Tuesday, June 9, 2026

Urime diten e Kultures Pukjane !

Sot me 9 qershor , Puka feston Diten e Kultures Pukjane, nje dite e veçante kushtuar vlerave, traditave dhe identitetit kulturor te krahines tone.
Me kete rast, shpreh urimet me te mira per te gjithe pukjanet, duke uruar qe kjo dite te sherbeje jo vetem si nje moment feste, por edhe si nje thirrje per reflektim dhe angazhim me te madh ne ruajtjen, promovimin dhe percjelljen e trashegimise tone kulturore tek brezat e rinj.
Kultura Pukjane perfaqeson nje pasuri te çmuar qe duhet mbrojtur dhe kultivuar vazhdimisht. Veshja tradicionale e Kanacit dhe Xhubletes, Vallja e Kabashit, kenga Maje Krahu , Lahuta , Çiftelia, Fyelli, Mikpritja karakteristike, Oda e Burrave dhe shume elemente te tjere te tradites tone, perbejne themelet e identitit kulturore te Pukes dhe meritojne te ruhen me perkushtim.
Ruajtja e ketyra vlerave nuk eshte vetem nje detyrim ndaj se kalures, por edhe nje investim per te ardhmen, ne menyre qe brezat qe vijne te njohin dhe te krenohen me rrenjet e tyre.

Me respekt
Gezim KOPANI