Skip to main content

Posts

Kombesia Shqipetare ne Perandorin Osmane

Luftetar Shqiptare gjate Perandorin Osmane Krenaria kombetare e shqiptareve eshte shume e forte. Po te pyesesh nje shqiptar se çfare eshte, ai para se te pergjigjet nese eshte mysliman apo i krishter, do te thote; Jam Shqiptarë! Ne librin e Çassa Effendi me titull: "Albanien und die Albanessen" shkruan: " Pasi shkruan per armiqesine qe ekzistonte mes komuniteteve ne Bullgari, nje shqiptar i krishter thote: Per sa i perket Shqiperise, situata eshte fare ndryshe. Shqiptaret mysliman e te krishter flasin nje gjuhe, kane tradita e moral te njejte. Ne mes tyre nuk ka urrejtje, sepse ndermjet tyre nuk ka pasur kurre armiqesi. Faktori fetar nuk ka qene kurre shkak i perçarjes. Me perjashtim te disa rasteve, ata kan jetuar njesoj, me te drejta te njejta dhe duke i kryer detyrat njesoj. " (Çassa Effendi, " Albanien und die Albanesen"  Berlin, 1879 ), dhe Shkruar ne Shqip nga Medresja Alauddin Prishtin tek libri me autor; Bajrush Ahmeti " Historia Islame 4...

Keshilla e Othmanit r.a.

Kaligrafi islame ku shkruan; Othman r.a Nder keshillat qe Othmani r.a.  ka lene per njerezit eshte:  " O biri i Ademit! Dije se meleku i vdekjes te vjen verdalle qe kur ke ardhur ne kete bote. Madje duke qene verdall  ai kep nje tjeter (ia merr shpirtin). Kjo vazhdon per sa kohe do jesh ne kete bote. Por do vije nje dite qe ai do te kap ty (do ta marr shpirtin). Kjo do te ndodhe ne nje moment te papritur per ty. Prandaj pergatitu per frymen (çastin) e fundit dhe perpiqu te mos jesh i papergatitur (me pune te mira) sepse meleku i vdekjes nuk eshte kur i papergatitur.  O biri i Ademit! Dije nese ti je i shkujdesur ndaj vetes tende dhe nuk pergatitesh per vdekjen, podyshim se askush nuk do ti bej punet apo pergatitjet per ty. Mos e harro kurre se ti patjeter do te dalesh para Allahut dhe per kete arsye pergatite veten, duke bere pune te mira. Mos guxo t'ia lesh dikujt tjeter punen tende ."  Pergatiti Gezim KOPANI

Dita e Gjykimit dhe Njeriu i pasur

Profeti Muhammed a.s.ka thene: "Diten e Gjykimit do paraqitet para Allahu nje njeri i cili ka qene i pasur ne kete bote. Allahu xh.sh. do i thote: - " Çfare te pengoj ty qe  te me adhurosh Mua? Njeriu i pasur do i thote: Ma mori mendjen pasria e madhe! Allahu xh.sh. i thote: - A mos valle ishe me i pasur se robi im Sulejmani a.s.?   Atij (Sulejmanit) nuk ia mori mendjen pasuria! " (Bejhakiu) Pergatiti Gezim Kopani

Çeshtja e besimtareve tek Allahu xh.sh.

Profeti Muhammed a.s. ka thense se Allahu xh.sh. ka thene: "Disa rob te mij besimtar i mbaj te forte me pasuri , pasi nese do ishin te varfer, do te shkaterroheshin. Disa i mbaj te varfer, pasi nese ua shtoj bereqetin , apo i bej te pasur, kjo do ti shkaterronte. Disa prej roberve te mi deshirojne grade te larte ne devotshmeri por nuk ua plotesoj kete, me qellim qe ato te mos behen mendjemedhenj, e te mos u pelqej vetja, gje e cila i shkaterron ato. Disa prej roberve te mi i bej te forte vetem ne shendet, e nese u jap semundje ato do te prishen. Disa prej roberve te mi ua ruaj besimin me semundje, pasi nese ua jap shendet kjo gjendje do i shkaterronte. Çeshtjen e robereve te mi , perfshire dhe zemren, i di vetem une, i drejtoj me dijen Time, Une jam Ai (Allahu) qe di çdo gje dhe jam i njoftuar per çdo gje ." (Bejhaki) Hadith Kudsij Pergatiti Gezim KOPANI

Çfare eshte Mizani ?

