December 29, 2010

Mendjemadhesia (kibri)


Ndryshe ne fene islame mendjemadhesia quhet kibr. Kjo fjale eshte permendur qe kur eshte krijuar Lehi Mahfudh. Mendjemadhesia eshte ajo pune te cilen njeriu e kryen per tu duk se eshte me i mir, me i fuqishem me qellim qe njerezit e tjere te thone per te;Shikoni sa i fort eshte filani, sa i pasur eshteetj.  Jo rrall here ket sjellje e hesim ne jeten e perditshme ku, ka nga ata te cilet dhe pse nuk kan bere gje thone; e shikon kete, e kam bere une. Mendjamadhesia vjen si rezultat i ngacmimeve te shejtanit. Njeriu behet arrogant, menjdemadhe, perbuzes kur ai te kete harruar Allahun xh.sh.  Allahu i Madheruar ne Kur'an thote: "Ate, vendin e perjetshem xhennetin, e kemi percaktuar atyre qe nuk duan as mendjemadhesin e as ngaterrecen ne toke." (Kasas; 83) Ndersa ne nje ajet tjeter Allahu xh.sh. thote:  "Ata qe kundershtojne shpalljen e Allahut pa pasur argument,nuk ka tjeter gje ne zemren e tyre vetem se mendjemadhesi, me te cilen nuk do te arrije qellimin; e ti kerko mbrotje tek Allahu i Madheruar, se Allahu te gjithe i degjon dhe i sheh." (Gafir; 56)
Profeti Muhammed a.s. thote: "Nese ndonjeri lavderohet apo e mban veten per te madh, kur vesh ndonje rrobe te bukur dhe e sheh veten ( duke shfaqur mendjemadhesi), Allahun xh.sh do ta fundos ne toke dhe do te lere aty deri ne Diten e Gjykimit." (Buhari, Muslimi etj)
Ne nje hadith tjeter Profeti Muhammed a.s. ka thene:"Mendjemadhesia eshte refuzim i se vertetes dhe nencmim i njerezve."(Muslim) Ne nje hadith tjeter Profeti  Muhammedi a.s. thote:
"Xhenneti dhe xhehenemi pyesin Allahun xh.sh.; Xhenneti pyet; O Allahu im! Çfare kam qe te hyjne tek une vetem njerezit e dobet dhe te varfer? Ndersa xhehenemi pyet; Perser tek unve vershojne mendjemedhenjet dhe arrogantet?" (Buari, Muslim) 
Njerzit zakonisht ne jeten e perditshme kur zgjidhin ndonje pune,apo problem ose ndihmon ndonje, ecen ne qytet sikur ka ndihmuar e gjithe boten, por ai harron se veten nje person nga ndihmuar edhe tek ai vetem nje problem, dhe per kaq valle duhet te jemi mendjemedhenje?
Allahu xh.sh thote: "Dhe mos shtrembero fytyren tende prej njerezve, mos ec neper toke kryelarte, se Allahu nuk e do asnje mendjemadh e qe shume lavderohet." (Llukman:18)
Pra ajeti e tregon qart se Allahu xh.sh. nuk i do njerezit mendjemadhenje, qe do te thote; te tillet nuk do futen ne xhennet. Ne nje hadith profeti Muhammed a.s. ka thene: "Nuk do te futen ne xhennet ai qe ne zemren e vet ka mendjemadhesi, qofte kjo edhe sa nje grimce." (Muslimi) E kan pyetur profetit Muhammed a.s. Çfare eshte kibri (mendjemadhesia)? Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Mendjemadhesia eshte perbuzja e se vertetes dhe nençmim i njerezve te tjere." (Muslimi) Njeriu nuk duhet te harroj se adhuruari Krijuesin e tij Allahun xh.sh. pasi ne jemi ato qe kemi nevoj per te, dhe kurresesi te behmi si ato mendjemedhenjet te cilet sapo pasurohen, apo marrin ndonje post etj harrojne Allahun xh.sh., nuk pranojne te verteten dhe nençmojne njerzit. Allahu xh.sh. ka krijuar çdo gje, keshtuqe ne nuk kemi asnje pik shanci, apo mundesije qe te jemi mendjemedhenje. 
Allahu xh.sh. thote: "Thuaj (O Muhammed njerezve); Sikur deti te ishte boje per te shkruar, Fjalet e Zotit tim, pas nje medyshje se deti do te shterrohej para se te mbaronin Fjalet e Zotit tim, madje edhe sikur te sillnin edhe nje dete te dyte si ai ne ndihme te tij." (El Kehf; 109)
Shume here kemi pare njerez te cilet behen mendjemedhenje duke i ra hasha Allahut, duke bere padrejtesi dhe shume vepra te tjera te liga. Ajo gje e cila nxit njeriun ne mendjemadhesi (kibr) eshte pasuria, smira, zila etj. Prandaj mysliman eshte i kujdesshem, ai nuk mund te jet smirezi, nuk mund te jete mendjemadh per shkak te pasuris pasi pasuria, pushteti dhe vete jeta jane kalimtare. Andaj pasuria me e madhe eshte kur njeriu eshte adhurues i Allahut xh.sh. tek i Cili eshte çdo gje. Ata te cilet nuk pranojne kete vertet te madhe, madje tregojne mendjemadhesi, perbuzin njerezit, per te tille fundi do jete i keq. Sot, shoqeria flet per bullizmin (perbuzjen apo sharjen e ofendimin) e tjetrit, por kete gje profeti Muhammed a.s. e ka thene shekuj me pare ku thote: "Nuk eshte me i mire arabi nga joarabi, as i bardhi nuk eshte me i mire se jo i bardhi. Miresia e vertet eshte drejtesia, devotshmeria (sjellja, edukuata e mir). (Buhari, Muslim)  Sa here kemi degjuar te thone: "Fshatari, apo katundari"? apo kur shikojne ndonje grua apo vajze me hixhab te thone: "Te prapabeturat"? apo kur ne institucione te ndryshme burra, gra apo femija te varfer lihet pasdore dhe i gjithe perkushtimi shkon tek pasaniku dhe ato qe lidhen mete. Kjo eshte padrejtesia, perbuzje (bullizem), i cili vjen prej mendjemadhesise dhe padrejtesise. E dini perse Allahu xh.sh. e hoqi nga meshira e tij dhe e mallkoj shejtanin? Per shkak te mendjemadhesise dhe perbuzjes. Ai u mburr duke thene; Une jam me i forte se Ademi. Per kete Allahu xh.sh. thote: "Ne ju krijuam pastaj ju dhame formen, e pastaj melekeve u thame; "Beni sexhde per Ademin", Ata i bene sexhde pervec Iblisit. Ai nuk qe prej atyre qe bene sexhde. Allahu i tha: Çfare te pengoj ty (iblis) te besh sexhde, kur Une te udherova? Ai (iblisi) tha; Une jame me i vlefshem (mire)se ai, mua me krijove nga zjarri, ndersa ate (Ademin) e krijove nga balta. Allahu i thote: Zbrit nga xhenneti, nuk te takon te besh kryelartesi (mendjemadhesi) ne te (xhennet). Ska dyshim ti (iblis) je i poshteruar." (El Araf; 11-13)

