Mesazhet e Profetit Muhammed a.s. dhënë nga hutbja e xhumasë


Muhammed a.s


Pas disa ditesh mikpritje te Profetit Muhammed a.s. ne Kuba (1), profeti Muhammed a.s. diten e xhuma niset per ne Medine. Ne kohen e drekes ndaluan ne vendin e quajtur Ranuna. Ne kete vend Profeti a.s. mbajti hytben e xhumas. Ne kete kohe u be obligim falja e namazit te xhumas. Gjate hytbes nder te tjera Profeti Muhammed a.s. tha:

"O njerez! Para se te vdisni, pendohuni (beni tevbe). Sa te keni mundesi , beni pune te mira. Rregulloni marredheniet tuaja me Allahun duke dhene sadaka hapur dhe fshehuarazi, e te permendi sa me shume Allahun. Nese do veproni keshtu, do ju vije furnizimi (bereqeti), ndaj ndihmoni dhe arrini te siguroni gjerat qe nuk keni mundur ti siguroni!
Dijeni se Allahu xh.sh. , ne kete muaj te ketij viti, ne kete vend, e ka bere te detyrueshme faljen e namazit te xhumas , dhe do jete keshtu deri ne kiamet. Sa te jem gjalle, por edhe pas vdekjes time. Kushdo qofte qe ka shikuar imamin qe fal xhuman dhe e le pa fal xhuman , nuk do te kete kurre te mirat e Allahut xh.sh, po ashtu nuk do kete sukses ne punen e tij. Nje i tille nese pendohen (pse nuk e ka fal) atehere Allahu pranon pendesen e atyre qe pendohen sinqerisht!
O  njerez! Sa te jeni gjalle , pergatituni per jeten tuaj ne boten tjeter. Padyshim , secili nga ju ka per te shijuar vdekjen dhe ka per ta lene familjen pa pergjegjes. Pastaj Allahu, pa ndermjetes do pyes ne diten e llogaris:
A nuk ju erdhi i Derguari im dhe ti beri te ditura urdherat e mia? Te dhash ty mall , pasuri e bereqet, te bera shume te mira , po ti çfare bere per veten tende? Çfare solle me vete?
Secili njeri kur ti behet kjo pyetje do shikoj ne te djathten dhe ne te majten e tij, dhe nuk do shikoj gje, dhe kur te shikoj para nese nuk ka qene prej adhuruesve te Allahut xh.sh do te shikoj zjarrin (xhehenemin), por nese ka adhuru Allahun xh.sh. do shikoj parajsen (xhennetin).
Ndaj, keni kujdes ! Kush te jete i zoti per te bere nje te mire qofte edhe sa nje gjysme hurme, ta bej dhe te shpetoj nga zjarri. Kush nuk ka mundesi te bej as kaq, atehere te pakten te thote fjale te mira, sepse per nje te mire do shperblehesh nga dhjete deri ne shtatedhjete fish sevap."
Ne pjese e dyte te hytbes pas falenderimit qe i beri Allahut xh.sh , deshmis , dhe vlersimit te fjales se Allahut xh.sh. Kur'anit te bekuar , profeti Muhammed a.s. ju drejtua te pranishmeve (xhematit):
"Duajani ate qe Allahu xh.sh. do! Mos u merzit se lexuari fjalen e Allahut xh.sh (Kur'anin) dhe se permenduri (dhiker) Allahun xh.sh! Fjala e Allahut te mos ju ngushtoje zemren, sepse ajo fjale dallon dhe zgjedh ajken e çdo gjeje, tregon punet e dobishme, flet per profetet, robt me te zgjedhur , duke permendur ngjarjet me te mira te tyre, shpjegon se çfare eshte hallalli (e lejuara) dhe se çfare eshte harami (e ndaluara). Vetem Allahun adhurojeni dhe mos i beni shirk (ortak). Vertet ruhuni prej shirkut. Gjuhen ta perdorni per pune te mira. Duhuni mes vete me ane te fjales se Allahut. Duhet ta dini pa asnje dyshim se Allahu e ndeshkon ate qe prish marreveshjen. Paqja e Allahut qofte mbi ju!"
(Ibn Maxhe, Ibni Hashim, Bejhaki,)

Pergatiti
Gezim KOPANI


Ju mund te lexoni: Jeta e profetit Muhammed a.s. 


_______
Kuba: Ne kete vend profeti Muhammed a.s. ka qendruar per rreth katermbedhjete dite si mik ne shtepin e bijve te Amr bin Avf. Gjate ketyre diteve u ndertua xhamia e njohur e Kubes. Ne ndertimin e kesaj xhamie mori pjese edhe vete Profeti Muhammed a.s. Ai banoreve te Kubes u kerkoi qe ti sillnin nje gure, dhe pasi ia sollen Profeti Muhammedi a.s. e vendosi gurin ne drejtim te Qabes se bekuar. Kete gje ia kerkoj edhe Ebu Bekrit r.a. dhe Omerit r.a. Per faljen e namazit ne kete xhami , Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kushdo qe ne shtepi merr abdes mir dhe bukur dhe pastaj shkon ne xhamin e Kubes per te fal namaz ne te, ai per kete veprim do kete shperblim e umres." (Ibn Maxhe)
Kjo xhami eshte permendur edhe ne Kur'an ku Allahu xh.sh. thote: "...Nje xhamie cila qe prej dites se pare (hixhreti per ne Medine) eshte themeluar ne respekt ndaj Allahut xh.sh..." (Et Tevbe, 108)

Xhamia e vjetër Kodër Hani (Viti 1916)

Puka në vitin 1937

Hurdha e Frashnit - Fshati Meçe - Pukë

Shkrim artizanal ne ate qe quhet " Iznik "

Gjate nje ore mesimi ne Fushe Arrez

Kryezi

Kryezi

Në kalan e Shkodrës

Puke

Rrape

Iballe

Gjate nje takimi me kreun e KMSH H.Bujar Spahiu

Në foto Myftiu i Kosovës Naim Ternava dhe Myftiu i Pukës Gëzim Kopani. Viti 12.04.2017

Në foto Kreu i KMSh-së Skender Bruçaj, Myftiu i Kosovës Naim Tërnava dhe Myftiu i Pukës Gezim Kopani. Dt; 11.11.2017

Nga vizita e Kryetarit të KMSh-së H.Skender Bruçaj në Pukë

Nga vizita e Ambasadorit të Kuvajtit Fayaz Mishari Al Jassim në Myftininë e Pukës. Datë 02.08.2019

Me Akademikun Prof. Dr. Mehmet Halimi (Prizren,Kosovë)

Vizitë në BI Prizren.Dt: 28.04.2016