October 09, 2020

Historia e pashallareve shqiptare ne Perandorine Osmane

Mimar Sinan Pasha

Historia e pashallareve shqiptare ne Perandorin Osmane sipas Syrja Bej Vlora 

Postet e Shqiptareve ne Perandorin Osman sipas Syrja Bej Vlora ishin te shumte, por me kryesor jane pashallaret shqiptar. Perandoria Osmane nga viti 1300-1600 kishte kusht qe te ishe i lidhur me dinastine dhe ti perkisje fese zyrtare per te gjen pjese drejtuese. Pas reformave te Tanzimatit (1839) ku u siguruan barazia pavarsisht perkatesis fetare, vihet re nje pjesemmarje akoma me e madhe e individeve jo mysliman ne administraten shteterore. Ata hasen ne cdo nivel dhe ne cdo grad, duke e folur dhe shkruar gjuhen osmane me po aq korrektesi, sic flisnin edhe gjuhet perendimore.(1) Duke pasaur parasysh, se nje pjese e tyre kishin studuar ne shkollat e huaja, brenda dhe jasht perandorse, fale njohurive te marra ne keto institucione, pjesa derrmuese e diplomateve osman vinin pikerisht nga kjo shrese. (2) Edhe rasti i ketyre pashallareve nuk ben perjashtim, ata megjithsese ishin shqiptare, mysliman, katolik, etj, gezonin po te njejtat privilegje si cdo nenshtetas tjeter osman. Madje, krahasuar me shume nenpunes tjere te perandorise, sic do te shihet dhe me poshte, keto peronalitete çmoheshin dhe vleresoheshin me tituj me te larte te shtetit osman. Libra te ngjashem me kete liber te Syrja Bej Vlores mbi jeten dhe biografin e personaliteteve osmane kane shkruar edhe autore te tjere.... Me zgjerimin e modernizimin e administrates osmane, lindi nevoja per krijimin e nje zyre, e cila do te merrej me jeteshkrimin e nenpunesve te saj. per kete, ne vitin 1879 u themelua nje komision i veçante (Sicill-i Ahval Komisyonu) i cili deri ne vitin 1909 (3), pra relativisht brene nje kohe te shkurter, arriti te grumbulloje informacion per 92.000 nenpunes, ne gjithsej 201 deftere. Kontribut te madh per kete nisme e ka dhene historiani dhe juristi i njohur i Perandorise Osmane Ahmed Xhevdet Pasha, sekretar dhe perkthyes i te cilit ka qene per nje kohe te shkurter edhe rilindasi yne i shquar Pasko Vasa. 
Sipas lirbrit te Syrja Bej Vlores i cili mendohet qe eshte shkruar rreth viteve 20-30 te shekullit XX pasqyrohet kjo liste e pashallareve shqiptare ne Perandorin Osmane:

1. Ajas Pasha
2. Lutfi Pasha
3. Kara Ahmet Pasha
4. Ahmet Pasha
5. Koxha Sinan Pasha
6. Ferhat Pasha
7. Hasan Pasha
8. Hasan Pasha (Ohri)
9. Hysejn Pasha (Mere)
10. Tabanijasi Mehmet Pasha
11. Kemankesh Mustafa Pasha
12. Kara Murad Pasha
13. Terhanxhu Ahmed Pasha
14. Arabaxhi Ali Pasha
15. Dalltanban Mustafa Pasha
16. Halil Pasha
17. Memish Pasha
18. Mustafa Nail Pasha
19. Ferid Pasha
20. Mirahor Eljaz Beu
21. Hamza Beu
22. Ahmed Pasha
23. Ferhad Pasha
24. Turhan Bej
25. Dervish Çelebi
26. Hafiz Ahmed Pasha
27. Hasan Pasha
28. Hasan Pasha
29. Muhji  Bej
30. Mustafa Efendi
31. Bajram Pasha
32. Omer Pasha
33. Koçi Bej
34. Maksut Pasha
35. Bektash Aga
36. Ibrahim Uzun Pasha
37. Hasan Pasha
38. Kanakxhi Hasan Pasha
39. Hasan Aga Çollaku
40. Ahmed Pasha
41. El'haxhi Zulfikar Pasha
42. Mustafa Pasha
43. Koxha Halil Pasha
44. Abdurrahman Pasha
45. Sulejman Pasha
46. Adem Pasha
47. Ejup Pasha
48. Bektash Mehmet Pasha
49. Bejli Hysejn Pasha
50. Kaplla Memed Pasha
51. Xhaferr Pasha
52. El'haxi Ali Pasha
53. Osman Pasha
54. Ibrahim Pasha
55. Ebu Beqir Pasha
56. Hasan Pasha
57. Rexhep Pasha
58. Kurd Mehmed Pasha
59. Ahmed Pash Dervishi
60. Ahmed Pasha

Shpjegime te shkurterta:

