February 04, 2023

Mirësia e shkuarjes në xhami për të fal namaz

Nga falja e namazit te xhumas ne xhamin e qytetit Puke

Xhamit jane shtepit e Allahut xh.sh. ne toke. E gjithe toka eshte xhami dhe me perjashtim te vendeve te pista myslimanet mund te fal namaz ne cdo pjese tjeter te tokes. Fakti qe xhamit Allahu xh.sh. i ka konsideru shtepit e Tij, atehere myslimani e ka detyre qe ta duaj xhamin, te shkoj ne xhami per te fal namaz, te jap sadaka per mirembatjen e xhamise etj. 
Siç e dime Ebu Dherri r.a. e ka pyetur profetin Muhammed a.s.; Cila eshte xhamia e pare ne toke? Muhammedi a.s. ka thene: Eshte Mesxhid El Haram pra xhamia ne Meke (Qabja). Ebu Dherri e pyeti sedyti here: Po xhamia e dyte me e vjeter cila eshte? Muhammedi a..s tha: Xhamia El Aksa (ne Kuds). Ebu Dherri e pyeti perseri: Sa kohe ka mes ndertimit te te dyjave? Muhammedi a.s. tha: Dyzet vjet. Me pas Muhammedi a.s. tha: "Kudo qe te jesh, ne kohen e namazit, ti mund te falesh, pasi e gjithe toka eshte xhami." (Buhari etj) 
Te falurit e namazit ne xhami me xhemat eshte shume here me e vlefshme, ka me shume sevape (deri 70 here me shume) se sa falja e namazit vetem. Ndaj mysliman duhet te frekuentoj sa me shume xhamin me qellim faljen e namzeve farz (obligim). Sigurisht te shkuarit ne xhami ka miresi, sevape te shumta.  Ne lidhje me kete profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kush shkon ne xhami per te falur namaz dhe kthehet prej saj, Allahu do pergatise per te nje gosti ne xhennet , dhe kjo sa here qe ai shkon dhe kthehet nga xhamia." (Buhari) Ne nje hadith Ebu Hyrejra r.a. trasmeton se profeti Muhammed a.s. ka thene: "Nese ndonjeri nga ju pastrohet ne shtepin e tij dhe pastaj niset per ne shtepin e Allahut (xhami) per te fal detyrimet (namazet farz) qe ia ka vendosur Allahu, atehere çdo hap i tij per ne xhami do ti fshihet nje gjynah dhe tjetri do ngreje gradat e tij." (Muslimi)
Eshte e pelqyer qe gjate rruges per ne xhami ti behet lutje Allahut xh.sh. Per kete Umu Seleme transmeton se kur Muhammedi a.s. dilte nga shtepia dhe nisej per ne xhami thoshte: "Bismilah! O Allah ne Ty mbeshtetem! Kerkoj ndihme prej Teje qe te mos devijoj dhe te mos me devijojne, qe te mos bej padrejtesi dhe te mos me bejne padrejtesi , te mos bej keq dhe te mos me bejne keq!" (Ebu Davudi) 
Ne nje hadith te transmetuar nga Enesi r.a. tregon se Muhammedi a.s. ka thene: "Kushdo qe thote kur del nga shtepia e tij: "Bismilah! I mbeshtetem Allahut! Nuk ka fuqi dhe pushtet perveç Allahut! Do ti thuhet atij: "Kjo eshte e mjaftueshme per ty! Ti je i udhezuar, i mbrojtur dhe kujdesin e Allahut dhe shejtani do qendroje larg prej teje." (Ebu Davudi, Nesai etj)
Ibn Abbasi tregon se kur Profeti Muhammed a.s. doli nga shtepia per te shku ne xhami ka thene: "O Allah! Beje drite zemren time! Beje drite gjuhen time! Ndriçoji te degjuarit time dhe me ndriço mua pas dhe para, nga e majta dhe e djathta ime. Ndriçoi nervar e mia, gjakun time, flokun time, lekuren time dhe me ndriço!" (Buhari) Ndersa tek Muslimi qendron keshtu: "O Allah! Beje drite zemren time dhe beje drite gjuhen time! Ndriçoje shikimin time, degjimin time! Bej drite pas meje dhe para meje! Bej drite siper meje dhe poshte meje! O Allah ! Me jep mua drite!" 
Nga Ebu Sidi el Hudri trasn se Muhammedi a.s. ka thene: "Nese nje njeri del nga shtepia , shkon per te fal namaz ne xhami dhe thote: O Allah, une te lutem Ty me te drejten e lutesit ndaj Teje dhe me te drejten e kesaj ecje, pasi nuk kam dal jasht ne menyre arrogante me mendjemadhesi dhe mosfalenderuese ndaj Teje apo per tu dukur apo per fame. Une kam dal nga bindja dhe frika e zemerimit Tend dhe duke kerkuar kenaqesine Tende! Une te kerkoj Ty te me shpetosh nga zjarri dhe te me falesh te gjitha gjynahet e mia, pasi askush nuk i fal gjynahet perveç Teje! Per kete lutje Allahu do ti caktoje atij 70 melek qe te kerkojne falje per dhe Allahu e drejton fytyren e tij drejt tij derisa ai te perfundoj namazin." (Ahmedi, Ibn Huzejme, Ibn Abbasi)

Ne nje hadith profeti Muhammed a.s. ka thene: "Nuk mund te ndodh qe ata qe shkojne ne shtepit e Allahut (xhami) qe kendojne Kur'an dhe ia mesojne njeri-tjetrit dhe te mos u ofroje paqe, ti mbuloje me meshiren e Tij, ti rrethoje me melek dhe i permend ne shoqerin e melekve , pejgambereve dhe te njerezve te mire." (Ebu Davudi)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Ne punim...