Skip to main content

Posts

Fjale te urta .

"Duke u bere i mencur, paksohen fjalet" Hz.Ali r.a. "Edhe nese nuk eshte mysliman mos ia thye zemren.Ata qe thyejn zemren zemrojne Allahun xh.sh" Ahmedi "Cdo nate ka dhe diten e saj" Hz. Ali r.a. "Njeriu me i pasur eshte ai qe ka dituri me shume" hz. Ali r.a. "Jeta nvaret nga nje litar pambuku, shpetimi i vetem eshte duaja" "Bota eshte e ndertuar me emblesira qe jane si helmi, ky helm verehet nga besimtari." "Nese nuk harroni provimin, atehere ke muzhde nga Allahu xh.sh" "Nje dite i thash shpirtit: Eja te shkojme bashke tek Allahu xh.sh! Nuk erdh. Dhe une udhetova i vetem dhe shkova." "Ai qe thote fjale te mira, nuk degjon per te fjal te kqia." " Ai qe shikon bukur mire, mendon bukur (mire),E ai qe mendon bukur jeta i behet e bukur." "Bukuria e gjuhes eshte mendja, bukuria e gjuhes eshte fjala, bukuria e njeriut eshte fytyra, bukuria e fytyres jane syt. Bukuria e...

Imam Shaban Rexha ne vitin 1940

Ne kete fotografi eshte Imam Shaban Rexha sebashku me Ali Bytyçin. Femijet jane nga shtepia e imam Elez Hoxhes. Kjo fotografi eshte bere tek shtepia e Elez Hoxhes ne vitin 1940. Fotografia eshte siguruar nga te afermit e familjes se imam Shaban Rexhes. Shaban Rexha eshte personi qe ka kapele ne koke.

Histori e shkurter mbi islamin ne Puke

Xhamia e Koder Hanit, Puke Xhamia e Koder Hanit  Kjo xhami eshte nje nder parat  ne rrethin e Pukes. Ne fillim xhamia eshte ndertuar si Mesxhid per udhetaret dhe si pasoj e nje zjarri ajo ndertohet me mur dhe minare duke u kthyer keshtu zyrtarisht xhami. Gjate kesaj kohe u ndertua Mejtepi i xhamise se Koder Hanit , godina e Kajmekamit , Imarati dhe dy hane. Veçori te xhamise ka gjen mimberi prej guri si dhe tavani prej derrase i zbukuruar me vepra te ndryshme arti. Perveç faktit se eshte xhami e vjeter, xhamia e Koder Hanit mbahet mend edhe per mejtepin e saj i cili nxori figura te shquara si: Ismail Isuf Laçin e pare, Musa Et'hem Dizdari (1800-1900), Zenel Hoxh Mehaj (1853-1945), Asllan Hoxha , Ismail Osman Laçi (1815-1945), Elez Hoxha (1910-2002), Ibrahim Hoxha (1922-2012), Shaban Rexha (1901-1967), Sahit Hoxha (1898-1976), Beqir Laçi (1901-1976), Kapllan Ismail Laçi (1908-1993), Shpend Laçi (1925-2017), Muezin Ali Aga i pare prej shpis se Zotnive, Basri Aga (B...

Sprova e dexhalit dhe zbritja e Profetit Isa a.s.

Kjo mendohet se eshte shpata e Profetit Davud a.s. (1) Siç e kam permend ne shkrimin e pare Dexhali eshte sprova me e madhe e njerezimit, por njekohesisht dalja e tij shenon nje nga 10 shenjat e medha te fundit te botes (kijameti). Per kete  Profeti Muhammed a.s. thote:  " Midis krijimit te Ademit dhe ndodhise se Kijametit nuk do te kete sprov me te madhe se dexhali. "  (Muslimi)  Ne nje trasnmetim tjeter kemi: Profeti Muhammed a.s. ka thene :   " Qe kur Allahu xh.sh ka krijuar Ademin, nuk ka krijuar sprove me te madhe sesa sprova e dexhalit... "   (Taberani) Besimtaret qe zbatojne urdherat e Allahut xh.sh. do mund te dallojne dexhalin pasi perveç faktit se ai do paraqitet ne nje kohe teper te veshtir, do jete imam Mehdiu i cili do dergoj 10 burra me trimet e me besnik te tij per te kontrolluar se a ka dal apo jo vertet dexhali. Kur them trim kuptohet forca e besimit ne Allahut qe ato kishin. Po ashtu besimtaret e Allahut xh.sh. din fjalen e profetit ...

