May 14, 2011

Rendesia e xhematit


Fjala xhemat ka kuptimin e nje grupi por nese e analizojme me kujdes fjalen xhemate nga gjuha arabe do te thote bashkimin jo vetem fizik por dhe shpirterore. Xhemati quhet ai grup personash te cilet falin namazin rregullisht ne nje xhami. Sa me i madh te jete xhemati aq me mir eshte pasi falja e namazit ne xhami me xhemat ka sevap te medha.


Profeti Muhammed a.s. thote: "Kushdo qe fal namazin me Xhemat ne Xhami ka sevape 27 here me shume sa i qe falet ne shtepi apo vetem." (Muslimi) 

1.Mirsia e xhematit ne namaz

Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Kush fal namazin e Jacise me xhemat eshte sikur te kete kaluar gjysmen e nates me namaz. Gjithashtu kush fal namazin e sabahut me xhamat eshte sikur te kete kaluar gjysmen e nates me namaz."(Muslimi)
                                                              
Ebu Hurejra r.a. transmeton se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Namazi i njeriut me xhemat eshte me i vlefshem se namazi i falur ne shtepin e tij apo ne treg duke pas vleren e sevapit me shume se 20 here. Kush merr abdes ne formen me te mire dhe pastaj shkon ne xhami me qellimin e vetem per te fal namazin me xhemat, duke mos i interesuar asgje tjeter, nje person i till per cdo hap qe ben i shtohet nje sevap dhe i fshihet nje gjynah , dhe kjo derisa sa hyn ne xhami. Kur te hyj ne xhami atehere sevapet e namazit do jet aq sa i e ka pasur vemendjen ne namaz. Secili prej jush e bekojne meleket derisa eshte duke u lutur, dhe nese ka vemendjen ne ibadet meleket do luten per te duke thene: "O Zot! Fale! O Zot pranoje pendimin! Dhe meleket vijone keshtu derisa sa njeriu te shkepus vemendjen nga ibadeti." (Muslim)

Ne nje hadith tjeter trasmetohet se profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kush shkon ne xhami dhe kthehet nga ajo (ne shtepin e tij) ai do kete ne xhennet nje vend per aq here sa shkon e vjen." (Buhari&Muslim)

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Diten e Gjykimit do jene te perguzuar me nje drite ata te cilet ne erresiren e kesaj dynja (pra naten) shkojne ne xhami (per tu falur)." (Tirmidhi)

Ne nje hadith tjeter profeti Muhammed a.s. ka thene: "Njerezit qe do ken shperblimin me te madh jane ato te cilet beje shume hapa per te shkuar ne xhami. Shperblim te madh do kete dhe ai qe pret ne xhami bashke me imamin per faljen e namazit se sa ai i cili fal namazin vetem dhe pastaj ulet ne gjume." (Buhari & Muslim)


2.Rendesia e rreshtit te pare ne namaz

Profeti Muhammed a.s. thote:
"Radha apo safi i pare i xhematit eshte si radha e Melekve, po ta dinit vleren, do te vraponi per te zene vend ne radhen e pare." (Buhari) 

3.Rendesia e Imamit me Xhemat

Profeti Muhammed a.s. thote:
"Ti besh imam nje personi eshte me mire se te falesh vetem. Ti besh imam dy personave eshte me mire mite se ti besh imam nje personi. Allahu i Madheruar e do shtimin e xhematit." (Buhari)

4.Kush mund te falet vetem edhe pa xhemat?

Disa nga kushtet kur nje person mund te falet vetem ose pa xhemat jane:

1.Kur ke frike nga dhuna
2.Kur je i semure aq saqe nese del nga shtepia per te shkuar ne xhami e di se rezikon jeten ose te rendohet semundja.
3.Kur je kujdestar i nje te semuri dhe e di se nese falesh me xhemat ne xhami i semunri mund te kete nevoje per ndihmen tende, per diten e Xhuma eshte mire qe gjindet nje person per te zevendesuar me qellimin qe te mos behen disa Xhuma pa e falur, kjo eshte e vleshme per burrat.
4. Kur koha eshte me reshje te fuqishme dhe te rezikohet jeta apo udhetimi nuk eshte i sigurte.
5. Kur nje person eshte i plakur shume saqe nuk eshte i afte te shkoj apo te qendroj ne xhami et.

Pergatiti
Gezim KOPANI
Hytbe e mbajtur ne xhamin e Pukes
Date; 13.5.2011