Ahmet Pash Dukagjini ishte prej familjes se madhe Princnore te Dukagjinasve. Kur gjyshi i tij themeloi Principaten (Beyligi) e Shkodres , mori titullin "Duk" dhe u njoh me emrin Duc Jean. (1)
Ne burimet Osmane ai permendet si Duka Gin (Dukagjin). Me vone me kete emer u identifikua familja, dhe pasardhesit e tij duke u quajtur Dukagjinë. Ndersa Osmanet e quanin Dukagjinzade (prej fisit te Dukagjinit). (2)
Ne shekullin XV , familja u nda ne dy qendrime: ata qe mbeshtesnin Skenderbeun ne perpjekje per bashkimin e Shqiperise nen nje administrim te vetem, duke luftuar kunder osmaneve.
Pas pushtimit te Shqiperise nga Osmanet , nje pjese e Dukagjinasve u larguan per ne Itali, ndersa pjesa tjeter pranoi sundimin Osman dhe nje pjese u bene mysliman.
Gjate sundimit te Sulltan Bajazitit te II-te (1481-1512) nder ato qe ishin bere mysliman ishte Ahmeti sebashku me vellaun e tij Mehmeti. Pas kesaj ato u moren ne sarajet e perandorise Osmane. (3)
Nuk kalon shume kohe dhe Mehmeti vdes, ndersa Ahmeti u edukua ne Enderun dhe u be Spahi me timar (si te thuash pronar toke).
Me vone Ahmeti mori pjese si Sanxhakbe (Komandat ushtarko-adminstrativ) i Ankaras ne luftrat qe Sulltan Bajaziti II-te zhvilloi me Memluket, (4) Ne vitin 1511 Ahmeti u emerua Bejlerbej i Anadollit.
Ne perplajset qe Sulltan Bajaziti i II-te kishte me princat, Ahmeti mbajti anen e Princ Selimit te I-re i cili e shperbleu duke e bere komandat. Disa thone qe Ahmeti kishte refuzuar postin e Vezirit. (5)
Ahmeti dha nje kontribut te jashtzakonshem ne luften qe Sulltan Selimi i I-re zhvilloi kunder Sulltanit te Persise (Iran), Shah Ismailit. Para luftes Ahmeti mori pjese ne Keshillin (Divani) e larte te luftes qe u mbajt ne Edirne. Kur ushtria Osmane arriti ne Sejitgazi , sulltan Selimi I-ra dergon Ahmet Pashen ne Sivas me njezetmije ushtar spahi te cilet njekohesisht ishin edhe timariote.
Pas zhvillimit edhe te betejes ne Çallderanit , sulltani e ben Ahmetin vezir te dyte. Pas luftes me Persin, Ahmeti sebashku me shenuesin Piri Mehmet Çelebi dhe historianin Idris Bitlisi shkoj ne qytetin e Tebrizit per te ruajtu thesarin dhe per te vene nen kontroll popullaten e vendit. Pas perfundimit te luftes, dhe rruges per kthim , ne hyrje te qytetit Amasjas , jeniçeret u rebeluan dhe bene plaçkitjen e popullit , bashk me ta edhe veziri i madh Hersekzade dhe Dukagjinzade Ahmet Pasha, te sulltani i shkarkoi ato dhe ua prishi çadrat e tyre te cilat ngriheshin kudo qe ato shkonin per shkak te postit te tyre.(6) Pasi kaloi nje kohe , me 18 dhjetor 1514 Sulltan Selimi i I-re e ben Dukagjinzaden vezir te madh, por gjate kesaj kohe jeniçeret bene perseri nje kryengritje , por kesaj radhe objektiv kishin shtepin e vezirit Piri Mehmet Pashen dhe te mesuesit te tij Halim Çelebi. Gjate bastisjes se shtepive , thuhet se ishte edhe vajza e vezirit te madh. Pas ketyre ngjarjeve, sulltani urdheroi hetimin e ngjarjeve, dhe hetuesit dolen ne perfundim se nxites te aktit ishte edhe dhe Dukagjinzade. Dukagjinzade u nxor para gjykates ku edhe ju provu faji, dhe me 4 mars te vitit 1515 u ekzekutua. (7) Thuthet se perveç nxitjeve qe kishte bere jeniçerve, u ba shkak edhe disa leterkembime qe Dukagjinzade kishte bere me Dulkadrioglu i cili ishte kunder sulltanit. Ahmet Pasha qendroi si vezir rreth dy muaj dhe u varros ne Amasja. Gjate jetes se tij , historiani Peçujlu Ibrahim e kishte kritikuar disa here Dukagjinzaden per xhelezin qe ai kishte per postin si vezir te Piri Mehmet Pashes.(8) Pas vdekjes se Dukagjinzade Ahmet Pasha e gjithe pasruia e tij u konfiskua , por ai la pas shume ndertime bamiresie (hajrat) dhe vakufe. (9)
Ne fillim Dukagjinzade Ahmet Pasha u martua me Ajshe Hanim Sulltan, qe ishte mbesa e Bajazitit te dyte, dhe me vone u martua me Fatma Sulltan qe ishte vajza e sulltan Javuzit. Pasardhesit e familjes Dukagjini ne Perandorin Osmane vijuar per shume breza. I biri i tij, Mehmet Pasha sherbeu si bejlerbej i Semendire, Egjipt dhe ne Halp. Ndersa Mehmet Pash Dukagjini la pas Osmanin i cili u be dijetar i njohur dhe arriti te behet gjyqtar (kadi) ne Egjipt dhe ne Stanboll. Edhe poeti i famshem Osman Tashliçali Jahja Beu ishte prej familjes se Dukagjinzades, ishte nip i Dukagjin Ahmet Pashes. (11)
1. Duc = Duk: Eshte titull ushtarak i Perandorise Bizantine dhe do te thote: Komandant.
2. Peçujlu Ibrahim , vell. I-re, fq.32
3. Sicill-i Osmani , I, 195
4. Asikpasazade, fq. 230
5. Hammer, IV, 108)
6. Hysejin , fq.907
7. Hajdar Çelebi , vell I-ra, fq.464
8. Peçujlu Ibrahim , Tarih, vell. I-re, fq. 385-386.
9. Gokbilgin, fq. 406-407.
10. Latif, fq.87.