Leter nga Administratori i Dioqezes se Sapes Mariano Tarantino

Pjese nga shkresa zyrtare e Dioqezes se Sapes 


Pas dergimit te nje shkrese me mesazh ngushellimi drejtuar Dioqezes se Sapes per vdekjen e Ipeshkvit Simon Kulli , ky institucion nepermjet Administratorit te saj me ka kthyer pergjigje zyrtare ku nder te tjera ne shkresen zyrtare shkruan:

"I nderuar Gezim Kopani 
Myfti i rrethit Puke
I nderuar z. Gezim Kopani po ju shkruaj per te shprehur mirenjohjen e gjithe Dioqezes se Sapes per ngushellimet qe na keni derguar me 29 nentor , me rastin e kalimit ne amshim te Ipeshkvit tone fort te dashur, mons. Simon Kulli.
Fjalet tuaja dhe respekti qe shprehni per Monsinjorin tone jane per ne nje ngushellim ne pikellimin tone si dhe nje nxitje per te forcuar harmonin nderfetare mes nesh, te cilen Ipeshkvi yne i ndjere e kishte kaq per zemer.
Pas diteve te pikellimit, Keshilli i Meshtareve , sipas Ligjeve tona Kishtare , me ka zgjedhur Administrator Dioqezan , per te udhehequr Dioqezen e Sapes ne pritje te emerimit te Ipeshkvit te ri nga ana e Selise se Shenjte, nga Roma.
Me kete detyre kam kenaqesi t'ju pergjigjem duke shprehur, bashke me mirenjohjen tone, edhe respektin tim personal per ju si edhe per te gjithe besimtaret mysliman te Myftinise suaj ne Puke."


P. Mariano Tarantino O.C.D.
Administrator Dioqezan

Vau Dejes 23.12.2025
Nr.prot: 272/25

Xhamia e vjetër Kodër Hani (Viti 1916)

Puka në vitin 1937

Hurdha e Frashnit - Fshati Meçe - Pukë

Shkrim artizanal ne ate qe quhet " Iznik "

Gjate nje ore mesimi ne Fushe Arrez

Kryezi

Kryezi

Në kalan e Shkodrës

Puke

Rrape

Iballe

Gjate nje takimi me kreun e KMSH H.Bujar Spahiu

Në foto Myftiu i Kosovës Naim Ternava dhe Myftiu i Pukës Gëzim Kopani. Viti 12.04.2017

Në foto Kreu i KMSh-së Skender Bruçaj, Myftiu i Kosovës Naim Tërnava dhe Myftiu i Pukës Gezim Kopani. Dt; 11.11.2017

Nga vizita e Kryetarit të KMSh-së H.Skender Bruçaj në Pukë

Nga vizita e Ambasadorit të Kuvajtit Fayaz Mishari Al Jassim në Myftininë e Pukës. Datë 02.08.2019

Me Akademikun Prof. Dr. Mehmet Halimi (Prizren,Kosovë)

Vizitë në BI Prizren.Dt: 28.04.2016