cilen luftoj trazirat, te keqen, korrupsionin, imoralitetin dhe shume vepra te tjera te cilat ishin te ndaluara nga Allahu xh.sh. Levizje e Profetit Idris a.s. dha rezultate dhe njerezit ju larguan te keqes dhe te ndaluares. Per kete Allahu xh.sh. qe i kenaqur me Profetin Idrisin a.s. dhe i thote atij: "O Idirs! Te gjitha ate njerez qe te kan ndjekur ty (rrugen tende) dhe qe bejne pune te mira, per cdo dite do marresh dy fishin e shperblimeve qe bejne ata."
Profeti Idris a.s. u gezua shume dhe pas nje kohe i tregon shokut te tij, Melekut per shperbilmet qe Allahu i dhuron dhe i kerkon Melekut qe te flas me melekun e vdekjes per ti lene kohe (apo ti shty vdekjen) me qellim grumbullimin e sa me shume sevapeve. Meleku te cilin e kishte shok i kerkon qe te udhetoj drejt qiellit duke e marr profetin Idriz a.s. ne krah. Kalojne qiellin e pare, te dyet derisa arrin tek qielli i katert. Kur arriten ne qiellin e katert, teksa po zbriste meleku i vdekjes takon melekun qe Idrisi a.s. e kishte shoke, dhe i thote melekut te vdekjes; Shoku im Idrisi a.s. kerkon nga ju qe ti leni afat jete dhe me shume me qellim marrjen e sa me shume sevapeve. Meleku i vdekjes e pyet: Ku ndodhet Idrizi a.s.? Ai i pergjigjet: Ketu ne krahet e mi! Meleku i vdekjes thote: E habitshme! Jam urdheruar qe tia marr shpirtin Idrisit a.s. ne qillin e katert, dhe teksa po zbrisja pyesja veten: Si do tia marr shpirtin ne qiellin e katert kur Idrisi a.s. eshte ne toke? Dhe aty meleku i vdekjes ia merr shpirtin profetit Idris a.s.
Per kete Allahu xh.sh. thote ne Kur'an: "Ne e ngritem ate (Idrisin) ne nje vend te larte." (Merjem; 57)

