Mësuesit dhe nxënësit e shkollës së fshatit Qerret , Pukë (viti 1972) |
Shkolla e fshatit Qerret , Pukë
Zanafillja e shkolles shqipe ne fshatin Qerret te Pukes e ka ne mejtepin e xhamise se ketij fshati. Te gjithe banoret e fshatit mbajn mend godinen perball xhamise se fshatit e cila sherbente per mesimet islame dhe jo vetem. Sipas kujteses se besimtareve mejtepi i xhamise se fshatit Qerret eshte hapur qe me ndertimin e xhamise se fshatit Qerret e cila eshte rreth 300 vjeçare. Per daten e sakte se kur eshte hapur mejtepi i xhamise nuk dihet, por kujtesa e besimtareve si dhe arkivi i Myftinise Puke thone; Me se paku mejtepi i xhamise Qerret ka qen i hapur dhe funksional qe ne vitin 1800. Per vjetersin e mejtepit te xhamise se fshatit Qerret ish nxenesi i saj Ahmet dhe Elez Dunga etj kujtojne se: "Ne kohen kur ne xhamin e Qerretit sherbente si hoxha Qazim Nushi , merrnin mesim ne Mejtepin e xhamise rreth 30 femije. Perveç mesimit te Kur'anit, salavateve dhe lutjeve te ndryshme hoxha na mesonte edhe kendim te gjuhes shqipe. Madje Ahmet Dunga thoshte: "Qe i vogel babai im Syl Dani ka shku ne xhami ku ka marr pjese ne falje si dhe ne mesimet e mejtepit te xhamise. Babai im eshte i datelindjes 1892, pra e ka gjet te ngritur mejtepin e xhamise se fshatit Qerret."
Pas mejtepit te Pukes, Kabashit, Malziut (Dukagjin) mejtepi i Qerretit arriti te pergatis dhe te nxjerr figura te njohura si: Ram Neziri, Syl Dani, Xheladin Januzi, Rexhep Januzi, Ali Myftari, Nezir Zmali, Kadri Syla, Bajram Cena, Murat Musa. Per te vijuar me nxenesit e mevonshem si: Elez Tafilaku, Ahmet dhe Elez Dunga, Adem Cena, Uk Dunga, Musa Bytyçi, Ismal Bytyçi, Beqir Adem Cena, Mustaf A. Cena, Xhemal Djaloshi etj"
Ne fillim sipas kujdeses se besimtareve mesuesit e pare ne mejtep kan qene hoxhallar jabanxhi , kryesisht nga Shkodra (Bushatlinje) dhe Kosova per te ardhur deri tek hoxha nga Gjakova Qazim Nushi i cili per rreth 40 vjet sherbeu si hoxhe i xhamise dhe mesues ne mejtep. Ne kete kohe mejtepi nxorri figura te njohura si: Bajram Cena i cili ka sherbyer si muezin ne xhamin e fshatit Qerret dhe ne xhamin e fshatit Mllojë. Syl Dani, Ram Neziri po ashtu kan sherbyer si muezin ne xhamin e fshatit Qerret ndersa Murat Musa ka sherbyer si muezin por edhe si hoxha i xhamise se fshatit Qerret.
Per shkak te numrit te madh te femijeve ne mejtep beri qe banoret e fshatit pervec hoxhes te kerkojne edhe mesues zyrtare. Kerkesa u mbeshtet nga hoxha Qazim Nushi i cili sebashku me Myftine e rrethit Puke jo vetem qe dhan miratimin e perdorimit te godines se mejtepit ne sherbim te arsimit shqip por edhe ndihmuan ne vijimin e mesimit.
Imam Qazim Nushi (1892-1976) |
Pas miratimit te Myftinise Puke per perdorimin e mejtepit si shkolle shqipe ne vitin 1921 filloj zyrtarisht puna si shkolle shqipe. Ne kete kohe perveç hoxhes Qazim Nushit i cili jepte lendet fetare, u emruan mesues Gjon Kabashi dhe per te vijuar ne vitin 1935 me mesues Idriz Çanga dhe Luigj Kosmaçi.
