Xhamia Aksa |
Ne Kur'anin e bekuar Allahu xh.sh. tregon jeten e disa pejgamberve, por Allahu tregon edhe jeten e disa personave te veçante siç eshte Merjeme , nena e profetit Isa a.s. Allahu xh.sh. e ka dalluar kete grua, per shkak te besimit dhe ibadetit te madh qe ajo i ka bere Allahun xh.sh. Qe ne moshe te re (nga mosha 15 e siper) ajo u perball me sfida te shumta, por kjo nuk ia uli nivelin e ibadetit ndaj Allahut xh.sh. perkundrazi veç sa e shtoj. Ajo jetoj ne nje kohe te veshtir , kur njerezimi ishte kunder pejgambereve dhe njerezve te mir, aq sa ata vran dy pejgamber Zekerijen dhe Jahjan a.s. (Gjon Pagezori)
Merjeme eshte shembull per te gjithe vajzat e reja, si duhet te kene moralin e larte, te jene adhurues ndaj Allahut dhe si duhet te jene te duruar dhe nene shembullore dhe te kene virtyte te larta. Per keto dhe shume cilesi te tjera Allahu xh.sh. e ka dalluar kete grua duke zbritur nje sure (kapitull) ne Kur'an me emrin e saj te quajtur Merjeme. Per nenen e profetit Isa a.s, Merjemen, Allahu xh.sh. thote: "Perkujto kur meleket i thane: Oj Merjeme! Allahu te dalloi ty (me besim e karakter), te pastroi (nga shpifjet) dhe te lartesoi mbi grat e botes." (Ali Imran; 42)
Merjeme eshte bija e Profetit Imran a.s. Imrani rrjedh prej familjes se Jakubit a.s. dhe Ibrahimit a.s. si dhe pasardhes i profetit Davud a.s. Imrani ishte dijetari me i madh i kohes dhe njeriu me besimtaret ndaj Allahut xh.sh. Aq e larte dhe e mire ishte familja e Imranit saqe Allahu xh.sh. thote:
"Allahu e zgjodhi (pejgamber) Ademin, Nuhun, familjen e Ibrahmit , familjen e Imranit mbi popujt e tjere." (Ali Imran; 33)
Nje nate, nena e Merjemes shikon ne ender nje harabel qe ushqente te voglin e saj. Edhe pse e dinte qe nuk lind femije asaj ju ngjall deshira e te pasurit te femijes. Nga deshira e madhe per femije u betua duke thene: "Nese Zoti do me jap djal, jeten e tij do ia kushtoj Zotit dhe thirrjes ne rrugen e tij!"
Ne kete kohe siç ishte tradita, familjet dergonin nje djale te shtepis per tu kujdesur per xhamin Aksa ne Jeruzalem. Keshtuqe Zekerija u largua nga Damasku per ne Jeruzalem me qellim te sherbente ne vendin e bakuar te xhamise Aksa. Pasi kaloj nje pjese kohe bashkeshortja e Imrani ngeli shtatzen dhe sic ishte betuar djali qe do te linte do ta vendoste ne sherbem te xhamin Aksa.
Allahu xh.sh. thote; "Kujto kur gruja e Imranit pat thene: "Zoti im! Une kete qe eshte ne barkun tim, vendosa ta kushtoj thjesht vetem per sherbimin Tend, pra pranoje kete nga une, vertet Ti je Ai qe degjon dhe di!" (Ali Imran;35) Mire po ajo nuk lindi djal por vajze. Ja si permendet lindja ne Kur'an;
Allahu xh.sh. thote:
"E kur ajo lindi tha: Zoti im! Une linda vajze! Po Allahu e di me se miri ate qe ajo lindi. E mashkulli nuk eshte si femra. Dhe une emertova ate (vajzen qe lindi) Merjeme, e ate dhe pasardhesit e saj po t'i le Ty ne mbrotje prej shejtanit te mallkuar." (Ali Imran; 36)
Nena e Merjemes i tregoj bashkeshortit te saj Imranit per betimin qe kishte bere. Pasi e degjoj Imrani i tha: Meqense je betuar, le te behet ashtu siç je betuar. Edhe pse eshte vajze Merjeme ti sherbej Aksase.
Perveç Merjemes Imrani kishte edhe nje vajze tjeter te quajtur Ashia e cila u be bashkeshortja e Profetit Zekerija a.s. dhe sigurisht ajo ishte tezja e Profetit Isa a.s. (Kete e permend edhe Profeti Muhammed a.s. gjate udhetimit te Miraxhit ku thote se takova Jahjan (1) dhe Isain (2) te cilet jane djem tezesh).