Siç e permenda me siper profeti Idris a.s. ishte njeri studioz dhe qe i bente shume ibadet Allahut xh.sh. Dihet se Allahu xh.sh. ka krijuar shume melek te cileve u ka dhene detyra te ndryshme. Disa permendin se nje dite teksa po udhetonte ne rrezet e diellit i lind nje pyetje: Valle meleku qe ka ne pergjegjesin e tij diellin, si e perballon ngrohtesin e tij? Per kete shkak kerkon melekut qe e kishte shok qe te takohet me melekun Azrail. (3)
Tregohet se Idirisi a.s. kishte zakon qe kater dite ti kalonte ne ibadet ndaj Allahut dhe 3 dite merrej me çeshtje te ndryshme te popullit. Per çudi ne kohen e kater diteve i shkon vazhdimisht nje person te cilin nuk e njeh. Ne fakt ai ishte meleku Azrail i cili kishte marr formen e njeriut. Idrisi a.s. nuk e njeh dhe e pyet: Kush jeni ju? 
Azraili i thote: Kam degjuar per ibadetin tend dhe kam deshire te jem pjese e ibadetit ashtu sic e ben ti! Idrisi a.s. i thote: Ibadetin qe i bej une Allahut xh.sh. nuk mund ta perballoni pasi une, flej pak, ha pak, dhe me se shumti qendroj ne ibadet. 
Meleku ne formen e njeriut i thote: Ska gje do perpiqem te duroj! E pranon profeti Idris a.s. dhe u qellon te udhetojne bashke. Duke ec hasin nje tuf bagetish dhe nje çoban. Bashkeudhetari i Idrisit a.s. thote; Ti kerkojme pak qumesht çobanit qe ta kemi ushqim per darke? Idrisi a.s. ju drejtua: Çfare thua? E dim ne se ku do shkojme? E dim ne se a do jemi gjalle ne darke apo jo? Mire i thote bashkeudhetari. Vjen darka dhe me ate pak ushqim qe kishin ulen per te ngrene. Bashkeudhetari i Idrisit a.s. nuk ha. Idrisi a.s. habitet a nuk ishte ky qe kerkoj qumshtin dhe tani nuk ha gje. Dhe vazhdojne deri ne mengjes duke i bere ibadet Allahut xh.sh. 
Profeti Idris a.s. ishte pak i lodhur dhe i hedh nje veshtrim shokut te tij i cili per çudi nuk tregonte asnje shenje lodhje.Me vete thoshte; çfare njeriu qenka ky! 
Vjen dita e re dhe fillojne udhetimin. Rruga u qellon te kalojne pran nje vreshtarije. Bashkeudhetari i Idrizit a.s. i kerkon qe te marr pak rrush qe ta kshin per ushqim por Profeti Idirs a.s. mban te njejtin qendrim. Ne dark ulen per te ngren dhe perseri bashkeudhetari i tij nuk ha gje. I habitur Idirizi a.s. i thote: Une jam i lodhur, e ti qe dy dite pa ngren je ne forme. Ska mundesi te jesh njeri, me trego kush jeni? Ai i thote: E drejte! Nuk jam njeri! Idrisi a.s. i pyet: Kush jeni? I thote jam meleku i vdekjes!Ke marr urdher nga Allahu per tma marr shpirtin? Po te ishte ashtu qe dy dite nuk do kisha udhetuar me ty i thote meleku i vdekjes, por i kerkova leja Allahut xh.sh. per dy dite te jem shok i yti. 
Profeti Idris a.s. i thote: Tani ju ndodheni me mua, kush i merr shpirtin njerezve, gjallesave? Meleku i vdejkjes i thote: Teksa ndodhem me ty, une ndodhem edhe ne vende te tjera duke kryer detyren time. Profeti Idris a.s. i thote melekut te vdekjes: Kam njer kerkes? Urdheri i thote. Me krijo mundesin qe ta perjetoj vdekjen, me qellim pasi te gjallem perseri ti bej edhe me shume ibadet Allahut xh.sh. 
Pasi meleku merr leje nga Allahut xh.sh., Profeti Idris a.s. e perjeton vdekjen dhe pasi i kthehet shpirti dhe tha: Edhe pse e kam studiuar vdekjen shume qenka vertet dicka ndryshe e cila nuk mund te pershkruar, vertet vdekja qenka e veshtir. Pas kesaj profeti Idris a.s. i ben dhe nje kerkes tjeter meleku te vdekjes qe ti tregoj xhehenemin. Meleku i vdekjes i thote pse? Idrisi a.s. tha: Kur ta shikoj xhehenemin , do ti bej edhe me shume ibadet Allahut xh.sh. Pasi merr leje nga Allahu xh.sh, Azraili e merr profetin Idriz a.s. dhe paraqiten para deres se xhehenemit ku qendrojne melek te cilet u frikesuan