Kumtese: Islami , shendeti fizik dhe shpirterore.

Falenderimet i takojne vetem Allahut Krijuesit te Gjithesise Sunduesit te cdo gjeje. Paqja dhe meshira e Allahut qofte mbi Profetin Muhammed a.s. familjen e tij, shoket dhe mbi te gjithe ato qe e ndjekin rrugen e tij deri ne diten e fundit. Allahu xh.sh thote: " Dhe meshire Ime ka perfshire secilin send. Ate meshire do ta caktoj per ata te cilet ruhen nga mekatet, e japin zekatin dhe per ata qe argumentat tona i besojne."                                                                        ( el-Arafe; 156) Te nderuara nena dhe te pranishem! Sot me caktimin dhe deshiren e Zotit te Madheruar jemi bashkuar me njeri-tjetrin ne kete ...

A thot historia cdo here te verteten ?

Koha na ka treguar se Historia shkruhet nga njerez te dijshem por edhe nga i forti. Hostoria gjithashtu shkruhet edhe duke u bazuar ne te dhena gojore qe populli e percjell brez pas prezi. Nese nje histori e shkruar bie ndesh me ate popullore, ekziston mundesi qe ajo te mos jet e vertet dhe e kunderta. Te dhenat e botuara ne libra a jane cdo here bindese? A eshte e drejte cdo here ajo qe shkruhet nga historianet? Sa sakte shkruhen gjerat ne histori? Sa te besueshem jane gojdhenat? Po ai qe i tregon koto te dhena gojore? Te gjitha keto jane pyetje qe mua me kalojne disa here ne mendje kur lexoj histori te nje vendi. Gjate nje kafeje me disa miq rastesisht u hap debati i historise se rrethit te Pukes. Gjate debatit degjova disa gjera qe nuk i kisha degjuar e lexuar me pare ne lidhje me Xhamine e Koder Hanit. Fal edhe te detyres qe une bej u interesova per historine e teologeve mysliman si dhe te Xhamiave qe ndodhen ne rrethin e Pukes e konkretish per Xhamine e Koder Hanit, Puke. S...

Kush është dexhali?

                                      Dexhali eshte sprova me e madhe e njerzimit dhe dalja e tij eshte nder 10 shenjat e medha te kijametit (fundit te botes). Te gjithe Profetet e Allahut i kan kerkuar Allahut xh.sh. mbrojtje nga sprova e dexhalit. Dexhali ka nje pamje te shemtuar, i shendosh dhe lekur te kuqe, me kembe te shtremberuar si te shejtanit, me flok te dredhura e te zeza. Profeti Muhammed a.s. e ka pershkruar keshtu: " Dexhali eshte njeri i trash, lekur te kuqe, koke te madhe, anen e djathte e ka te shemtuar ku syrin e djathte e ka te veber (te shtypur), ndersa te majtin gjysme te hapur sikur te ishte nje gunge (sy i zgurdulluar dhe i rene kah fytyra). Ndermjet tyre (ne ball) ka te shkruar kafir, qafir qe do te thote; mohues i Allahut. Ka flok (tuf) te dredhur dhe te zeza, ka pamje te shemtuar, kembet e shtremberuara si te shejtanit ." (Buhari, Ebu Davudi, Ahmedi, etj)  Dexhal...