Çfare eshte Mizani ? Fjala Mizan permendet ne shume mesime islame. Mizan do te thote "Peshore" porse eshte emer specifik dhe nuk ngjan me peshoret e kesaj bote, pasi Mizani ben fjale per peshoren e botes tjeter. Ne boten tjeter , pra Diten e Gjykimit te gjithe njerezit do te paraqiten me punet e tyre tek Mizani (Peshorja) ku do peshohen pune e mira dhe punet e kqia qe ka bere. Per kate Allahu i madheruar thote ne Kur'an: " Ate dite peshimi eshte i drejte. Atij qe i rendohen peshorjet (nga punet e mira), ata jane te shpetuar. Kujt i peshon lehte peshorja (ne punet e mira) ata humben vetveten, ngase i refuzuan argumentet Tona me te padrejten. " (El Araf; 8-9) Po ashtu ne suren El Karia , Allahu xh.sh. thote: " Sa i takon atij qe i rendohet peshorja e veprave te tij (me pune te mira). Ai eshte nje jete te kendshme ." (El Karia; 6-8) Ne disa hadithe Profeti Muhammed a.s. ka folur per Mizanin duke pershkruar momente te ndryshme se si njerezve do u peshohen ...

Çfarë është Hadithi ?

Librat e imam Buhari Çfarë është Hadithi ? Fjala " Hadith " vjen nga gjuha arabe. Në aspektin leksikor (gjuhesor) do të thot ë;  " El xhedidu " diçka e re, por kuptohet edhe si lajm i ri (1) me të cilen kuptohet të shprehurit ( el-lefdhu ). Ndërsa në aspektin terminologjik do të thotë; " Çdo gj ë  q ë  buron nga i d ë rguari i Allahut Muhammedi a.s. qoft ë  kjo fjale, veper, pelqim, cil ë si njer ë zore, morale, trupore, p ë rsonale etj ) (2) Hadithi ka kaluar në disa etapa derisa është unifikuar si shkence në vete, aq sa sot në universitet Islame dhe jo vetem , në Medreset e botës është lëndë në vete me të cilat mbrohen tituj shkëncore. Hadithi filloj që në kohen e Profetit Muhammed a.s. por rregullat e tij si shkencë filluan diku rreth shekullit të katër të hixhrit. Gjatë kohës së Profetit Muhammed a.s. hadithi ishte në etapen e " Degjimit te haditheve ", p...

Festa e Runës - Malzi

Ne foto ; Maja e Runes Maja e Runes dhe festa e saj  Maili i Runës ndodhet ne Malzi te rrethit Kukes dhe eshte  1857 m  mbi nivelin e detit, nga kjo ajo eshte maja me e larte e Malziut. Me pare Malziu ka qene pjese e rrethit Puke medje nje nga shtat bajraket e rrethit Puke. Banoret e zones e quajte te bekume " Majen e Runes " aq sa ata me  1 korrik  te cdo viti bashkohen te gjithe duke pritur bija, nipa, mbesa , miq etj per ta festuar festen. Festa e Runes  eshte e vjeter , ku banoret besonin se maja e Runes u sjell bereqet. Sipas gojdhanave, qe kjo te ndodh duhej qe banoret te dilnin ne majen e  Runes  cdo vite me 1 korrik per tu lutur per shi. Ato benin lutje, kurbane etj. Kjo date u kthye fest e mirefillit per te gjithe banoret te cilet me gezim e festonin festen e Runes. Madje banoret kan vu re se me date 1 korrik eshte e pamundur te mos bie shi para ose pas festes se Runes. Kjo ka bere qe festa te transmetohet brez pas brezi. Ne libra gjejme ...

Islami ndalon pergojimin

Nje nder ndalesat me te rendesishme te fese islame eshte pergojimi apo thashethemet. Pergojimi eshte ai ves i cili ka per qellim uljen e tjetrit pas nje fare te drejte duke e pergojuar per gjera te cilat personi tjeter nuk i ka qef. Pergojimi cenon vlerat, nderin e tjetrit. Mbi kete baze islami e ndalon pergojimin si nje veper e ulet dhe dashakeqe e cila dergon deri ne konflik. Ne lidhje me pergojimin Allahu xh.sh. thote ne Kur'an: " O ju qe keni besuar! Largohuni prej dyshimeve, meqe disa dyshime jane gjynah, dhe mos hulumtoni per zbulimin e te metave te njeri-tjetrit, dhe mos pergojoni njeri-tjetrin, a mos ndonjeri nga ju deshiron te haje mishin e vellait te vete te vdekur? Ate pra nuk e doni, e urreni. Kini frike nga ndeshkimi i Allahut. Allahu eshte meshirues. Ai pranon shume pendimet ." (El Huxhurat; 12) Ne nje hadith profeti Muhammed a.s. ka thene: " Vertet njeriu me nje fjale qe thote mund te rreshqar drejt zjarit. Aq bie ne zjarr sa eshte distanca nga lindja ...