kur shikuan melekun e vdekjes? Meleku i vdekjes u thote; Mos u shqetesoni kam ardh me profetin Idris a.s. i cili do qe te shikoj xhehenemin, keshtuqe hapni pak deren qe te shikoj nje pjezes te vogel. Tregohet se meleket hapen deren sa eshte vrima e gjilberes. Nga ajo vrim e vogel filluan te degjohen vuatjet e te denuarve, nxehtesi e xhehenemit, etj, dhe kur Idrisi a.s. i degjen keto i bie te fikt. Kur zgjohet Idrizi a.s. tha: Nga ajo qe kam lexuar dhe studiuar xhehenemi qenka shume me shume i frikshem, vuatjet e te cilet nuk mund ti pershkruaj. Por profeti Idris a.s. i ben dhe nje kerkes tjeter melekut te vdekjes, ku i kerkon ti tregoj xhennetin. Meleku i vdekjes i thote: Pse deshiron te shikosh xhennetin kur ju do jeni prej banoreve te xhennetit? Qe ti bej edhe me shume ibadet Allahut xh.sh., i thote profeti Idris a.s. 
Pasi merr leje nga Allahu xh.sh. meleku i vdekjes e dergon Idrisin a.s. qe te shikoj xhennetin. Kur i hapen dyert e xhennetit Idrisi a.s. shtang shikimin per shkak te bukurive te tij. Pas nje kohe i kerkon melekut te vdekjes sikur te pij pak ujin e xhennetit, te ha pak nga frutat e tij, dhe meleku i vdekjes e lejon. Fillon profeti Idriz a.s. te shijoj frytat e xhenetit. Pas nje kohe meleku i vdekjes i thote: Ka ardh kohe qe te dalim. Idrisi a.s. kapet per pemet e xhennetit dhe thote: Ska kush qe tme nxjerr nga ketu, edhe ti po erdhe do te luftoj me ty!
Meleku i vdekjes i thote Allahut xh.sh. se Idrisi a.s. nuk me degjon, cfare te bej me te? Allahu xh.sh. i thote: Bej ate qe duhet te besh. Profeti Idriz a.s. i thote melekut te vdekjes: Me jep argumentet pse do tme nxjerresh nga xhenneti? A thote Allahu se cdo shpirt do ta shijoj vdekjen? Po i thote meleku i vdekjes! Une a e shijova vdekjen nje here? A thote Allahut se ato qe do hyjne ne xhennet nuk do vdesim me? Po i thote meleku i vdekjes! Profeti Idris a.s. i thote: Ka ndonje ajet qe njeriu do ta shijoj dy here vdekjen? Jo i thote meleku! Pra une nje here vdiqa, tani nuk do vdes per here te dyte! Profeti Idrisi a.s. i thote melekut te vdekjes: Ku ndodhemi tani? Meleku i thote: Ne xhennet! Idrisi a.s. i thote: A ka ndonje ajet qe thote se ato qe do futen ne xhennet do dalin nga xhenneti? Jo i thote meleku! Ne rregull i thote profeti Idris a.s. keshtuqe askush nuk mund te me nxjerr nga ketu!  
Meleku i vdekjes i tregon Allahu xh.sh. per situaten dhe Allahu xh.sh. i thote: Kjo qe te ka ndodh e kam shkruar qe ne filles qe te ndodhte keshtu. Keshtuqe Idrisi a.s. e ka ndjer kete plus e tregoj me argumenta. Keshtu Idrisi a.s. do qendroj pambarimishit ne xhennet. Keshtu i shperblejme te dashurit tane. Allahu e di ! (3)
Pas popullit te Idrisit a.s. do shfaqet nje popull tjeter i cili do kundershtojne profetin e tyre, Nuh a.s

Pergatiti
Gezim KOPANI

Ju mund te lexoni me shume duke klikuar: Jeta e Profeteve

_____________
1. https://islamansiklopedisi.org.tr/idris
2. Profetit Idris a.s. Allahu xh.sh. i dergoi 30 fletushka (Suhufe)
3. Profeti Idris a.s. njihet si profeti i dijes pasi ai ishte studioz dhe njihet si njeriu i pare qe ka shkruar me laps. Disa thone se ai ka jetuar ne Egjipt. Po ashtu ai ishte rrobaqepes dhe qe perdori per here te pare pelhuren. Tek besimet e tjera ai njihet me emrin Enok (eng. Enoch) biri i Kanit. Disa thone se Idrizi a.s. eshte Hermesi (dmth 3 here i bekuar) i mitologjise se lashte greke e disa thone se eshte Thoti i mitologjis se lashte egjiptiane, te cilet kane jetuar rreth 14.000 para profetit Isa (Krishti). Disa thone se Profeti Idriz a.s. kishte lidhje me Dhulkarnejnin.

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com