Xhamia Aksa Ne Kur'anin e bekuar Allahu xh.sh. tregon jeten e disa pejgamberve, por Allahu tregon edhe jeten e disa personave te veçante siç eshte Merjeme , nena e profetit Isa a.s . Allahu xh.sh. e ka dalluar kete grua, per shkak te besimit dhe ibadetit te madh qe ajo i ka bere Allahun xh.sh. Qe ne moshe te re (nga mosha 15 e siper) ajo u perball me sfida te shumta, por kjo nuk ia uli nivelin e ibadetit ndaj Allahut xh.sh. perkundrazi veç sa e shtoj. Ajo jetoj ne nje kohe te veshtir , kur njerezimi ishte kunder pejgambereve dhe njerezve te mir, aq sa ata vran dy pejgamber Zekerijen dhe Jahjan a.s . (Gjon Pagezori) Merjeme eshte shembull per te gjithe vajzat e reja, si duhet te kene moralin e larte, te jene adhurues ndaj Allahut dhe si duhet te jene te duruar dhe nene shembullore dhe te kene virtyte te larta. Per keto dhe shume cilesi te tjera Allahu xh.sh. e ka dalluar kete grua duke zbritur nje sure (kapitull) ne Kur'an me emrin e saj te quajtur Merjeme. Per nenen e profe...