Besimi ne Kaderin e Allahut

Fjala Kader  vjen nga gjuha araba qe do te thote; percaktim, caktim i Allahut te Madheruar. Çdo mysliman e ka per detyre te besoj ne Kaderin e Allahut xh.sh dhe te jete i kenaqur dhe i nenshtruar ne Kaderin e Allahut xh,sh.  Allahu xh.sh, e krijoj njeriun per nje qellim, qe ai e te falenderoj dhe te madheroj Allahu xh.sh i cili ka krijuar çdo gje dhe dhuron e percakton çdo gje. Kur Allahu xh.sh krijoi njeriun e krijoi me masen e te percaktuar. Mas e cila kuptohen me percaktimin e gjerave qe Allahu ia ka bere risk.  Allahu xh.sh thote:  "Ne cdo gje e kemi krijuar me mase te caktuar."  (El-Kamer, 49) Nga ajeti kuptohet qarte se cdo gje qe Allahu ka krijuar e ka krijuar me nje mase te percaktuar. Masa e caktuar kuptohet ajo qe Allahu xh.sh. ka bere Kader. Pra cfare Allahu xh.sh ka caktuar krijesat e tij duan apo nuk duan ajo gje pra kaderi do realizohet. Pershembull; Njeriu nuk ka deshire te vdes por kjo nuk eshte ne doren e njeriut te vendos, pasi vdekja eshte ca...

A ekzistojnë vlerat e shoqërisë së paster?

Ilustrim Ne krahasim me krijesat e tjera Allahu xh.sh njeriun e ka krijuar ne trajten me te mire dhe me te bukur. Ne ditet e sotme ky njeri i bukur si e jeton jeten? Ecen sipas rregullave qe Krijuesi i tij ia ka caktuar? Nese jo a e zbeh bukurin qe Allahu ia ka dhene? Cfare kuptojm me bukuri? Cfare kuptojme me pasterti njerezore? Cfare e ben njeriun njeri? Ka shume hadithe (thenje, mesime) te Profetit Muhammed a.s. qe flasin per bukurin qe Allahu ia ka dhene njeriut. Ajo qe mesojme nga mesimet e profetit Muhammed a.s. eshte se; Bukuria njerezore merr kuptim kur ajo eshte e paster qofte ne paraqitje por dhe ne shpirt dhe zemer. Ashtu sikurse kujdesemi per paraqitjen e jashtme, njeriu duhet te kujdeset per brendin e tij, pra per zemren dhe shpirtin e tij. Kjo kujdesje vjen duke ju drejtuar Allahut xh.sh. me lutje, mirenjohje, pune te mira, dhenie sadakaje, moral te larte etj. Çfare bukurije kan njerzit sot kur shikon disa qe grabisin mundin e tjetrit,madje ka nga ato qe hiqen si te varf...

Dua - Lutje të përzgjedhura

Cdo here njeriu ka nevoj ti mbeshtet Krijuesit te gjithesise Allahut xh.sh, duke i kerkuar ndihme, mbeshtetje, mbrotje, hapjen e rruges ne rast veshtirsie etj. Ndaj profeti Muhammed a.s. ka thene: " Arma me fort e muslimanit (bsimtarit qe i lutet Allahut)   eshte duaja. " (Buhariu) N dersa ne nje hadith tjeter Profeti Muhammed a.s. thote: "Inned dua huvel ibadetu." d.m.th; "Vertet duaja (lutja drejtu Allahut) eshte ibadet i vertet."   (Tirmidhi) Kur ndokush pranonte fene islame ne kohen e profetit Muhammed a.s., Muhammedi a.s ne fillim u mesonte namazin dhe nje dua. Duja qe u mesonte profeti Muhammed a.s. eshte: " A llahumme megfirli. Ver Hamni. Vah dini. Ve afini. Ver Zukni. " d.m.th; "O Alla me fal. Me meshiro! Me udhezo! Me jep shendet! Me furnizo ." Duaja e pranuar eshte ajo ne te cilen permendet Allahu xh.sh. Profeti Muhammed a.s. ka thene: " Emri me i madh i Allahut eshte ai i cili kur e therret me te, te pergjigjet. ...

