January 07, 2011

Reagim kunder "Projekt ligjit te MASH" i cili ndalon shamiat e motrave myslimane ne shkolle


A te lejojme te na shkelin te drejtat tona?
Kohet e sotme trumbetohet per multi kultura, multi shoqeri dhe globalizem. Me ardhjen e “demokracise” shume vende dhe shoqeri filluan implementimet e tyre nepermjet ligjeve. Nderkohe ku shume vende jane skeptik per zbatimin e demokracise nga pushteti tek shoqeria. Ky skepticizem nuk eshte i rastesishem pasi, ne nje shoqeri ku demokracia vendoset me regji qeveritare ajo nuk mund te quhet demokraci.  Demokraci mund ta perifrazoj me fjalen Liri, ku populli eshte i lire te flas, te vishet, te bezoj etj. E kunderta e saj, kur demokracia derigjohet nga nje grup individesh duke inponuar atehere kjo nuk eshte liri. Per ta kuptuar le te shikoni vendet qe flasin per demokraci apo liri te cilat jane me regji qeveritare , a jane te lira apo jo? Keshtu pra kur disa indivit per shkaqe te ndryshme (injoranca, padije, interesa te ngushta personale, politke, paragjykuse) derigjojne demokracion, lirin etj atehere kjo quhet shkelje e te drejtatve te njeriut. Vende si keto te njeren ane thone jemi vend demokratik e ne anen tjeter psh; vajzat dhe grat me shami nuk lejohen ne arsim. Ose kemi shembuj ku liri e besimit, kultit jane te garantura me kushtetut por institucionet shteterore (qe mund te jene Bashki, komuna) per shkak te drejtuesve te tyre (te cilet nuk respektojne ligjin dhe as kushtetuten) shkelin te drejte per te patur kuklt si psh; xhami. E njejta gje eshte edhe "projektligji i ri i MASH" i cili ndalon ne shkollat publike mbatjen e shamive nga nxenesit edhe mesueset mysliman. Nese ne jetojme ne nje shoreri ku ka multi kultura, atehere pse njera lejohet e tjetra jo? Nese kemi nje shkolle qe eshte publike, a duhet te pranoj ne arsim vajzat myslimane me shami? Nese nuk lejohet nje gje e till, atehere pse shkollat quhen publike? Kushtetuta garanton lirin e besimit dhe te shprehjes se saj dhe ne keto kushte institucionet publike kan detyrimin ligjore te respektojne lirit e besimit dhe shprehjes se tyre. 

Vertet me vjen shume keq dhe ndjehem i ofenduar te degjoj dhe lexoj disa "analist" dhe jo vetem te thone: “një adoleshente që i fsheh hiret e flokëve të saj është një vajzë jo mendjehapur” apo qe thone: “në rastin më të mirë i nënshtrohet autoritetit të prindërve...”  Vet fjalit e tyre tregojne se keto "analist" nuk kan asnje informacion se islami nuk perdor dhunen qe vajzat e mbulohen. Perkundrazi Allahu thote ne Kur'an: "Ne islam nuk ka dhune, inponim- La ikrahe fit din"  Po ashtu me fjalen "mendje hapur" kuptojme; arsim, dije, liri etj. Keta qe flasin per "mendje hapur" nuk e din se fjala e pare qe Allahu u ka zbrit njerezve eshte: "Meso ne emrin Zotit tend". Ndaj MASH dhe jo vetem perpara se te bejne projekt ligje te cfaredo lloj natyre eshte mire te konsultohen perpara se te bejne projekt ligje. Ndaj duke pasur parasysh shkeljen e te drejtave nderkombetare te liris se besimit, te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise etj, MASH te terheq projektligjin dhe te pranoj ne institucionet arsimore vajzat dhe grat myslimane qe kan shami.

Nga
Gezim KOPANI 
(Myfti i rrethit Puke)
_________________________________________________________________
Reagim per çeshtjen e shamive te grave mysliamne dhe ndalimit te tyre kjo sipas projektligjit te MASH
Date; 07.01.2011