Njeriu eshte nje nder krijesat e panumerta qe Allahu xh.sh. ka krijuar. Si i till njeriu nuk mundet dot te te jap pergjigjen e duhur rreth asaj se ku ndodhet Allahu xh.sh, kjo pasi njeriu ka dije te kufizuara. Per te kuptuar apo per te krahasur nje gje, njeriut i duhet nje pik krahasuese, por kete nuk mund ta ket sepse me Allahun xh.sh. asnjegje nuk krahasohet dhe as nuk i perngjan. Qe njerzit te mos shperndahen ne mendime dhe hamendesime te kota, Allahu xh.sh. na ka bere te ditur ku thote: "A ndjeheni te sigurt se Ai (Allahu) i cili eshte mbi qiell nuk do te beje token te fundoset bashke me ju dhe veç kur ta shikoni te dritdhet (si termet)." (El Mulk; 16) Ndersa ne nje ajet tjeter te Kur'anit Allahu xh.sh. thote: "Ai (Allahu) di se çfare shkon ne toke dhe çfare del prej saj, dhe çfare zbret nga qielli dhe çfare ngjitet drej tij dhe Ai (Allahu) eshte Meshireploti, gjithnje Falesi i Madh." (Sebe; 02) (1)
Ne hadithe transmetohet se: "Dikush e pyeti Profetin Muhammed a.s.; Ku ka qene Zoti yne para se te krijoj qiejt dhe token? Muhammedi a.s. i tha: "Ka ekzistuar ne ekzistencen e Tij" Ne nje hadithe tjeter kemi: "Ka ekzistuar ne ekzistencen e Tij te dentur (si puna e nje mjegulle te dendur) mbi Te ishte ajri, po ashtu dhe poshte dhe pastaj krijoj Arshin mbi uje." (Tirmidhi, Ibn Maxhe etj)
Shume kan menduar dhe mendojne se Allahu eshte ne qiell. Por vete qielli cfare eshte? Per kete Allahu xh.sh. thote: "Allahu eshte Ai qe krijoi shtat pale qiej dhe prej tokes aq sa ata (shtat)." (E; Talak; 12)
Ne nje ajet tjeter Allahu xh.sh. thote: "Allahu krijoj qiejt dhe token dhe gjithçka per gjasht dite." (El Furkan; 59) Sipas trasmetimit te Ibn Abbasit qielli eshte krijuar nga nje lloj mjegulle e dal nga avulli i ujit. Ibn Abbas thote: "Kur Allahu deshiroj te krijoj krijesat nga uji nxorri mjegullen e cila u ngrit mbi uje duke krijuar keshtu qiellin. Per shkak se qielli ngjasonte me ngjyre me detin, qiellin e quajti "Sema". Ne secilin qiell Allahu xh.sh. rregull dhe qetesi. Ne secilin qiell ka vendosur meleke te cilet jetojne ne te. Pastaj qielli e zbukuroj me yje dhe qiellin e beri te bukur dhe te mbrojtur. Pasi Allahu xh.sh. krijoi qiellejt, u ngrit mbi Arsh. Kur ne qiellejt uji u tha ne ate masa sa eshte shfaqur toka. Toka ishte e coptuar dhe ketu Allahu xh.sh. krijoi shtat lloje toke." Kur flasim per qiejt duhet te kemi parasysh hadithi ku Abbas ibn Abdul Mutalibi tregon: "Rrinim me te Derguarin e Allahut , Muhammedin a.s. ne luginen Betha (ne Mekke) ku u shfaq nje re. Muhammedi a.s. tha: E dini cfare eshte ajo? Ne i tham Re! Muhammedi a.s. shtoj duke thene: Re e bardhe! Ne tham: Po re e bardh!Muhammedi a.s. tha:Ajo qe e para qe eshte paraqitur! Ne heshtem. Muhammedi a.s. na pyeti:E dini se sa eshte distanca mes qiellit dhe tokes? Ne i tham: Allahu dhe i derguari i tij e di. Muhammedi a.s. tha: "Distanca mes tyre eshte pesqind vite. Per te kaluar cdo qiell duhet pesqind vite. Mbi qiellin e shtate eshte deti. Ne mesin e fundit te tije dhe siperfaqes se tij eshte nje distance sa eshte mes qiellit dhe tokes. Pasta mbi keto jane tete te bekuarit (te melek). Midis gjunjeve dhe shpatullave te tyre eshte nje distance as sa eshte mes qiellit dhe tokes. Mbi krahet e melekeve eshte Arshi. Nga pjesa e poshteme e Arshit me pjesen e siperme te tije eshte nje distance sa eshte mes qiellit dhe tokes, dhe mbi te gjitha keto eshte Allahu xh.sh per te cilin nuk eshte e paditur apo e fshuar asnje veper qe bejne pasardhesit e Ademit." (Ebu Davudi, Ibn Maxhe etj) Pra Allahu xh.sh. eshte mbi qiell, dhe mbi te eshte Arshi dhe Allahu xh.sh. eshte mbi Arsh.
Çfare eshte Arshi?