Jeta e imam Shaban Rexha

Shaban Rexha ka lindur me 09 nentor 1901 ne fshatin Lajthize afer qytetit te Pukes.Ai ne menyre te vazhdueshme ka marr pjese ne ceremonite fetare qe zhvilloheshin ne Xhamite e rrethit Puke. Deri ne moshen 15 vjecare ka jetuar afer familjes se tij. Ne vitin 1916 ai u regjistrua ne Mejtepin e Kabashit. Ne kete mejtep ai u mesua nga Imam Sadik Prishtina Imam Sadik Prishtina vuri re tek Shaban Rexha zgjuarsine dhe deshiren e madhe per mesim. Keshtu imam Sadik Prishtina pervec mesimeve fetare si ilmihal, histori islame dhe abetaren e Kur'anit i mesoj Shaban Rexhes edhe lexim dhe shkrim ne gjuhen Shqipe. Mesimet ne Mejtepin e Kabashit i mori deri ne vitin 1921. Nga rezultatet e larta Shaban Rexha merr graden e Imamit dhe te Muezinit, ai ka ushtruar kete detyre ne shume Xhami si: Ne Lajthize, Rrape, Kryezi dhe Micoj. Ne vitin 1921 Shaban Rexha punesohet ne administraten e neprefekturen Puke ku punon deri ne fund te po ketij viti pasi thirret per ushtare. Per 22 muaj ai perfund...

Feja islame ne Puke

  (Kjo harte eshte pergaditur nga Gezim Kopani ne vitin 2008)

Fotografi nga fshati Mece pas viteve 1988

(Ne fotografi Brahim Kadria (1), fotografia eshte bere gjate nje dasme) (Nder te tjere ne fotografi jane: Have Kopani Sipe Kopani etj.) ______ 1. Brahim Kadria Alia eshte nga fshati Iballe , Puke fis Thaçi  Brahimi kalindur ne vitin 1911 dhe ka vdekur ne vitin 1997. Kjo familje rendit keto breza: 1.Gut , 2. Hasan, 3. Ali, 4.Met, 5.Kadri dhe 6. Brahim Pergatiti Gezim KOPANI 

Më të lexuarat e javës

Mesazhet e Profetit Muhammed a.s. dhënë nga hutbja e xhumasë

Muhammed a.s Pas disa ditesh mikpritje te Profetit Muhammed a.s. ne  Kuba (1) , profeti Muhammed a.s. diten e xhuma niset per ne Medine. Ne kohen e drekes ndaluan ne vendin e quajtur  Ranuna . Ne kete vend Profeti a.s. mbajti hytben e xhumas. Ne kete kohe u be obligim falja e namazit te xhumas. Gjate hytbes nder te tjera Profeti Muhammed a.s. tha: "O njerez! Para se te vdisni, pendohuni (beni tevbe). Sa te keni mundesi , beni pune te mira. Rregulloni marredheniet tuaja me Allahun duke dhene sadaka hapur dhe fshehuarazi, e te permendi sa me shume Allahun. Nese do veproni keshtu, do ju vije furnizimi (bereqeti), ndaj ndihmoni dhe arrini te siguroni gjerat qe nuk keni mundur ti siguroni! Dijeni se Allahu xh.sh. , ne kete muaj te ketij viti, ne kete vend, e ka bere te detyrueshme faljen e namazit te xhumas , dhe do jete keshtu deri ne kiamet. Sa te jem gjalle, por edhe pas vdekjes time. Kushdo qofte qe ka shikuar imamin qe fal xhuman dhe e le pa fal xhuman , nuk do te kete kurre ...

Shënjat e rëneis së një shoqërie dhe shteti - Ibn Haldun

Libri  Kitabul Ibra  i  Ibn Haldun  "...Kur shtetet shemben , frika mbizoteron dhe njerezit kerkojne strehim. Çudirat shfaqen, perhapen thashethemet, miqt behen armiq dhe armiqte behen miq. Genjeshtra behet me e forte, ndersa zeri i se vertetes dobesohet. Shfaqen fytyra te çuditshme, ndersa fytyrat e njohura zhduken. Endrrat behen te pakta, shpresa vdes dhe te mençurit ndjehen me te tjetesuar. Tiparet e fytyres humbasin. Zeri i te mençurve mbytet ne zhurmen e predikuesve dhe ne garen per perkatesine. Te gjithe mbeten ne nje gjendje vigjilence dhe pritjeje. Situata kthehet ne projekte te mergimtareve dhe atdheu behet stacion nisjeje. Vendet ku jetojme behen valixhe, shtepite kthene ne kujtime dhe kujtimet kthehen ne perralla!" (Ibn Haldun (1) ne librin e ti te famshem  Kitabul Ibra  dhe ne  El Mukaddime  dmth ne hyrje te tij nder te tjera shkruajti kete pjese te siper shenuar) (2) Pergatiti Gezim KOPANI __________ 1.  Ibn Haldun  lindi 27...

