December 18, 2020

Prijesi i mjekeve Iben Sina - Avicenna

Libri i mjeksis "El Janun fi el Tibb" shkruar nga Iben Sina

Ne boten islame njihet si me emrin Ebu Ali el Husejn ibn Abdullah Iben Sina ndersa ne Europe njihet me emrin Avicenna. Emri me i perodur dhe me i njohur eshte Iben Sina . Sina do te thote "I lart ose i perkryer". Ne boten e filozofis ai njihet me emrin Es Shejhur Reis dmth "Krye prisi".
Ibn Sina lindi ne fshatin e quajtur Afshan afer Buhara sot pjese e Uzbekistanit. Ibn Sina lindi ne vitin 980 kohe kur Buhara perfshihej ne perandorin e Peresise. Vendet si Turqia, Irani, Arabi etj thone se Ibn Sina eshte nga vendi i tyre. 
Fama e Iben Sina vjen per shkak te studimeve, zbulimeve dhe sherbime qe ai ka bere ne fushen e mjeksis duke e quajtur Prijesi i Mjekeve. Po ashtu ai eshte i njohur per diturit e tij te jashtzakonshme ne fushat si; fizik, filozof, astronom, matematike  si dhe ishte njohes i shkelqyer i dijeves islame madje vemendje te vecante i ka kushtuar misticizmit ne fene islame.  
Qe ne mosh te vogel ai dallohet per zgjuarsin e tij, keshtu qe i vogel ai mesoj permendesh (hafizllekun) Kur'anin. Pervec dijeve islame ai shkelqeu ne mjeksi ku ne moshen 17 vjecare arri te sheroj mbretin e Buharas te quajtur Mensur. Per sherimin e tij mbreti Mesur vendosi qe ta shperblej per shpetimin e jetes por Ibn Sina nuk pranoj te hodhet , dhe ne vend te tyre ai kerkoj leje per perdorimin e biblotekes qe kishte pallati mbreteror, leje kjo e pranuar. Ketu Ibn Sina rriti dijen e tij ne boten e mjekesis . Pas vdekjes se babait te tij Ibn Sinan shkoj Ifahan , ne Hamad. Rastesia ndodhi qe mbreti i Hamadit ishte semur keq nga dhimbjet e barkut te cilin po ashtu Ibn Sina e sheroj. 
Ne Hamad Ibn Sina shkruajti librin e jashtazakonshme mbi 1 milion faqesh i quajtur El Kanun fit Tibb" d.m.th "Rregullat apo ligjet mbi mjeksin".
Ky liber eshte quajtur enciklopedia madheshtore e mjeksis. Ndikimi i librit te tij ne boten e mjeksis eshte aq i madh saqe asnje shqyrtim i shkences se mjeksis nuk mund te plotesohet pa ju referuar Ibn Sines. Ne kete liber ai tregon shum ilace, menyret kuruese te shume semundjes dhe menyren e perdorimit te ilaceve te zbuluara ngai vete. Ai ka shkruar me hollsi pjese e trupi dhe semundjet e qe mundojne ate, ka shkruar mbi rreth 700 lloje drogash ku nepemjet te cileve ne menyre te kombinuar behet sherimi apo operime te ndryshme. Po ashtu madheshtor eshte kapitulli qe flet per infeksionet, turberkulozin, semundjet qe shkaktohen nga ujrae zeza, ndikimi pisikilogjik ne shendet. Ibn Sina eshte i pari qe ka shkruar per menigjitit. Po ashtu kepituj te jashtzakonshem jane ato qe flasim mbi gjineokoligjin.


I pari ishte Iben Sina qe shkruajti per menyren e mjekimit te gjendrave te loteve duke treguar dhe veglen qe duhet perdorur per mjekimin e kanalit. Shkurt libri i shkruar nga Iben Sina mbi mjeksin permendet si zbuluesi dhe mjeku i para qe ka arritur te zbuloj, te sheroj anatomike si psh ishte i pari qe paraqiti perberjen e syrit , si te bardhat e syrit, kornea, koroidi, iridi, retinen, nervin optik etj. I jashtzakonshem eshte kapitulli qe flet mbi zemren.
Iben Sina i beri shpjegim te jashtzakonshem zemres duke zbuluar se si Aorta permban tre valvola te cilat hapen kur gjaku vershen ne te nga zemra gjate tkurrjes dhe mbylljes etj. Ai studioj dhe zbuloj muskujt dhe nervat te lidhura me to dhe cilat ishin shkaqe e dhimbjeve te tyre. Studim i hollesishem eshte ai i mushkerit, melçis, shpretkes, veshkave , problemet tek gjoksi i femrave, organeve gjinitale etj. Qe prej shekullit te 12 dhe ne vazhdim libri i Ibn Sines qe flet mbi mjeksin eshte pjese e mesimeve universitare te universiteteve boterore.
Sipas studiuesve Iben Sina ka shkruar mbi 250 libra por nder me njohurit dhe me me ndikim jane:
Libri El Kanun fit Tibb (mjeksi), Esh Shifa (sherimi), En Nexhat (shpetimi) , Ujunul Hikmeh (urtesi), Danishnamaji alai Alaud Devle (filozofi), El Isharat ve Tenbihat (logjik, fizike dhe metafizik) ne kete liber ai ka kapituj te tere qe flasin mbi: psikologjin, kozmologjin, metafiziken etj), Libri ese i quajtur Hajj ibn Jahdhan (I gjalli i biri i te zgjuarit), Risaletut tajr (flet mbi shpendet), Risaletu fi sirril kader (Shpjegimi i sekretet e kaderit), Resaletu fil ashk (ese mbi dashurin), Tahsilus seadeh (arritja e lumturis), El Urxhuzetul fil tib (peme per mjeksin), El Kasidatul Mudavijjeh (Shkrime apo kaside ne vargje), El Kasidatul ajniheti fi nefsi (shkrime mbi shpirtin) etj.

Gjate gjendrimit ne Hamad ne vitin 1037 Iben Sina vdes. 

Pergatiti
Gezim KOPANI