Fjala përshëndetëse me rastin e vëndosjes së shtatorës së Nënë Terezës në Pukë

Gezim Kopani , Myfti i Pukes gjate fjales pershendetese 16.8.2025


I nderuar kryetar i Bashkise Puke !
I nderuar Famullitar i Kishes Katolike!
Te nderuar bashkeqytetare!

Eshte nder i veçante t'ju pershendes sot ne qytetin fisnik te Pukes, nje qytet qe nder shekuj ka qene shembull i kultures, bujarise, mikpritjes dhe harmonise nder fetare.
Ne emer te besimtareve mysliman te Myftinise Puke, deshiroj te shpreh respektin e institucionit tone per kete ngjare, edhe pse institucioni yne nuk mori nje ftese zyrtare dhe protokollere per kete aktivitet.
Pavarsisht kesaj, institucioni yne qe perfaqeson besimtaret mysliman te rrethit Puke, duke u udhehequr nga tradita e te pareve tane, dhe nga parimi i harmonise nderfetare qe na karakterizon, morem vendim qe sot te jemi te pranishem ne perurimin e shtatores se Nene Terezes, kjo ne respekt te Kishes Katolike dhe te vellezerve dhe motrave tona te besimit katolik.
Profeti islam, Muhammedi a.s. thote: "Kush shqeteson jomysliminaet, nuk eshte prej nesh." Ky mesazh i larte na udhezon drejte respektit dhe bashkjeteses paqesore, vlere te cilat sot ne, edhe nje here tjeter i riafirmojme sebashku.
Une, uroj qe shtatorja e Nene Terezes te sherbeje si simbol frymezimi per te gjithe ne, per dashurin ndaj njeri-tjetrit, ne sherbim te se mires se perbashket dhe forcimin e unitetit tone Kombetare
Rrofete sa malet Puka!
Rrofte harmonia nder fetare dhe bashkejetesa vellazerore mes nesh!
Rrofte Atedheu yne i dashur!
Zoti ju bekofte dhe ju dashte te gjitheve!

Faleminderit per vemendjen!

Gezim Kopani
(Myfti i rrethit Puke)

Nr.prot: 65, date: 16 gusht 2025


Xhamia e vjetër Kodër Hani (Viti 1916)

Puka në vitin 1937

Hurdha e Frashnit - Fshati Meçe - Pukë

Shkrim artizanal ne ate qe quhet " Iznik "

Gjate nje ore mesimi ne Fushe Arrez

Kryezi

Kryezi

Në kalan e Shkodrës

Puke

Rrape

Iballe

Gjate nje takimi me kreun e KMSH H.Bujar Spahiu

Në foto Myftiu i Kosovës Naim Ternava dhe Myftiu i Pukës Gëzim Kopani. Viti 12.04.2017

Në foto Kreu i KMSh-së Skender Bruçaj, Myftiu i Kosovës Naim Tërnava dhe Myftiu i Pukës Gezim Kopani. Dt; 11.11.2017

Nga vizita e Kryetarit të KMSh-së H.Skender Bruçaj në Pukë

Nga vizita e Ambasadorit të Kuvajtit Fayaz Mishari Al Jassim në Myftininë e Pukës. Datë 02.08.2019

Me Akademikun Prof. Dr. Mehmet Halimi (Prizren,Kosovë)

Vizitë në BI Prizren.Dt: 28.04.2016