Çfarë ka thënë shkrimtari dhe poeti i njohur G.Wells për Profetin Muhammed a.s ?

"Muhammedi a.s. e beri haxhin e lamtumires, nje vit perpara vdekjes. Me ate rast mbajti para popullit, fjalimin madheshtor. Gjeja e pare, te cilen e shpalli te pavlefshme ishte vjedhja dhe plaçkitja, si dhe hakmarrja dhe gjakderdhja. Ne pjesen e fundit te fjalimit, solli parimin e barazise se plote, ne mes nje muslimani me ngjyre dhe halifit (Udheheqesi). Kjo, me vone ndikoi ne veprimtari te drejte fisnike dhe kaliti njerezit me frymen e fisnikerise dhe tolerances. Ishte ky, nje realizem shume i larte, qe arriti te ndertohet ne jete. Keshtu, u themelua nje shoqeri, me me pak totalitarizem dhe me me pak padrejtesi shoqerore, se cilado shoqeri tjeter e mehershme." (H.George Wells - Shkrimtar dhe poet i njohur Anglez) Pergatiti Gezim KOPANI

I vlersojmë mirësit që kemi ?

"Nje burre hip per here te pare ne anije. Kur deti filloi te trazohet dhe dallget te rriten, frika e pushtoi aq shume saqe nuk pushonte se bertituri. Kapiteni i anijes u lodh nga ai dhe tha: Beni çmos qe ta qetesoni ate burre! Stafi u mundua , u mundua por pa asnje rezultat. Ne anije qellon te ishte nje njeri i ditur , i cili i thote kapitenit: Nese me lejon mund ta qetesoj une! Pasi kapiteni pranoi, njeriu i ditur i afrohet burrit qe bertiste dhe e hedh ne det. Per ta shpetuar ai filloi te bertas edhe me shume pasi po shikonte vdekjen me sy. Pas disa çastesh njeriu i ditur e terheq perseri ne anije. Burri i lagur, sapo u ul serish ne anije, u qetesua dhe nuk bertiste me. Njerzit u habitn dhe pyeten: Si ndodhi kjo? Njeriu i ditur tha: Ky njeri nuk e kuptonte vleren e anijes derisa shikoi vertet vdekjen me sy, ndaj kur u vendos perseri ne anije e kuptoj vleren e saj." Mesazhi: Ashtu si ai burre , shpesh nuk ua dime rendesin gjerave qe kemi prane, derisa ato te mos jene me. Nda...

Kush e zbulon njeriun e vertet ? - Aliu r.a

"Autoriteti , fuqia dhe pasuria, nuk e ndryshojne njeriun. Ato thjeshte zbulojne cili eshte ai ne te vertet."  (Aliu r.a.) Gezim KOPANI Mund te lexoni thenie te tjera duke klikuar: Thenie  

Jeta e Profetit Muhammed a.s

Profeti Muhammed a.s. eshte pejgamberi i fundit te cilit Allahu xh.sh. i ka zbritur librin e bekuar Kur'anin . Profeti Muhammed a.s. eshte nje nder krijesat me te nderuara dhe me te dashura te Allahut xh.sh. dhe besimtareve mysliman. Prejardhja e Muhammedit a.s. nga babai  Profeti Muhammed eshte biri i Abdullahit,(1) Abdullahu eshte biri i Abdul Mutalibit, Abdul Mutalibi eshte biri i Hashimit, Hashimi eshte biri i Abdu Menafit, Abdu Menafi eshte biri i Kusajit, Kusaji eshte biri i Kilabit, Kilabi eshte biri i Murres, Murre eshte biri i Ka'abit, Kabi eshte biri i Luejit, Lueji eshte biri i Galibit, Galibi eshte biri i Fihri, Fihri eshte biri i Malikut, Maliku eshte biri i Nadirit, Nadiri eshte biri i Kinanit, Kinani eshte biri i Huzejmit, Huzejmi eshte biri i Mufrikut, Mudriku eshte biri i Iljasit, Iljasi eshte biri i Mudarit, Mudari eshte biri i Nezarit, Nezari eshte biri i Ma'dit, Madi eshte biri i Adnanit. I fundit eshte biri i Profetit Islamil, Ismaili eshte biri i Pr...

