|  | 
| Muret e vjeter te xhamise se fshatit Kryezi , Puke (foto e vitit 2007) | 
Xhamia e vjeter e fshatit Kryezi ndodhet ne zonen ish-komunes Qaf Mali , Fushe Arrez - Puke. 
Sipas besimtareve xhamia e fshatit Kryezi eshte ndertuar rreth 300 vite me pare.[1] Ajo u ndertua me kontributin e vete besimtareve mysliman te ketij fshati. Ndersa nje e dhene tjeter thuhet se ajo me pare ka qene Mesxhid (para 300 vitesh) , dhe me pas per 250 vite sherbeu si xhamia e mirefillte per shkak te emrimit te imamit.
Prane xhamise ka qene dhe Mejtepi i Xhamise Kryezi ku kan mesuar femijet e myslimaneve te fshatit Kryezi. Ky Mejtep mbahet mend per dy fakte;
a) Aty u arsimua Zenel (Nel) Ismail Aga (Arifaj), imam i ardheshm i xhamise Kryezi dhe
b) Deri nga mesi i shek. XX afer Mejtepit ka qene nje qershi e cila eshte quajtur Qershia e Mejtepit. Toponim tjeter i xhamise se fshatit Kryezi eshte dhe "Qarri i Xhamis"*.
Prane xhamise ka qene dhe Mejtepi i Xhamise Kryezi ku kan mesuar femijet e myslimaneve te fshatit Kryezi. Ky Mejtep mbahet mend per dy fakte;
a) Aty u arsimua Zenel (Nel) Ismail Aga (Arifaj), imam i ardheshm i xhamise Kryezi dhe
b) Deri nga mesi i shek. XX afer Mejtepit ka qene nje qershi e cila eshte quajtur Qershia e Mejtepit. Toponim tjeter i xhamise se fshatit Kryezi eshte dhe "Qarri i Xhamis"*.
|  | 
| Planimeteria e tokes se xhamise se fshatit Kryezi, Puke | 
Mesuesit e mejtepet ishin kryesisht imamet e xhamise te cilet vinin kryesisht gjate Mevludit dhe muajit ramazan dhe gjate veres.
Ne kete Mejtep moren mesim: Zenel Hoxha ose sic njihet ndryshe Neli Hoxhe Arifaj. Neli me vone u be imam i xhmaise dhe mesues ne Mejtepin e Xhamise Kryezi.
Me pas ne xhami ka sherbyer si imam i biri, Malush Hoxha , qe sherbeu deri ne vitet 1945[2]
Ne xhamin e fshatit Kryezi - Puke kane sherbyer si imam: 1. Zenel (Nel) Hoxha , 2.Malush Zenel Hoxha [3] dhe 3.Myrteza Bajram Hoxha nga Malziu - Dukagjini i Kukesit [4]
Xhamia e fshatit Kryezi eshte e vendosur ne toke "Mira"[5] e dhuruar nga besimtaret mysliman te fshatit Kryezi.
Ne kohen e monizmit xhamia u keqtrajtua duke u kthyer ne magazine koprative. Pas proçedurave te nisura ne vitin 2006 per çertifikimit e tokes dhe truallit te xhamise si prone Vakuf e Myftinise se rrethit Puke , u arrit qe ne vitin 2007 te behet çertifikimi i truallit dhe i tokes se xhamise duke u rikthyer si prone vakuf i Komunitetit Mysliman te Shqiperise - Myftinise se rrethit Puke.
Prona vakuf e xhamis se vjeter te fshatit Kryesi ka siperfaqe prej 2562 m2 [6].
Pergatiti
Gezim Kopani
Foto: Gezim KopaniPuke; me 17.08.2015
______________________
[1] Mustaf Arifaj; Informacion i derguar Myftinise se rrethti Puke me 13.07.2005.
[2] Gezim Kopani; "Historia e Xhamis dhe Mejtepit Kryezi", 2012.
[3] Sipas banorit te ketij fshati Kastriot Arifaj mesohet se Zenel Zmajl Arifaj sebashku me te birin Malushin kan qene te diplomuar si teolog ne Siri. Informacion derguar Myftinise se rrethit Puke me date 20.07.2006.
[4]Mustaf Arifaj: Informacion derguar Myftinise se rrethit Puke me 13.07.2005.
[5]Mira; Toke e dhuruar nga te gjithe banoret per xhamin dhe mejtepin e saj
[6]Gezim Kopani; Sipas çertifikates se pronesise nr.848, date; 11.07.2007
*Qarri i Xhamis Kryezi; Gjendet ne varrezat e fshatit Kryezi. Ka kurore ovale me lartesi 10-12m, diameter mbi 30 cm dhe perimeter 350 cm dhe me moshe mbi 250 vjet.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