Ashtu siç kishte premtuar nena e Merjemes e dergon Merjemen tek xhamia Aksa. Aty dijetaret filluan te garojne se cili do merrte vajzen e vogel nen kujdestari pasi ajo ishte vajza e dijetarit te madhe dhe njeriut te nderuar Imranit. Me se shumti ngulmoj Zekerija a.s. Çeshtja shkoj deri ne hedhjen e shortit se kush do ta merrte Merjemen nen kujdestari. Ata vendosen te hedhin penat me shenjat perkates ne rrjedhen e ujit, dhe nese Zoti do te shfaqet nje shenje tek njera nga penat atij do ti takoj kujdestaria e Merjemes. Pasi i hudhen te gjithe penat ne ujin dhe teksa te gjitha po ndiqnin rrjedhen e ujit , pena e Zekerijes a.s. u kthye ne drejtimin e kundert te rrjedhjes se ujit. Allahu xh.sh. e permend keshtu ne Kur'an; "Keto jane nga lajmet e fshehta qe do t'i shpallim ty. Ti nuk ishte nder ta kur i hidhnin shortet se kush prej tyre do te behej kujdestar i Merjemes, nuk ishe prane tyre as kur ata ziheshin mes vete." (Ali Imran ; 44)
Kjo ishte mrekullia ajo shenje ku Zekerija a.s. fiton kujdestarin e Merjemes. Keshtu nen kujdestarin e Zekerijes a.s. Merjemi u rrit me shendet, dhe besim te madh ne Krijuesin e Gjithesise.
Per perkushtimin e saj Allahu xh.sh. i dha disa miresi siç ishin ushqimet. Sa here qe Profeti Zekerija a.s. shkonte tek dhoma e Merjemes gjente mbi tryez shume ushqime madje dhe fryta jo te stines. Per kete mrekulli te madhe Zekerija a.s. pyet Merjemen; Kush ti sjell keto fruta te cilat nuk jane as te stines? Ajo i thote: Prej Allahut xh.sh. ! Duke shikuar miresit qe Allahu i dhuronte Merjemes, Zekerija a.s. shprehu deshiren Allahut qe te kishte dhe ai femije. Pas nje kohe, kur Zekerija kishte arritur pleqerin, Allahu vendos ta gezoj, duke i dhene muzhde per shtimin me djale. Allahu xh.sh. e permend kete bisede keshtu ne Kur'an:
"Dhe vuri (Merjemen) nen kujdestarin e Zekerijes. Sa here qe Zekerija hynte nedhimen e saj gjente tek ajo ushqime e thonte: Oj Merjeme! Prej nga ky ushqim? Ajo i thote: Prej Allahut. Allahu ate qe do e furnizon pa mas. Ne kete moment Zekerija iu lut Zotit duke thene: Zoti im! Me fal edhe mua nje pasardhes te mire. Vertet, Ti je degjues i lutjes. Dhe duke u falur, meleket e therrasin : Allahu te pergezon ty me Jahjane, qe do te vertetoje fjalet e Isait i ardhur nga Allahu, e qe do te jete prijes i matur dhe pejgamber nga te dalluarit. Zekerija tha: O Zoti im! Si mund te kem djale kur une jam plak po ashtu dhe bashkeshortja ime e cila nuk lind? Meleku i tha: Keshtu Allahu pranon cfare te doje! Zekerija tha: O Zoti im! Me jep mua nje shenje nga ty ! Ai eshte qe tre dite nuk do mund tu flasesh njerezve, pos me gjeste. Mardheroje Zotin ne mbremje e mengjes." (Ali Imran; 37-41)
Pasi kaloj nje kohe e gjate, Zekerija a.s. me mrekullin e Allahut xh.sh. u shtua me djal te cilin e quajti Jahja , mu ashtu sic i kishte thene Allahu xh.sh. Por , Merjeme perveç gezimeve ajo degjoj ngjarje shume te renda. Ajo mesoj se si Zekerija dhe Jahjai a.s. u vran. (Per te mesuar mbi jeten e Profetit Zekerija a.s. kliko mbi kete link: https://gezimkopani.blogspot.com/2015/12/jeta-e-profetit-zekerija-as.html ) Ne keto kushte teksa Merjeme ndodhej ne Bejti Mukaddes , Allahu xh.sh. i dergon melekun Xhebrail i cili i thote se Allahu xh.sh. te thote: "Oj Merjeme! Vazhdo adhurimin ndaj Zotit tend, ben sexhde dhe falu per Zotin bashke me ata qe falen!" (Ali Imran; 43)