Ditëlindja e Profetit tonë të dashur Muhammed a.s.

Qabja (Kaba) e bekuar. Fotografi e vitit 1880 Sot është ditëlindja e profetit Muhammed a.s. i cili lindi diten e hënë më 12 Rabiul Evvel (571 të eres sonë dhe po të njëten ditë dhe datë në moshen 63 vjeçare i dorëzoi shpirtin Allahut xh.sh. " Gjithë sa zëra që është n'xhihan (botë), thirrte me za, tue i thanë t'gjithë Pejgamberit merhabanë. .. (nderime, përshëndetje)" Gëzim Kopani  Për të mësuar mbi jeten e profetit Muhammed a.s. kliko në link:  https://gezimkopani.blogspot.com/2011/02/jeta-e-profetit-muhammed-as.html

Rruga Antike dhe Historia e Pukës në mitologji

Qyteti i Pukes ne vitin 1952 Rruga Antike dhe Historia e Zones se Pukes  Nje trashegimi mijeravjeçare ne zemer te Alpeve Shqiptare Qe ne lashtesi, permes territorit te sotem te Pukes kalonte nje nga rruget me te rendesihme te Shqiperise antike, rruga Lis - Rataria. Kjo rruge, e perdorur qe perpara pushtimit te Ilirise nga Romaket , ishte pjese e nje rrjeti te rendesishem qe lidhte krahinat e veritut me pjeset e tjera te vendit dhe me gjere. Via Publica , Rruga Romake neper Puke  Me ardhjen e romakeve, pergjate kesaj rruge u ndertuan disa keshtjella mbrojtese, disa prej te cilave kishin kapacitet per te per 1000 kalores .  Disa nga keshtjellat me te njohura te ndertuara pergjate kesaj rruge jane: Keshtjella e Vigut , Pukes , Micojit , Fletit , Trun etj. Romaket e quanin kete rruge Via Publica , ndersa gojedhena te ndryshme thuhet se ajo quhej si " Udha e Pukës " , e cila lidhte Lezhen me zonat e tjera si; Vau Dejsi etj. Nga  Lezha  ne drejtim te  Vigu...

Urime vitin e ri shkollor 2025 - 2026 !

Me rastin e fillimit te vitit te ri shkollore 2025 - 2025, i uroj suksese te gjithe nxenesve, dhe veçanarisht ayre qe sot ulen per here te pare ne bankat e shkolles dhe atyre qe vijojne rrugetimin e dijes. Ky vit nis me nje realitet edhe me te dhimbshem ; gjithnje e me pa zera femijes degjohen ne oborret e shkolalve tona. Kur kujtoj se vetem disa vite me pare, vetem ne mesimin e besimit ne xhamin e Pukes kishim mbi 170 nxenes, sot, po aq numerohen ne shkollen e qytetit. Nje shenje alarmante e shpopullimit qe prek zemren e shoqerise tone. Eshte koha qe institucionet vendore dhe qendrore te ndermarrin hapa te menjehershem per te kthyer shpresen, per te forcuar mireqenien dhe per t'u dhene qytetareve, veçanarisht te rive, prinderve dhe femijeve arsye te prekshme per te qendruar prane vendlindjes se tyre dhe Atedheut tone te dashur! Le te punojme per te ardhmen, sepse e ardhmja eshte ne bankat e shkolles, ne syte e femijeve tane. Gezim Kopani 

Modestia e Profetit Muhammed a.s. (Paqja qofte mbi te)

