Para se ti pergjigjemi pyetjes , duhet te rikujtojmeve fjalen e Allahut xh.sh. qe thote: "O ju qe besuat! Agjerimi u eshte bere obligim sikurse qe ishte obligim edhe i atyre qe ishin para jush, keshtu qe te beheni te devotshem. Jeni te obliguar (te agjeroni) ne dite te caktuara, e kush eshte i semure prej jush ose eshte ne udhetim (e nuk agjeroi), atehere ai (le te agjeroje) me vone aq dite. Dhe ata qe i rendon ai (agjerimi) e nuk mund te agjeroje, jante te obliguar per kompenzim, ushqim (ditor), i nje te varferi e ai qe nga vullneti jep me teper, ajo eshte aqe me mire per te. Mirepo, po qe se e dini, agjerimi eshte me i mire per ju." (El Bekare ; 183-184)
Sipas rregullave te islamit ata qe lirohen nga agjerimi por qe duhet bere kompensim apo kaza jane:
1. I semuri. Kur nje person ka semundje e cila rendohet nese agjeron. Pas sherimit personi eshte i obliguar qe te zevendesoj ditet e pa agjeruara.
1. I semuri. Kur nje person ka semundje e cila rendohet nese agjeron. Pas sherimit personi eshte i obliguar qe te zevendesoj ditet e pa agjeruara.
2. Udhetari. Pra ai lloj udhetimi qe eshte i mundinshem , jo komod dhe i gjate. Disa dijetar kan thene se: per tu quajtur "udhetar" duhet te kish kaluar 90 km, dhe vendi ku do shkoj do qendroj me pak se 15 dite. Kuptohet se Allahu xh.sh. udhetarin e ka lehtesu pasi agjerimi eshte miresi dhe jo ndeshkim apo vutje. Pas udhetimit personi eshte i obliguar qe te zevendsoj ditet e pa agjeruara. Ne suren el Bekare Allahu xh.sh. thote: "kush eshte i semure prej jush ose eshte ne udhetim (e nuk agjeroi), atehere ai (le te agjeroje) me vone aq dite."
3. Te permuajshmet e grave dhe lehonia. Gjate kesaj kohe grate nuk mund te agjerojne, apo te falin namazin. Aishja ra.a. ka thene: "Kur grate e familjes se Profetit a.s. ishin me zakone (te permuajshmet) apo lehon, Profeti Muhammed a.s. na urdheronte te mos agjeronim e te mos falnim namazin, pas pastrimit prej tyre, na udheronte ta banim kaza vetem agjerimin ndersa namazin jo." (Buhari, Muslim)
4. Gruaja shtatzene dhe ajo qe ushqen femijen per gjiri. Te tilla , ditet e pa agjeruara duhet ti zevendesojne me vone ku nuk jane ne kete gjendje.
5. Te moshuarit (pleqt). Te moshuarit qe nuk mund ta perballojne agjerimin jane te liruar te mos agjerojne por ata duhet te binden qe nuk mund te agjerojne duke bere prove tre ditet e para. Disa thone se : Duhet qe ditet e para te fillojne te agjerojne, pasi te binden se nuk mund te agjerojne atehere nuk mban agjerim por pasi te jene te qarte qe nuk mund te agjerojne pasi agjerimi ka qelluar pershembull ne vere, atehere ai mund ta agjerojne kaze ne dimer. Nese nuk e mbajne dot as ne dimer atehere ai duhet te ushqeje me ushqim ditore nje te varfer, kuptohet per dy vakte. Nese eshte i varfer dhe nuk ka mundesi kompenzimi atehere lirohet nga ky detyrim.
6. Ne rast lufte. Kur ushtari eshte ne lufte dhe agjerimi e dobson mundesin e mbrotjes se vetes apo te luftes, atehere ai nuk agjeron. Ditet e pa agjeruara duhet ti plotesoje me vone kaza.
7. Ata qe kryejne pune te rende. Personat e till duhet qe ne fillim te bejne prove agjerimin e nese nuk e mbajne dot atehere ai nuk agjeron. Kush mund te jet ajo po, psh p.sh miniere. Ditet e paagjeruara i zevendeson gjate diteve te pushim. Gjate kohes qe eshte duke zevendesuar ditet e pa nderprerura nuk eshte kush qe zevendesimi te jete me dite te pa nderprera.
8. Ne rast reziku apo veshtirsie. Kur kercenohet me jete, apo demtime (lendime) trupore mund ta nderpres agjerimin.
9. Uri apo etje e tejskajshme. Kjo mund te jete ne rastet e ndonje vape te madhe, apo kur friksohet se agjerimi mund ti shkaktoje deme, atehere mund ta prish agjerimin. Diten e pa agjeruar e zevendeson.
Çfare eshte kompensimi apo agjerimi kaza?
Agjerimi kaza quhet zevendesimi i diteve te paagjeruara. Agjerimi kaza mund te kryhet pas muajit te ramazanit me perjashtim te disa diteve ku agjerimi eshte i ndaluar (tahrimen) psh; Nje person ka nje dite te pa agjeruar, dhe kete dite e vendos ta bej kaza diten e xhuma. Kjo nuk ben pasi Muhammedi a.s. thote: "Mos caktoni vetem diten e xhuma per agjerim. " (Muslimi) Po ashtu nuk agjerohet ne ditet e Fiter Bajramit dhe Kurban Bajrami pasi Muhammedi a.s. thote: "Dita e arafatit, dita e kurban Bajramit dhe dita e dyte, trete dhe e kater e Kuban Bajramit quhet dite ejamu teshrik dite feste."(Buhari)
Pasi udhetari te kete perfunduar udhetimin ai duhet te kompensoj, te agjeroj diten qe nuk e ka agjeruar.
I moshuari i cili pasi e ka bere prove agjerimin dhe eshte siguruar qe nuk mund ta mbaj agjerimin dhe pasi e ka bere nijet agjerimin kaza gjate kohes se dimrit ku dita eshte me e shkurte dhe perseri nuk mund te agjeroj atehere ai jep "Fidjen" ushqim (te holla) te varferve apo nevojtareve. Kjo behet per cdo dite (pra aq dite qe nuk ka agjeruar). Ky ushqim apo te holla ne fene islame quhet fidje. Fidja duhet te jete ne sasin e ushqimit te vaktit per nevojtarin. Disa thone ushqimi i nje vakti e disa thone i dy vakteve.
Ai qe jasht shkaqeve islame qellimisht prish agjerimin atehere personi ne fjale obligohet me agjerimin Kefaret.
Çfare eshte agjerimi kefaret?
Ai qe e prish agjerimin e tij nje dite (ha dhe pi) me qellim apo kryen mardhenie seksuale inponohet (ndeshkohet) me kefaret. Qe do te thote: Duhet te agjeroje dy muaj pa nderprerje. Ky agjerim (kefaret) behet pas muajit ramazan. Pra sic shikohet agjerimi i kefaretit zgjate dy muaj henor, pra afersisht 60 dite. Pervec 60 diteve i shtohet edhe nje dite agjerimi , e cila eshte pikerisht dita qe persona ka prishur qellimisht.
Shenim: Ky eshte nje shpjegim i shkurter.
Pergatiti
Gezim KOPANI