Me pas shejtani i kerkon Allahut xh.sh. ti jap jete te afatizuar (te jetoj gjate). Allahu xh.sh. ia jep. Pasi merr jeten e gjate por jo pavdekesin dhe denimin e tij, Iblisi i thote Allahut xh.sh; Une do ti fus ne kurth njerezit dhe do ti nxjerr nga rruga e drejte. Do ju shkoj atyre para, prapa , djathtas e majtas tyre, dhe shumica e tyre nuk do te besojne. Allahu xh.sh. tha; Dil nga xhenneti, i urrejtur, i debuar. Kush prej njerezve te ndejk, Une kam per ta mbushur zjarrin (xhehenemin) me te gjithe ju. (El Araf; 14-18) Keshtu veprat haram, punet e ndyra, mendjemadhesia, perbuzja, mburrja, kureshtja etj jane ne dem te njeriut. Ne kohen e profetit Nuh a.s. shejtani (iblisi) paska pas marr pamjen e nje plaku dhe paska hip ne anijen e Nuhut a,s. Pas nje kohe Nuhi a.s. veren plakun te cilin nuk e njihte, ndaj vendos ta pyes;
-Kush jeni ju dhe perse ndodheni ne anijen time?
-Shejtani i thote: Jam ketu per te marr drejtimin e anijes duke te prish ndjekisht apo shoket.
Nepermjet pergjigjes Nuhi a.s. e kuptoj se ai ishte shejtani dhe i kerkoj te largohet, por shejtani i thote: 
-Si me largove si nuk me largove dije se shoket qe te ndjekin do ti shkaterroj nepermjet pese gjerave, nga te cilat tre prej tyre po ti tregoj dhe dy jo.
-Nuhu a.s. thote; Nuk dua te me tregosh tre te parat por dy te fundit qe deshiron ti mbash fshehur.
-Shejtani i thote: Ato te dyja jane: a) Mendjemadeshia (mosmbidja, zilia) dhe b) kureshtja (harresa dhe deshira per te dite te ardhmen). Ishte mendjemadhesia qe une thote shejtani u denova nga Allahu dhe ishte kureshjta ajo qe e beri Ademin ta nxjerr nga xhenneti.



Pergatiti
Gezim KOPANI


Hytbe e mbajtur ne xhamin e qytetit Puke, date; 23 korrik 2010