Sipas dijetareve jepen mendime te ndryshme per kohen se kur ka vdekur Jahjai dhe Zekerija a.s. Gjithsesi e rendesishme ne kete teme eshte jeta e Merjemes te ciles nje dite i shfaqet ne formen e nje burri meleku Xhebrail i cili i thote: "Me te vertet une jame vetem nje i derguar i Allahut xh.sh. per te dhene muzhden se Allahu te dhuron ty nje djale te paster (pejgamber). Merjem i thote: Si do kem une djale , kur mua nuk me eshte afruar njeri e nuk jam e martuar, e as nuk kam qene e pamoralshme? Xhebraili i thote: Keshtu ka thene Zoti yt; ajo per mua eshte lehte, e per te krijuar djalin pa babe, e ky eshte argument per njerezit e edhe meshire nga ana e Jone. Kjo eshte çeshtje e kryer!" (Merjem; 19-21)
Pas nje kohe qe filloj te dalloj shtatzanin Merjeme largohet nga xhamia Aksa dhe u izolua ne nje vend. Pas nje kohe e zun dhimbjet e lindjes. Ajo iu afrua trungut te hurmes dhe tha: "Ah sa mire ka qene per mua te kisha vdekur para kesaj e te isha e harruar qe moti!" (Merjem; 23) E tha kete pasi ishte totalisht vetem dhe ne nje vend te thate, por Allahu xh.sh. njerezit e tij nuk i le kurre vetem. Ne keto momente me urdher te Allahut zbret meleku i cili i thote: "Mos u brengos! Zoti yt beri prane teje burrim uje te dal (sa nje perrua i vogel), po ashtu shkunde (bjeri) trupit te hurmes se do te bijne ty hurma te freska. Ha e pi e qetesohu." (Merjem; 24-26) Me kete Allahu xh.sh. i tregoj Merjemes se nuk je vetem prandaj qetesohu. Keshtu lind Merjeme djalin e saj , Isan a.s. i cili sapo lindi i fol nenes se tij duke i dhene kurajo. Aq sa u gezua Merjeme , po aq mendonte se cfare do te thonin njerezit, por Allahu xh.sh. i thote: "Nese shikon ndonje prej njerezve thuaj: Une kam vendosur heshtje per hir te Gjithemeshirmit, prandaj asnje njeriu sot nuk i flas." (Merjem; 26) Kesht nje dite me djalin (Isan a.s.) ne gjoks vendos te kthehet tek te afermit. Ne Kur'an permendet keshtu: "Dhe duke e bartur ne gryke shkoi me te tek te afermit e vet , ata i thane; Oj Merjeme! Ke bere nje pune shume te keqe! Oj motra e Harunit, babai yt nuk ishte njeri i prishur e as nena jote nuk ka qene e pamoralshme. Atehere ajo u dha shenje kah djali (Isai). Ata thane: Si t'i flasim atij qe eshte foshnje ne djep? Ai (Isai) tha: Une jam rob i Allahut, mua me ka dhene librin dhe me ka bere Pejgamber. Me ka bere dobiprures kudo qe te jem dhe me ka prositur me namaz (falje) e zekat per sa te jeme gjalle! Me ka bere te miresjellshem ndaj nenes sime, e nuk me ka bere kryelarte e as te padegjueshem! Selami (shpetimi prej Allahut) eshte me mua diten kur linda, diten kur te vdes dhe diten kur te dal prej varrit i gjalle! Kjo eshte e vertete, rreth Isait, birit te Merjemes ne te cilin ata shkaktojne dyshime." (Merjem (27-34)
Sipas historise islame Isai a.s. ka jetuar ne te njejten kohe me Jahjane a.s. Madje ne nje trasmetim kemi nje dialog qe ka ndodhur ne mesin e tyre: "Nje here Isai a.s. i thote Jahjase: Lute Allahun qe te jem i falur pasi ti je me i mire se une. Pergjigjia e Jahjas ishte: Lete Allahun ti per mua qe tejm i falur meqenese ti je me i mire se une." (Seid b. Ebi Arube, trans nga Katade e ky nga El Hasan)
Per te mesuar mbi jeten e profetit Isa a.s. kliko ketu: Jeta e Isait a.s., Agjerimi dhe zbritja e sofres
Ndersa per te mesuar jeten e profetit Zekerija dhe Jahja a.s. kliko ketu: Jeta e Profetit Zekerija dhe Jahjait a.s.
_______
1. Tek fet e tjera Jahjai a.s. eshte Gjon Pagezori
2. Tek fet e tjera Isai a.s. eshte Krishti ( Jezusi)