Jeta e Zenel Hoxhe Mehaj (1853-1945)

Zenel Hoxhe Mehaj (1853-1945) Zenel Adem Mehaj  lindi me  7 korrik  te vitit  1853  ne lagjen  Mehaj  Puke. Kjo lagje ndodhet ne anen lindore me xhamin e Koder Hanit-Puke e cila filloj te kete ndikim tek Zeneli qe ne moshe te vogel. Ai si shume bashkemoshatar te tjere shkonin ne xhamin per faljen e namazeve.  Gjate kesaj kohe thuhet se Zeneli i terhoqi vemendjen imamit te xhamise i cili i kerkon babait te Zenelit,  Ademit  qe ta regjistronte ne Mejtepin e xhamise se Koder Hanit. Sipas familjareve , Zeneli spikati per zgjuarsin dhe zellin e tij gje e cila beri qe ai te shkonte per studime ne Arabi dhe Turqi. Sipas disa te dhenave Zeneli fillimisht beri Medresen e me pas ndoqi shkollen e larte per teologji. Pas perfundimit te studimeve ne vitin  1879  Zenel Mehaj kthehet ne vendlindje. Ne kete kohe  Hoxhe Puka  ishte rreth  80 vjec  dhe ardhja e nje hoxhe te ri ishte e domosdoshme.(1) Sipas prof.  Xhemal ...

Xhemal Naipi përfaqësoi Myftinë e Pukës në kongresin e parë të myslimanëve në vitin 1923

Hafiz Xhemal Naipi Xhemal Naipi lindi ne nje familje te vjeter te qytetit te Shkodres ne vitin 1887 . Arsimin fillor dhe te mesem e mori ne vendlindje ndersa te larten per teologji dhe jurisporndence ne Stamboll. Sipas te dhenava ai ka qene edhe hafiz i Kur'anit te bekuar. Pas perfundimit te studimeve nder vite Xhemal Naipi ka kryer disa detyra si: Kadi , Myfti  i Shkodres, Deputet , po ashtu Xhemal Naipi ka qene Kryetar i pare i Parlamentit pluraris te Republikes se Shqiperise. (1) Me krijimin e Komunitetitn Mysliman te Shqiperise ne vitin 1923 , hafiz Xhemal Naipi perfaqesoi Myftinin e Pukes si delegat i saj. Gjate kesaj kohe ai behet drejtor i pergjithshem i vakfeve prane KMSH-se. (2) Sistemi komunist me vendim te Gjykates ushtarake Shkoder e denoi me vdekje (vendim nr.218, dt.23.6.1947) vendim qe me vone u kthye me burgim te perjetshem. Hafiz Xhemal Naipi vdiq ne vitin 1955 . Pas vdekjes H.Xhemal Naipi eshte dekoruar me urdherin Klasi i pare me motivacion: " Per vepri...

Lutja per shi

Ndryshe namazi i shiut quhet  Salatul Istiska  dmth lutja per kerkimit e shiut (apo ujit) por lutja per leshimin e shiut mund te behet edhe pa namaz duke ngritur duart me shpin nga qielli dhe me pas thuhet lutja per leshimin e shiut. (1) Namazi apo lutja behet ne cfardo kohe me perjashtim te kohrave ne te cilat nuk lejohet falja e namazit.  Namazi i shiut falet ne kohe thatesirash te medhe dhe te mungeses se shiut. Ky namaz falet keshtu: Namazi i shiut mund te falet me imam , duke fal keshtu dy rekate. Ne rekatin e pare pas sures Fatiha imami thote suren el Ala. Ne rekatin e dyte pas sures Fatiha thote suren el Gashije. Kendimi i ketyre dy sureve pas Fatihas nuk eshte kusht, por eshte nje praktik e njohur, gjithsesi pervec ketyre dy sureve pas Fatihas lejohet te kendohet cfadro pjese tjeter te Kur'anit.  Ibn Abasi r.a. trensmeton se; "P rofeti Muhammed a.s. nje rast per te falur namazin e istiskas doli jasht nga shtepia me rroba modeste dhe fali dy rekate namaz ashtu...

