Bismilahir
Rahmanir Rahim
Ne
emerin e Allahut, Meshiruesit Meshireberesit
Fort
te nderuar antare te familjes se imam Shaban Rexhe Ahmetit!
Fort
i nderuar autor i librit “Shaban Rexha, Njeriu i Puneve te mira” Idriz Ahmeti!
Te
nderuar te pranishem!
Eshte
nder dhe kenaqesi per mu ate ndodhem sot ne kete aktivitet kaq te rendesishem
jo vetem per familjen e imam Shaban Hoxhes, por edhe per Myftinine e rrethit te
Pukes.
Fshati
Lajthize, eshte nje fshat me tradita islame. Kjo e ndikuar edhe per shkak te afersise qe ky fshat ka me qytetin e Pukes dhe ne veçanti me xhamin e Koderhanit Puke. Ne
kete fshat kaq te vogel lindi imami i njohur Shaban Hoxha. Qe i vogel kishte
vene ne dukje aftesite e tij te nje teologu mysliman dhe jo vetem. Kjo deshire
u be edhe me e madhe kur ne moshen 8 vjeçare sebashku me babain e tij merrnin
pjese ne faljen e Teravive, Bajrameve ne Xhamin e Koderhanit Puke. Aty mesoi mbi
Mejtepin e Pukes dhe mesimet qe jepeshin ne kete mejtep. Nuk kalon shume kohe dhe imam
Shaban Hoxha regjistrohet ne Mejtepin e Kabashit per te perfunduar me sukses
kete shkolle islame.
Shaban
Rexha me aftesit e tij u be i njohur jo vetem ne fshatin Kabash, por ne
gjithe rrethin e Pukes. Fillimisht ai filloj te bente detyren e myezinit ne
xhamine e fshatit Kabash, dhe per te vazhduar si imam i namazeve te Xhumave ne
kete xhami. Gjate kohes qe ishte nxenes i Mejtepit u gjet prane Imam
Sadik Prishtina. Ishte pikerisht imam Sadik Prishtina qe e formoj si teolog
islam imam Shaban Rexhen si dhe imam Sahit Hoxha.
Gjate
kohes qe ishte nxenes imam Shaban Rexha sebashku edhe me Sahit Hoxhen kan marr
pjese ne disa aktivitete islame siç ishin: Nentet e medha, Mevlude, Teravih dhe
Bajrame.
Gjate kohes kur Shaban Rexha ishte vetem 15 vjeç arrinte te kryente me sukses detyren e myezinit, e me vone detyren e imamit. Ai ishte i perfshire edhe ne korin e ilahive te Mejtepit te Kabashit dhe te Pukes. Kori i ilahive ishte i njohur sidomos ne rastet e Mevludeve dhe gjate muajit Ramazan dhe festave te Bajramit, ku hoxhe Sadik Prishtina i shoqeruar nga Shaban Rexha dhe Sait Hoxha dhe nxenes te tjere, shkonin neper shtepiat myslimane dhe kendonin mevlude, Kur’an, salavate dhe Ilahi. Shaban Hoxha njihet edhe si personi qe ndihmonte pukjanet te arsimoheshin me arsimin islam dhe gjuhe shqipe. Nuk kan qene te pakta rastet ku pukjanet shkonin tek Shaban Hoxha per te perpliuar shkresa dhe telegrame. Per imam Shaban Hoxhen thonin:
"Mendia e tij me ndriçim,
dora e tij me bukurshkrim"
Shabani
dhe Sait Hoxha ishin sinkron e njerit-tjetrin ne momentet qe kendonin Kur’an
dhe ilahi aq sa i benin edhe burrat e tjere te kendonin salavate dhe ilahi.
Kishte raste qe keto salavate dhe ilahi kendoheshin te shoqeruara edhe me çifteli dhe fyll.
Sot ne 112 vjetorin e lindjes se imam Shaban Rexhes perkujtojme punen e tij. Shaban Rexha dha kontribut ne forcimin e Mejtepeve si: Mejtepi Micoj, Puke, Qerret, Iballe duke marr dhene mesime islame por edhe shkrim e kendim i gjuhes shqipe. Shaban Rexha njihet si hoxha qe dha kontribut te larte ne formimin e shkollave shqipe si ne Kabash, Micoj, Puke dhe Qerret.
Shembulli i ketij hoxhe eshte shembull udherefyes dhe tregues i vlerave qe mbartin teologet mysliman te rrethtite te Pukes dhe jo vetem.
Ne emrin tim personal, por edhe te Myftinise se rrethit Puke shpreh mirnjohjen me te thelle per imam Shaban Rexhe Ahmetin, familjen e tij per vlerat dhe kontributet e dhena per perhapjen e fese islame ne rrethin e Pukes si dhe ne forcimin e Mejtepeve te rrethit te Pukes. Po ashtu vlersim dhe mirenjohje edhe per autorin e librit "Shaban Rexhe Ahmeti, Njeriu i Puneve te Mira" Idriz Ahmeti i cili me perkushtim solli prane lexuesve pukjane kete liber kaq me vlera per nje figure kaq te ndritur islame per rrethin e Pukes.
Gezim Kopani
Puke me 27 nentor 2013