Profeti Muhammed a.s. dhe pse ishte udheheqes i nje populli, ishte njeriu me modest nga te gjithe. Edhe pse ndjekesit shtoheshin dite pas dite Profeti Muhammed a.s. vazhdonte te ishte njeri i thjeshte, respektues, ndihmues dhe dashamires ndaj te tjereve. Kur profeti Muhammed a.s. u nis nga Kuba per ne Medina , njerzit e Medines me gezim kishin dal per ta pritur. Diten e hene karvani i profetit Muhammed a.s. arrin ne Medine, nga pema e hurmave nje ze i larte gezimi tha: Po vjen i bekuari qe presim ! Medinasit filluan te vrapojne per te pritun Profetin Muhammed a.s. , me kengen Talaal bedrua alejna. Meqenese nuk e kishin pa ndonje here, edhe nuk e njihnin profeti Muhammed a.s. dhe ne fillim filluan ti benin respekt Ebu Bekrit r.a., dhe kur ai gati filloi te tregoj se nuk jam Muhammedi , profeti Muhammed a.s. i beri me shenje qe te mos flas. Keshtu ne qetesi profeti a.s. vijoj derisa sa profetit Muhammed a.s. i ra dielli , dhe Ebu Bekri r.a. menjehere nxitoi ti bej hije me palerinen e ...

Më të lexuarat e muajit

Fisi i Kabashit

Kabashi është vendbanim i lasht ë dhe deri n ë fillim t ë shek. XVII ka qen ë qendra m ë e r ënd ësishme ekonomike , politike , fetare dhe kulturore p ër mbar ë krahin ën e Puk ës. K ët ë e d ëshmojn ë: gjetjet arkeologjike q ë faktohen q ë nga shek. II-IV , Trase e Udh ës s ë Madhe q ë lidhej me Adriatikun e Shkodren me Dardanin ë dhe brigjet e Danubit, duke d ëshmuar se Kabashi  ësht ë vendbanim i lasht ë dhe kishte qytez ë q ë n ë kohen romake. Po ashtu Kalaja Qytez ë , Kalaja e Zbubit , Kalaja e Boks me sarajet e Lek ës ku kan ë sunduar fiset: Ziu, Blinisht dhe Principata Dukagjini. I pasur n ë aspektin gjeoetnologjik me nj ë tok ë ku prodhohen: Rrush, arr ë , moll, dardh ë, qershi, man, thana, g ështenja aq sa formohet pyll ë me g ështenja, si dhe shume fruta pylli si: boronica etj. Po ashtu vend i p ërferuar p ër bletarin ë. Deri n ë shekullin XX blektoria ka pasur mjaft zhvillim ku jan ë num ëruar dhjetra kope t ë m ëdha , aq sa nuk kishte kullot ë q ë t ë plot ësonte ushqim...

Shtatë Bajrakët e Pukës

Qyteti i Pukes ne vitin 1952 Sikurse dihet në fillim njerëzimi ishte i organizuar mbi bazen e fiseve. Në Shqiptari zonat malore quheshin  Malësi  , emer ky qe natyrisht vjen prej fjalës:  mal . Për ta kuptuar këtë  Faik Konca  thotë: "Malësia ndahet në disa njësi, që shqiptarët i quajnë  Male . Fjala mal tregon vërtet një mal, por me të cilin kuptohej njësi dhe drejtimi i atij vendi. Pëshembull viset fushore do të thoshin: " Mali i  Shalës  po shkon në luftë! " Pra shqiptarët ndarjen dhe sundimin e tyre e quanin "Male ose Malësi" p.sh; " Malsia e  Gjakovës ", ndërsa më vonë Perandoria Osmane i quajti  Bajrak që do të thotë: "Flamur". Më   tej   Faik Konica   shkruan: " Më sa duket, në kohen e pushtimit turk (osman), secili mal kishte flamurin e vet. Kreu i Malësisë ose Bajraktari ishte një përson që e kishte trashëguar këtë titull, që i lihej djalit të madh nga i ati (baba) dhe, në mungesë të tij i lihej mashkullit më të a...