Duaja e shiut (namazi istiska)

Nje nga lutjet apo duat e kerkimit te shiut eshte: " Allahumme eskina gajthen mugithen meri en merian nafian hajre darrin axhilen gajre axhilin ." dmth; " O Allah! Te lutem na lesho shi te dobishem dhe jo te demshem, tani dhe jo me vone apo te vonuar! " (Ebu Davudi) Ne nje trasmetim kemi se: "Nje beduin paraqitet tek Profeti Muhammed a.s. dhe i thote; "O Resulullah! Vi nga nje vend qe nuk ka ushqim dhe kuajt ne kete vend nuk mund te levizin as bishtin aq te dobet jane dhe kjo per shkak te thatesires se madhe. Ne kete rast Profeti a.s. u ngrit ne mimber, madheroj dhe falenderoj Allahun dhe beri kete lutje: "O Allah! Na lesho shi te mire i cili ka me vete te mira dhe eshte prodhues, nje shi te bollshem. Leshoje tani dhe jo me vone! Me pas Profeti a.s. zbriti nga mimberi. Pas kesaj filloj shou dhe njerezit erdhen nga cdo ane duke thene se u ngjallem nga shiu qe ra." (Ibn Maxhe etj) Pergatiti Gezim KOPANI

Kur Allahu e do dike

Kush deshiron te fitoj dashurin e Allahut xh.sh. le te bej pune te mira vullnetare pasi Allahu do jet prane tij. Mbi kete Profeti Muhammed a.s. tregon se Allahu xh.sh thote: " Robi im vazhdon te me afrohet vullnetarisht me pune te mira , derisa ta dua ate. Kur Une (Allahu) e dua ate, Une (Allahu) do jem degjimi i tij me te cilin degjon, shikimi i tij me te cilin shikon, dora e tij me te cilen godet dhe kemba e tij me te cilen ece. Po te kerkoj dicka nga Une (Allahu) , do t'ia jepj a." (Buhari)  Ne nje hadith tjeter Profeti Muhammed a.s. ka thene:  " Kur Allahu e do dike nga njerezit (roberit e tij) , Allahu e thirr melekun Xhebrail a.s. dhe i thote: "Une e dua filanin, keshtuqe duaje dhe ti! Xhebraili e do ate, dhe ne te njejten kohe u thote banoreve te qiellit: Allahu e do filinin keshtuqe duajeni dhe ju! Ne kete menyre banoret e qiellit do e duan ate. Ai behet i pranuar dhe nga banoret e tokes. Nese Allahu nuk e do dike nga njerezit (roberit e tij), Ai e thirr...

Qeveria e pare e zgjedhur e shtetit Shqiptarë

Kjo eshte qeveria e pare e dalur nga zgjedhjet e para te zhvilluara ne Republiken e Shqiperise. Fotografia eshte e vitit 1921. Pergatiti Gezim KOPANI

Lutja kur del dhe hyn ne shtepi

Lutja kur te dalesh nga shtepia Profeti Muhammed a.s. thoshte kete lutje kur dilte nga shtepia: " Bismilahi tevekeltu alallahi ve la havle ve la kuvvete il-la bilah. " d.m.th; " Me emrin e Allahut, i jam mbeshtet Allahut dhe nuk ka ndryshim e as fuqi pos me vullnetin e Allahut ." (Ebu Davudi) Lutja kur te hysh ne shtepi Profeti Muhammed a.s. kur hynte ne shtepi thote kete dua: " Allahumme inni eseluke hajrel mevlexhi ve hajrel mahrexhi. Bismilahir velexhna ve bismilahi harexhna ve alallahi rabbina tevekelna ." d.m.th; " O Allahu im! Kerkoj te me mundesosh hyrjen dhe daljen e hajrit. Ne emrin e Allahut yme dhe me emrin e Allahut dalim dhe ne Allahun jemi mbeshtetur ." (Ebu Davudi) Pergatiti Gezim KOPANI