Numri i nxenesve u shtua dhe dhenia e mesimeve ne kordinim me imamin e xhamise u be ndarja e mesimit ne dy pjese paradite mesimet shqipe ndersa pasdite mesimet fetare, ose nje dite mesimet fetare dhe nje dite mesimet shqip.
Pas vitit 1959 larg xhamis diku afer godines aktuale te shkolles , u ndertua shkolla e re me kater dhoma. Ne ate kohe ajo ishte shkolle 7-vjeçare per te ardh ne vitin ne vitin 1963 ku u be shkolla e madhe e fshatit Qerret, pra ajo qe eshte sot. Ne fillim te gjithe mesuesit si Malo Beci, Nik Dragu, Idriz Çanga etj ishte nga Shkodra. Nga ana tjeter sistemi komunist mbylli mejtepin e xhamise se fshatit Qerret te cilen nga vitin 1956-1988 e perdori per zyre postare te fshatit. Nga viti 1972 e ne vijim prane kesaj shkolle dhan mesim: Rexhep Dani, Xhemal Meçi, Zyber Djaloshi etj.
Shkolla e fshatit Qerret arriti te pergatis dhe te nxjerr figura te shquara si: Ali Bytyçi ku sot shkolla e fshatit Qerret mban emrin e tij, per te vijuar me Kapllan Çoba, Arif Halil Gerxhari, Arif Maluk Cenaj, Zyber Djaloshi, Fadil Çoba, Halil Ahmet Bytyçi, Halit Qamil Topalli, Idriz Met Meti, Liri Male Cenaj, Nadire Xhemal Dunga, Kadri Ibrahim Çoba, Musa Halil Dunga, Bajram Kadri Çoba, Nezir Ismail Djaloshi, Rexhep Mehmet Toska, Muharrem Qamil Topalli, Selim Djaloshi, Mus Halil Tafilaku, Bahrije Elez Tafilaku (Hadroj), Selim Zog Djaloshi, Grosh Halil Gerxhari, Ali Ahmet Bytyçi , Riza Tafilaku, etj.
Pas vitit 2000 ku numri i nxenesve ishte rreth 120 filloj te bie, kjo si pasoj e migrimit te Qarretsave ne Puke, Shqiperi deri ne emigrim jasht vendit.
Ndryshe nga shkolla e fshatit Qerret, mejepi i xhamise por dhe vet rindertimi i xhamise se fshatit Qerret u rindertuar shume vone. Shenjat e para te ringritjes se mejtepit te xhamise se fshatit Qerret u dhane nga muezini i xhamise Pukes H.Qazim Kopani i cili me lejen e Drejtorise se Arsimit te Rrethit Puke ne vitin 2000 mori leje per zhvillimin e mesimeve islame ne shkollen e Qerret por pas perfundimit zyrtar te mesimeve shqip. Ne kete vit , me deshiren e tyre por dhe te prinderve u regjistruan 19 femije. Ndersa ne vitin 2001 moren mesime islame 15 femije, ndresa ne vitin 2002 moren mesim 16 femije. Pas ketij viti mesimet islame u mbyllen per tu rihapur nga Myftinia Pukr ne vitin 2016. Me rindertimin e xhamise se fshatit Qerret mesimet islame vijuan brenda godines se xhamise ku ne vitin 2016 u regjistruan ne mejtep 14 femije, ne vitin 2017 moren pjese 16 femije, ne 2018 moren mesime 23 femije. Numri i nxenesve vijon te jete pothuajse i njejte deri ne vitin 2020 ku si pasoj e pandesmis por dhe te migrimeve dhe emigrimeve masive ne fshat numri i nxenesve ne Mejtepin e xhamise se fshatit Qerret por edhe i shkolles ka ra jashtzakonisht shume duke zbehur keshtu driten e madhe te dijes qe dikur ka pas fshati.
_________
Referencat:
1. Arkivi i Myftinise Puke
2. Kujtime nga ish nxenes te mejtepit Qerret si: Ahmet dhe Elez Dunga, Jah Tafilaku etj
3. Libri Udherrefyesi i dijes , autor Gjon Gjoni.
4. Blogu i Gezim Kopanit
etj