Fshatrat e rrethit te Pukes

Rrethi i Pukes kufizohet me: Shkoder, Lezh, Mirdite, Kukes, Has dhe Tropoj. Rrethi ka nje shtrirje gjeografike prej 1034 km2. Ne rreth ndodhet malet e larta si: Mali Munell, Malli Krrabit (Mida), Mali i Terbunit etj. Po ashtu rrethi i Pukes ka lumin Fan, Lumin e Gomines, Lumi Gomsiqe. Ne rrethin e Pukes ndodhet dy Bashki; Puke dhe Fushe Arrez dhe ka keto njesi administrative:  Njesist adminsitrative te rrethit Puke (ish komuna) jane: Qerret, Qelez, Rrape, Gjegjan , Iballe, Qaf Mali, Rrape, Blerim dhe Fierze.  Fshatrat e rrethit Puke jane: 1. Kabash 2. Qerret i Madh 3. Iballe 4. Berish Vendi 5. Kryezi 6. Aprip Guri 7. Armiraj 8. Arst 9. Miliska 10. Lajthize 11. Berish Eperme 12. Berish e Vigel 13. Levoshe 14. Levrushk 15. Pla 16. Bicaj 17. Meçe 18. Blerim 19. Luf 20. Lumbardh 21. Lumzi 22. Blerim 23. Blinisht 24. Mesul 25. Mertur 26. Mezi 27. Midh 28. Bushat 29. Buzhal 30. Miliska 31. Mollekuqe 32. Orosh 33. Dedaj 34. Dardhe 35. Dom 36. Duzhnez 37. Flet 38. Fierz 39. Plet 40. P...

Historia e futbollit Pukjan ndër vite

Ekipi i Futbollit Terbuni - viti 1960 Gjate kohes se Mbretit Zog dhe jo vetem e deri ne vitet 1960 , ne Puke erdhen shume tregtar nga Shkodra , te cileve u pelqeu klima e mire dhe kuruese e zones. Nder ta ishte edhe mesuesi i njohur Shkodran Jordan Misja , i cili nder te tjera luajti rol te rendesishem ne zhvillimin e futbollit ne qytetin e Pukes. Ne vitin 1936 , gjate nje pikniku ne malin e Terbunit , ne vendin e quajtur Livadh Kabash , u organizua nje ndeshje mes te rinjeve. Kjo ndeshje u be nxitje per krijimin e nje shoqerie sportive, 1936 - Themelimi i Shoqerise Sportive  Terbuni Me hartimin e statutit, u themelua  Shoqeria Sportive Terbuni  , me  Gani Kamberin  kryetar dhe  Sadri Ademin  sekretar. U vendos qe ngjyrat e ekipit te ishin: bluza e kuqe dhe mbathje te zeza. U organuzan aktivitete dhe ndeshje miqsore, veçanarisht me  Vllaznin  e Shkodres dhe  Bardhylin  e Lezhes. Ndeshjet zhvilloheshin ne nje fushe ne periferi te q...

Rruga Antike dhe Historia e Pukës në mitologji

Qyteti i Pukes ne vitin 1952 Rruga Antike dhe Historia e Zones se Pukes  Nje trashegimi mijeravjeçare ne zemer te Alpeve Shqiptare Qe ne lashtesi, permes territorit te sotem te Pukes kalonte nje nga rruget me te rendesihme te Shqiperise antike, rruga Lis - Rataria. Kjo rruge, e perdorur qe perpara pushtimit te Ilirise nga Romaket , ishte pjese e nje rrjeti te rendesishem qe lidhte krahinat e veritut me pjeset e tjera te vendit dhe me gjere. Via Publica , Rruga Romake neper Puke  Me ardhjen e romakeve, pergjate kesaj rruge u ndertuan disa keshtjella mbrojtese, disa prej te cilave kishin kapacitet per te per 1000 kalores .  Disa nga keshtjellat me te njohura te ndertuara pergjate kesaj rruge jane: Keshtjella e Vigut , Pukes , Micojit , Fletit , Trun etj. Romaket e quanin kete rruge Via Publica , ndersa gojedhena te ndryshme thuhet se ajo quhej si " Udha e Pukës " , e cila lidhte Lezhen me zonat e tjera si; Vau Dejsi etj. Nga  Lezha  ne drejtim te  Vigu...

Numri i shfletosjes