Ajas Pasha - Lindur ne vlore , viti 1483, vdekur ne Stamboll me 13.7.1539. Ai ishte i pari shqiptare qe u be Sadriazam. Me vone ai merr gradet Aga (Komandat) i Jeniçereve (1517). Ai shoqeroj Sulltan Selmin gjate ekspedites ne Egjipt. Per shkak te guximit dhe aftesise dhe zgjidhjeve qe ofroj fitoj simpatin e sulltanit i cili e emron Ajas Pashes Bejlerbej ne Kastamonu (1519) Pas ardhjes se Sulltan Sulejmanit , Ajas Pasha behet Bejlerbej i Anadollit (1520). Pas fitores kunder kryengritjes se Xhanberdi Gazalitu ai caktohet vali ne Sham. Ne fund Ajaz Pasha behet Bejlerbej ne Rumeli. Pas nje kohe te shkurter ne vitin 1522 me urdher te sulltanit Ajas Pasha kthehet ne stamboll ku merr graden e Vezirit te trete, dhe me vone behet Vezir i dyte. Ne stamboll tek Kabatash ndodhet nje lagje me emrin Ajas Pasha

Lutfi Pasha - Disa thone qe eshte nga Shkodra e disa thone nga Vlora. Ai lindi ne vitin 1488 dhe vdiq ne vitin 1564. Arrit te ishte pjese e fuksionareve ne kryeministri. Behet Vali ne Sham, pas kthimit ne Stamboll per shkak te meritave merr graden Kubbe Vuzera. Mori pjese ne nje ekspedite kunder Venedikut. Ishte dhender i Sulltan Selimit te pare. Ai u be kryeministers ne vend te Ajas Pashes. Ishte i njohur per ndershmerin e tij, aq sa tregohet se nje here ai pask ven re nje grua duke kryer vepra imoraliteti. Ai e denoj rende ate saqe beri qe vajza e sulltanit te reagonte ashper, ne gjaknxehje e siper u grind me bashkeshorten e cila shpetoj fal nderyrjeve te shperbertoreve. Ky ishte shkaku qe sulltani ta shkarkoj nga detyrat qe mbante. Ai vdiq ne Edirne me 27.03.1564.

Kara Ahmed Pasha - Viti i lindje nuk dihet. Per shkak te sherbimeve te ndryshme ai merr graden Aga (komandant) i Jeniçereve. Me vone behet Bejlerbej i Rumelis. Ne kohen e Sulltan Sulejmanit sillet ne Stamboll ku merr graden Vezir. Ai fitoj dy lufta, 1 kunder Persise dhe 2 kunder Austrise ne Temeshvar (qytet ne Rumani).  Gjate vitit te kryengritjes se Jeniçereve (1553-1555) Kara Ahmed Pasha behet Kryeminister.

Iljaz Bej Mirahori - Ka lindur ne vitin 1410 ne fshatin Panarit te Korçes.  Ai njihet si themeluesi i Korçes. Ne kohet e Sulltan Muradit te dyte behet mysliman duke sherbyer ne poste te ndryshme. Ai njihet per ndertimin e xhamis afer Jedi Kules ne Stamboll e cila mori emrin Xhamia Emir Ahurit ose Xhamia e Kishes. Per shkak te sherbimeve te ndryshme sulltan Mehmeti i jep titullin Lala (Kryekujdestar) te djalit te tij Bajazadit II. Kur Bajazidi i dyte hypi ne frot i dha titullin Mirahor Beu. Sipatia e sulltanit ndaj Iljas Bej Mirahorit ishte aq e madhe saqe sulltani i dhuroj (fali) disa fshatra te vendlindjes se tij. Ai behet Vali ne Janine. Njeri nga djemt e tij Ajna Beu ra deshmor gjate nje lufte ne Bagdat. Nje xhami afer Jeni Kapi ne Stamboll mban emrin e tij. Iljas Bej Mirahori vdin ne vitin 1512.

Pergatiti
Gezim KOPANI



______
1. Gulnihal Bozkurt, "Gayrimuslim Osmanli Vatandaslarin Hukuki Durumu (19339-1914)" Ankara "Turk Tarih Kurumu Basimevi".
2.Sinan Kuneralt, Bir Osmanli Diplomati - Kostaki Musurus Pasa, Belleten, nr.3, Ankara 1970, s.429; Adnan Sisman, Tanzimat Doneminde Fransa'ya Gonderilen Osmali Ogrenciler (1839-1876), Ankara' "Turk Tarih Kurumu Basimevi", 2004, s.54; Cengiz Orhonlu, Osmali Devletinde Tercumanlik, Ankara, Turk Tarih Kurumu Basimevi", 1975,s.5-6.
3.Guldem Sariyildiz, Siccill-i Aval Komisyonu Kurulusu ve Islevi (1879-1909), Istanbul; 2004, s.23-24.