Arsh do te thote Fron i cili eshte mbi te gjitha krijimet e Allahut xh.sh. Arshi eshte madheshtor dhe nuk mund te pershkruhet me fjale. Pas krijimit te Arshit , Allahu urdheroj tete melek ta mbajne ate. Keto melek e rrethojne Arshin e Allahut nga te gjitha anet. Ne kete pozicion meleket i bejne ibadet Allahut xh.sh. Per kete Allahu xh.sh. thote: "Vertet Zoti juaj eshte Allahu i cili krijoi qiejt e token brenda gjashte ditesh dhe pastaj Allahu (Isteva) qendroj mbi Arshin, duke rregulluar e sunduar çeshtjet per çdo gje..." (Junus; 03) Ndersa ne ajetin tjeter Allahu xh.sh, thote; "Ata meleket te cilet mbajne Arshin e Allahut xh.sh. dhe ata rreth Arshit , lartesojne dhe i bejne ibadet, lutje Zotit te tyre, dhe besojne tek Allahu, dhe kerkojne falje per ata qe besonje Allahun, Nje te Vetem duke thene; "Rabbena ve siet-te kul-li shejin ve tebeu sebijleke ve kihim adhebel xhehijm" d.m.th; "Zoti yne! Ti perfshin gjithçka ne Meshire dhe Dije, fali ata qe pendohen dhe ndjekin Urdherin Tend dhe ruaj ata nga ndeshkimi i zjarrit te eger flakerues!" (Gafir; 07) Po ashtu ne nje ajet tjeter ne Kur'an Allahu xh.sh.: "Ai (Allahu) krijoj qiejt dhe token dhe gjithçka qe gjendet ne mes tyre brenda gjasht ditesh, dhe pastaj mbizoteroj Arshin (U ngjit dhe qendroj mbi Arsh (El Istiva, Froni)." (El Furkan; 59) (2)
Ibn Mesudi r.a. transmeton nga shoket (as-habet) e Profetit Muhammed a.s. qe kan thene: "Arshi-Forni i Allahut xh.sh. , Arshi ka qene mbi uje dhe nuk ka qene e krijuar asgje perveç ujit, i cili ka qene i krijuar me pare." (3)
Muavija Ibnil Hakemi Selmiu r.a. tregon: "Kisha nje skllave qe me ruante delet ne malin Uhud dhe malin Xhevanije. Nje dite papritur shikova ujkun i cili largohej me nje dele. Sikurse bijt e tjere te profetit Adem a.s. u preka, u nxeha, madje e godita e shuplak skllave, sepse nuk kishte ruajtur kopen. Pas ngjarjes erdha tek Profeti Muhammed a.s. dhe i tregova ngjarjen dhe veprimin tim. Profeti a.s. e konsideroj faj te madh goditjen e skllaves. Atehere une i thash: O i derguari i Allahut ! A ta heq na puna? Profeti Muhammed a.s. i tha: Sille skllaven ketu. Ajo erdhi dhe profeti Muhammed a.s. e pyeti:
-Ku eshte Allahu ?
-Ne qiell ! tha ajo.
Profeti Muhammed a.s. e pyeti:
-Kush jam une?
-Ti je i derguari i Allahut! tha ajo.
Atehere profeti Muhammed a.s. tha: Lirjoje skllaven sepse ajo eshte besimtare."(Buhari, Muslim)
Kur skllavja tha se Zoti eshte ne qiell, profeti Muhammed a.s. e pranoj si pergjigje te vertet te cilen ne fakt e ka shpjeguar disa here pasi njerezit e pyesnin se ku ndodhet Allahut xh.sh. Prandaj Arshi eshte Froni i Allahut xh.sh. Arshi eshte mbi cdo send qe Allahu ka krijuar dhe mbi tel eshte Allahu xh.sh. Madje ne nje hadith Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kur ti kerkoni Allahut xh.sh. xhennetin, kerkoni xhennetin Firdevs pasi ai eshte vendi me i larte, me i bukur i xhennetit, mbi te gjendet Arshi (Arshur Rahman)." (Buhari) Pra banoret e Firdeusit mbi kan Arshin e Allahut xh.sh. Ashtu sic eshte distanc e madhe mes qiejve te cilet jane shtat, as distanc e te madhe ka dhe xhenneti i Allahut xh.sh por ne ndryshim me qiejt xhenneti eshte shume i madhe, aq sa ne nje hadith permendet 700 shkalle (derexhe). Ne mes te cdo shkalle distance aq sa eshte mes qiellit dhe tokes. Mendo distances e tokes me qiellin e pare te kesaj bote, pastaj distancat mes shtat qiejve pastaj 700 pal derexhe (shkall) te xhennetit, dhe mbi keto eshte Arshi i Allahut xh.sh. Ky eshte nje shpjegim siperfaqsor, dhe eshte aq sa ka dasht Allahut te na bej te ditur ne Kur'an si dhe ne hadithet e profetit Muhammed a.s. pasi pas ndodhis se kijametit ceshtja e kohes, apo distancat jane ne kuptime te tjera.
Shenim: Materiali ne perditesim...
__________
1. Sebe eshte emer i nje qyteti te vjeter. Sebe vjen nga emri i nje mbreti ne Jemen populli i te cilit kishin cdo te mire, breqet dhe rehati por ato perbuzen miresit e Allahut xh.sh.
2. Furkan dmth; Kriteri i se Vertetes. Sa i takohe 8 melekeve te Arshit , Profeti Muhammed a.s. ka thene: Kataer nga ato madherojne Allahut xh.sh. duke thene "Subhaneke Allahume ve bi hamdike , lekel hamdu ala hilmike bade ilmike" dmth; "I lartesuar dhe i Lavderuar je o Allahu im! Falenderimi te takon Ty (Allah) per urtesin Tende pas diturise tende." Ndersa kater meleket e tjere thone: " Subhaneke Allahumme ve bi hamdike, lekel hamdu ala afvike bade kudretike" dmth; I Lartesuar dhe i Lavderuar je o Allahu im! Te faleminderit per faljen Tende pas Gjithefuqise Tende."
3. Rreth ajeteve qe flasin mbi Arshin lexoni suret; El Buruxh 15-16, En Neml; 26, El Hakka; 17, Ez Zumer 75 etj.