Historia e Alpinizmit Pukjan (1960-2025)

Pamje nga malet e Pukes - Fotografi e bere nga Maja e Kunores e fshatit Meçe nga Gezim Kopani

Alpinizmi ne Puke ka nje histori te pasur dhe te sukseshme, e ndikuar nga malet e bukura te rrethit dhe pasioni per alpinizmin. Aktiviteti zyrtare i alpinizmit filloi rreth vitit 1960 ku disa te rinje pukjan filluan te organizoheshin ne stervitje duke çuar ne krijimin e Ekipit zyrtare te Alpinizmit Pukjane ne vitin 1977. I pari qe mori titullin e trajnerit ishte Gezim Laçi , titull qe ju dorezua prane klubit 17 nentori ne Tirane nga Aleksander Bojaxhi. Nder te tjere pjese te Ekipit te Alpinizmit Pukjane ishin: Gezim Laçi , Ndriçim Shelegu , Imer Ibrahim Shkjau, Sadik Tafilaku etj.
Ne vitin 1979 alpinistet pukjan pas ngjitjes se: Ducaj-Boge-Qaf Thore-Shtegu i Dheneve-Theth dhe Maja e Hekurave fituan kategorin e pare te alpinizmit. Ne vite ekipit te alpinizmit pukjan u shtuan edhe emra te rinje si: Beslim Qypi, Ramadan Shpeni etj. Dinitoz ishte paraqitja e ekipit te alpinizmit pukjane ne ngjitjen dimrore qe u be nga: Boge-Shtegu i dhenve-Gripa e Radohimes-Jezerce dhe Maja e Hekurave. Ne kete gare Ekipi i Alpinizimit Pukjane perfaqesohej nga mjeshtri i sportit Perparim Laçi. Ne kete gare moren pjese figura te shquara te alpinizmit shqiptare si: Shefi Nurja, Ibrahim Heçkaj, Xhim Begeja, Ilir Topia, Ilir Çobani dhe Ervin Sallaku.
Ne vitin 2003 Alpinizmi Pukjan por edhe ai Shqiptare shkruan historin, ku alpinisti pukjan Perparim Laçi ngjit malin me te larte te botes, Malin Everest (8.848.86 m mbi nivelin e detit). Kjo ngjarje shenoi arritje te madhe per Alpinizmin Shqiptare por ne veçanti ate pukjan.
Perparim Laçi ne Malin Everest sebashku me alpinist te tjere

Vitet pasuese sollen edhe arritje te tjera ku ne vitin 2008 alpinisti pukjan Maringlen Laçi ngjiti Malin e Bardhe ne France (Mont Blanc , 4.808 m mbi nivelin e detit. Si i ri qe ishte Maringleni , ai ishte nje alpinist i shkelqyer, por rruga e tij u nderpre ne moshe fare te re, ku ne moshen 25 vjeç ndron jete.

Alpinisti Pukjan - Leonard Laçi

Pas Meringlenit , tradita familjare vazhdoi nga vellau i tij Leonard Laçi, duke marr pjese rregullisht ne ngjitje alpine ne Shqiperi, Kosove, Turqi, Itali etj, duke fituar çmime dhe vlerime te shumta.

Fotografi bere me rastin e vlersimit te alpinistave te vjeter pukjan

Ne vitin 2021 alpinisti pukjane Perparim Laçi vlersohet nga Presidenti i Repulikes se Shqiperise me titull: "Mjeshter i Madh" me motivacion: "Per punen e palodhur ne sportin e alpinizmit, qitjes dhe skive. Trajner e drejtues me kontribut e vlera te medha ne zhvillimin e ketyre sporteve ne qytetin e Pukes dhe ne mbare vendin tone. I respektuar per veprimtarin e tij publike, sociale dhe sportive si dhe mbrojtjen e vlerave qytetare e demokratike."

Alpinizmi Pukjan mbete simbol i guximit, pasionit dhe perkushtimit te pukjaneve ndaj malit dhe sportit duke ngritur larte emrin e Pukes dhe Shqiperise.


Pergatiti
Gezim KOPANI

Web 2

Më të lexuarat e muajit

Historia e futbollit Pukjan ndër vite

Çeshtja e gjynaheve

Shënjat e mëdha të Kijametit

20 vite në shërbim të dijes islame ( 2005 - 2025 )

Mesazhi i Gjergj Fishtës për shqiptarët në “ Lahuta e Malcisë ”

Shtatë Bajrakët e Pukës

Kush është Dhulkarnejni dhe Jexhuxh Mexhuxhët ?

Myftinia Pukë | Faqja Zyrtare