Lutja kur veshim rrobat

Lutja (dua) kur vesh rroba Profeti Muhammed a.s. bente kete lutje kur vishte rrobat: " Elhamdulilahil ledhi kesani hedhe thevabe ve rezekanihi min gajri havlin minni ve la kuvveh ." d.m.th; " Falenderimi i takon Allahut i cili na mundesio te vesh kete rrobe dhe me furnizoi me te pa ndonje mundim e fuqi nga ana ime ." (Ebu Davudi) Lutja kur veshim rroba te re Profeti Muhammed a.s. kur vishte ndonje rob te re thoshte kete lutje: " Allahumme lekel hamdu ente kesev tenihi es eluke hajrehu ve hajre ma suna lehu ve eudhu bike min sherrihi ve sherri me sunia lehu ." d.m.th; " O Allahu im! Ty te qofte falenderimi ngase Ti (Allah) me bere te mundshme ta veshi (ta kem). Te lus per te miren e saj dhe per te miren qe eshte prodhuar. Kerkoj te me ruash nga e keqja e saj dhe nga e keqja per te cilen eshte prodhuar ." (Ebu Davudi, Tirmidhi) Pergatiti Gezim KOPANI

Lutja kur zgjohemi nga gjumi

Lutja (dua) kur zgjohemi nga gjumi: Profeti Muhammed a.s. bente kete dua kur zgjohej nga gjumi: " Elhamdulilahil ledhi ahjana badema ematena ve ilejhin nushur " d.m.th: " Falenderimi eshte per Allahun i cili na gjalli pasi na beri te vdekur dhe tek Ai (Allahu) eshte rikthimi ." (Buhari) Pergatiti Gezim KOPANI 

Lutja para gjumit

Profeti Muhammed a.s. ka thene: Kur te pergatitesh per tu ulur ne gjume, merr abdest si per namaz dhe pastaj shtrihu ne krah te djathte e me pas thuaj: " Bismike rabbi vedatu xhenbi ve bike erfeuhu in emsekte nefsi ferhamhu ve in erselteha fehfadhha bima tahfedhui bihi ibadekes salihin ." qe do thote: " Ne emerin Tend o Zoti im po shtrihem dhe ne emrin Tend (Allah) do te ngrihem. Nese ma merr shpirtin meshiroje e nese ma kthen , ruaje ashtu si i ruan roberit e tu te mir " (Buhari, Muslim) Ebu Hurejra tregon se Profeti Muhammed a.s. ka thene: " Kur te shrihesh per gjume thuaj ajtul kursi " (Buhari). Po ashtu i mjafton atij qe kur te shtrihet per gjume te thote dy ajetet e fundit te surel El Bekare. Transmeton Aliu r.a. se Profeti Muhammed a.s. ka thene se per ate qe shtriohet per te flet gjume te thote: "Tre here  SubhanaAllah " , tre here " Elhamdulilah " dhe tre here " Allahu ekber " (Buhari, Muslim) Ebu Hurejre r.a. tregon s...

Lutja kur veshtirsohet ndonje pune

Transmeton Enesi r.a. se Profeti Muhammed a.s. ka thene se: "Kur ndonjerit i veshtrisohet ndonje pune le te thote kete dua (lutje): "Allahumme la sehle il-la ma xhealtehu sehlen ve ente texh alul hazene idha shite sehla ", qe do te thote: " O Allahu im! Ska lehtesi pervec asaj qe ti (Allah) e ben te lehte. Ti (Allah) je ai qe veshtirson kur te duash dhe lehteson kur te duash. " (Hadith hasen, Hadith i paraqitur nga Ibn Sinij dhe Ibni Hibbani)  Pergatiti Gezim KOPANI

Vlerat e Dhul Hixhës

Dhul Hixhe njihet si muaji ne te cilen muslimanet (qe kane mundesi) bejne Haxhin. Perveç Haxhit dhe namazit te Kurban Bajramit dhe kurbani, myslimanet jane te keshilluar qe para festes se Kurban Bajramit ti kushtojne vemendje dhjete diteve te Dhul hixhes. Ne dhjet ditet e Dhul Hixhes eshte mir te shtohen punet e mira, ibadetet ndaj Allahut xh.sh si dhe fjalet madheruese ndaj Allahut xh.sh. si p.sh;  La ilahe ilAllah ,  Elhamdulilah ,  Subhanallah  etj.  Keto dite jane para festes se Kurban Bajramit dhe kurorezohen me diten e Arafatit e me pas me festen e Kurban Bajramit. Aq shume u kushtoi rendesi Allahu xh.sh. dhjete diteve te Dhul Hixhes saqe ne Kur'an Allahu betohet to ku thote: " Pasha agimin! Pasha dhjete netet! " El Fexhr; 1-2) Ne dhjete ditet e Dhul Hixhes kryehen shumica e ritualeve te haxhit. Hadithet na tregojne se eshte mire te agjerohen keto dite dhe ne menyr te veçante ate te Arafatit. Per kete Profeti Muhammed a.s. ka thene: " Agjerimi i dites se ...

