January 14, 2011

A duhet referuar relacioneve te Frang Bardhit, ipeshkev i Sapes ?

A duhet referuar  relacioneve te Frang Bardhit, ipeshkev i Sapes ?

Ipeshkvi i Sapes, Frang Bardhi ka qendruar rreth 15-16 dite ne fshatrat e Pukes ne veren e vitit 1637.
Nga relacioni i tij nuk kuptohet per shkaqet e vizites neper fshatrat e Pukes. Mund te kete dy shkaqe. Njeri ka te bej me punen e tij dhe i dyti ndoshta ka te bej me ndryshimet qe po ndidheshin ne rrethin e Pukes perfshir ketu edhe fen.

Cila ka qene detyra e Frang Bardhit ne Puke?

Releacioni behet ne formen e pasqyrimit te gjendjes se fese Katolike dhe jo vetem. Ne shume raste ai myslimanet i quan "turk" Ai shkruan "...ato u kthyen turq pasi nuk kishin prifta...
Sipas relacionit te Frang Bardhit se ai ka mbajtur "Meshe" pergjate udhetimit te tij ne: Koman, Dedaj, Qelez, Kabash  etj. 
Frang Bardhi habitet me sjelljen e myslimaneve te fshatit Kabash te cilet dhane kontributin e tyre per ndertimin e Kishes se Kabashit po ashtu ai flet me vlersime per Agen e Pukes i cili e kishte ftuar ne shtepin e tij. Gjate qendrimit te tij ai tregon se "Aga i Pukes me tregon per ndertimin e Qytezes se re (Koder Hanit) te ndertuar nga nje turk i fuqishem ketu e 90 vite me pare."

A permendet harmonia fetare ne relacionet e Frang Bardhit?
Shumica e infromacionit te Frang Bardhit eshte e ndertuar mbi te dhenat gojore te banoreve ndersa myslimanet i quan  "Turq". Gjithashtu ai cdo here permend se: "jane kthyer ne mysliman pasi iu dhane poste ne sundimin e zones, apo jan kthyer me dhune..." 
Kjo gje permnedet ne relacion ne te cilen thuhet: "Ky i mbrapshti (Magaroli), pasi e ndertoi qytezen, shume te krishtene i bani aso kohe turq disa prej frikes, disa me dhurata e disa per tituj."
Frang Bardhi gjate qendrimit te tij ne fshatin Kabash, kerkoi ndihme per rregullimin e Kishes.Ketu shkarazi ai permend se : myslimanet ndihmuan per ndertimin e Kishes se Kabashit ku thote: "Keshtu te gjithe me premtuen me ndihmue, dhe nje turk qe ma pare ishte i krishtene, bir nje te krishteni fisnik, me dha 30 (diku flitet per 3 aspra) aspra per ti shpenzue ne ndertimin e murit, dhe nje turk tjeter premtoi nje ka, nje turk tjeter nje kal..."
Nese me pare Frang Bardhi thote se: Jan kthye ne "turq" si pasoj e dhunes atehere si ka mundesi qe nje i pasur prej nje shtepie krishtere fisnike i bere "turq" te kete pranuar kthimin ne mysliman per dhurata? A nuk ishin shtepi fisnike? Kohe me pare ai qe quhej shpi e fisnike nenkuptohej per nje shtepi me tradita, shtepi prise dhe e pasur.
Disa shprehje te permendura nga Frang Bardhi 
Nese e lexojme me kujdes relacionin e Frang Bardhit gjejme shprehjet: 
-Njerz te egjer 
-Rebel
-Nje fare
-I mbrapshti 
-I dalun rruge . 

Ne nje vend ai shkruan: "Abati i kesaj kishe asht nje fare Nikolla Stanisa, njeri meshtar i dalun rruge.
Ne nje vend tjeter del se Nikolla ishte larguar nga Puka dhe ishte vendosur ne Zadrim duke len vendin  pa meshtar. Ketu nuk eshte shume e qarte pse Frang Bardhi e quan "i dalun rruge." ngase ka len punen apo ngase eshte bere mysliman. Interesant eshte fjala e F.Bardhit ku thote: "Ne qoftese do te shpetoj i gjall nga telashet qe me shkakton kryepeshkopi qoft ai vet, qofte me anen e zoterinjve turq, do te vij ne Rome per t'i treguar te gjitha dhe per te kerkuar ndihme." 

A eshte i besueshem Frang Bardhi? 

Ne disa raste ai ka te dhena interesante duke pasur parasysh vitin qe behet fjal. Ne disa raste nuk eshte edha aq i besueshem duke pas parasysh mllefin qe ka ndaj myslimanet te cilet i quan turq. Psh ne nje vend ai thote: "... tek shkel turku, nuk mbin bar.."
Shpresoj qe mendimet e mija te mirekuptohen pasi qellimi im eshte: Te ndertojme nje histori gjithperfshirse. Te ndertojme nje histori reale.Historia cdo here ndryshon per dy shkaqe a).Si rezultat i kerkimeve shkencore b) Si rezultat i ngjarjeve te ndodhura cdo vite.
Une shikoj se ne rrethin e Pukes nuk kemi ndonje rifreskim apo pune shkencore mbi historin e rrethin e Pukes.
Ajo mbi te cilen kemi nevoje te gjithe ne, mysliman e jomysliman eshte: ndertimi i nje historie gjitheperfshirse pa ndonje ngjyrim te caktuar apo paragjykues.
Pergatiti: 

Gezim Kopani

_______________
Informacion shtese per Frang Bardhin:

-Emri :Frang
-Mbiemri :Bardhi
-Lindur me :1606 ne Kallmet
-Vdiq me: 1643
-Kembesia :Shqiptare
-Shtetesi: Osman