Më të lexuarat e javës

Mesazhet e Profetit Muhammed a.s. dhënë nga hutbja e xhumasë

Muhammed a.s Pas disa ditesh mikpritje te Profetit Muhammed a.s. ne  Kuba (1) , profeti Muhammed a.s. diten e xhuma niset per ne Medine. Ne kohen e drekes ndaluan ne vendin e quajtur  Ranuna . Ne kete vend Profeti a.s. mbajti hytben e xhumas. Ne kete kohe u be obligim falja e namazit te xhumas. Gjate hytbes nder te tjera Profeti Muhammed a.s. tha: "O njerez! Para se te vdisni, pendohuni (beni tevbe). Sa te keni mundesi , beni pune te mira. Rregulloni marredheniet tuaja me Allahun duke dhene sadaka hapur dhe fshehuarazi, e te permendi sa me shume Allahun. Nese do veproni keshtu, do ju vije furnizimi (bereqeti), ndaj ndihmoni dhe arrini te siguroni gjerat qe nuk keni mundur ti siguroni! Dijeni se Allahu xh.sh. , ne kete muaj te ketij viti, ne kete vend, e ka bere te detyrueshme faljen e namazit te xhumas , dhe do jete keshtu deri ne kiamet. Sa te jem gjalle, por edhe pas vdekjes time. Kushdo qofte qe ka shikuar imamin qe fal xhuman dhe e le pa fal xhuman , nuk do te kete kurre ...

Shënjat e rëneis së një shoqërie dhe shteti - Ibn Haldun

Libri  Kitabul Ibra  i  Ibn Haldun  "...Kur shtetet shemben , frika mbizoteron dhe njerezit kerkojne strehim. Çudirat shfaqen, perhapen thashethemet, miqt behen armiq dhe armiqte behen miq. Genjeshtra behet me e forte, ndersa zeri i se vertetes dobesohet. Shfaqen fytyra te çuditshme, ndersa fytyrat e njohura zhduken. Endrrat behen te pakta, shpresa vdes dhe te mençurit ndjehen me te tjetesuar. Tiparet e fytyres humbasin. Zeri i te mençurve mbytet ne zhurmen e predikuesve dhe ne garen per perkatesine. Te gjithe mbeten ne nje gjendje vigjilence dhe pritjeje. Situata kthehet ne projekte te mergimtareve dhe atdheu behet stacion nisjeje. Vendet ku jetojme behen valixhe, shtepite kthene ne kujtime dhe kujtimet kthehen ne perralla!" (Ibn Haldun (1) ne librin e ti te famshem  Kitabul Ibra  dhe ne  El Mukaddime  dmth ne hyrje te tij nder te tjera shkruajti kete pjese te siper shenuar) (2) Pergatiti Gezim KOPANI __________ 1.  Ibn Haldun  lindi 27...

Çfarë ka thënë shkrimtari dhe poeti i njohur G.Wells për Profetin Muhammed a.s ?

"Muhammedi a.s. e beri haxhin e lamtumires, nje vit perpara vdekjes. Me ate rast mbajti para popullit, fjalimin madheshtor. Gjeja e pare, te cilen e shpalli te pavlefshme ishte vjedhja dhe plaçkitja, si dhe hakmarrja dhe gjakderdhja. Ne pjesen e fundit te fjalimit, solli parimin e barazise se plote, ne mes nje muslimani me ngjyre dhe halifit (Udheheqesi). Kjo, me vone ndikoi ne veprimtari te drejte fisnike dhe kaliti njerezit me frymen e fisnikerise dhe tolerances. Ishte ky, nje realizem shume i larte, qe arriti te ndertohet ne jete. Keshtu, u themelua nje shoqeri, me me pak totalitarizem dhe me me pak padrejtesi shoqerore, se cilado shoqeri tjeter e mehershme." (H.George Wells - Shkrimtar dhe poet i njohur Anglez) Pergatiti Gezim KOPANI

I vlersojmë mirësit që kemi ?

"Nje burre hip per here te pare ne anije. Kur deti filloi te trazohet dhe dallget te rriten, frika e pushtoi aq shume saqe nuk pushonte se bertituri. Kapiteni i anijes u lodh nga ai dhe tha: Beni çmos qe ta qetesoni ate burre! Stafi u mundua , u mundua por pa asnje rezultat. Ne anije qellon te ishte nje njeri i ditur , i cili i thote kapitenit: Nese me lejon mund ta qetesoj une! Pasi kapiteni pranoi, njeriu i ditur i afrohet burrit qe bertiste dhe e hedh ne det. Per ta shpetuar ai filloi te bertas edhe me shume pasi po shikonte vdekjen me sy. Pas disa çastesh njeriu i ditur e terheq perseri ne anije. Burri i lagur, sapo u ul serish ne anije, u qetesua dhe nuk bertiste me. Njerzit u habitn dhe pyeten: Si ndodhi kjo? Njeriu i ditur tha: Ky njeri nuk e kuptonte vleren e anijes derisa shikoi vertet vdekjen me sy, ndaj kur u vendos perseri ne anije e kuptoj vleren e saj." Mesazhi: Ashtu si ai burre , shpesh nuk ua dime rendesin gjerave qe kemi prane, derisa ato te mos jene me. Nda...

Kush e zbulon njeriun e vertet ? - Aliu r.a

"Autoriteti , fuqia dhe pasuria, nuk e ndryshojne njeriun. Ato thjeshte zbulojne cili eshte ai ne te vertet."  (Aliu r.a.) Gezim KOPANI Mund te lexoni thenie te tjera duke klikuar: Thenie  

Jeta e Profetit Muhammed a.s

Profeti Muhammed a.s. eshte pejgamberi i fundit te cilit Allahu xh.sh. i ka zbritur librin e bekuar Kur'anin . Profeti Muhammed a.s. eshte nje nder krijesat me te nderuara dhe me te dashura te Allahut xh.sh. dhe besimtareve mysliman. Prejardhja e Muhammedit a.s. nga babai  Profeti Muhammed eshte biri i Abdullahit,(1) Abdullahu eshte biri i Abdul Mutalibit, Abdul Mutalibi eshte biri i Hashimit, Hashimi eshte biri i Abdu Menafit, Abdu Menafi eshte biri i Kusajit, Kusaji eshte biri i Kilabit, Kilabi eshte biri i Murres, Murre eshte biri i Ka'abit, Kabi eshte biri i Luejit, Lueji eshte biri i Galibit, Galibi eshte biri i Fihri, Fihri eshte biri i Malikut, Maliku eshte biri i Nadirit, Nadiri eshte biri i Kinanit, Kinani eshte biri i Huzejmit, Huzejmi eshte biri i Mufrikut, Mudriku eshte biri i Iljasit, Iljasi eshte biri i Mudarit, Mudari eshte biri i Nezarit, Nezari eshte biri i Ma'dit, Madi eshte biri i Adnanit. I fundit eshte biri i Profetit Islamil, Ismaili eshte biri i Pr...

Ditëlindja e Profetit tonë të dashur Muhammed a.s.

Qabja (Kaba) e bekuar. Fotografi e vitit 1880 Sot është ditëlindja e profetit Muhammed a.s. i cili lindi diten e hënë më 12 Rabiul Evvel (571 të eres sonë dhe po të njëten ditë dhe datë në moshen 63 vjeçare i dorëzoi shpirtin Allahut xh.sh. " Gjithë sa zëra që është n'xhihan (botë), thirrte me za, tue i thanë t'gjithë Pejgamberit merhabanë. .. (nderime, përshëndetje)" Gëzim Kopani  Për të mësuar mbi jeten e profetit Muhammed a.s. kliko në link:  https://gezimkopani.blogspot.com/2011/02/jeta-e-profetit-muhammed-as.html

Rruga Antike dhe Historia e Pukës në mitologji

Qyteti i Pukes ne vitin 1952 Rruga Antike dhe Historia e Zones se Pukes  Nje trashegimi mijeravjeçare ne zemer te Alpeve Shqiptare Qe ne lashtesi, permes territorit te sotem te Pukes kalonte nje nga rruget me te rendesihme te Shqiperise antike, rruga Lis - Rataria. Kjo rruge, e perdorur qe perpara pushtimit te Ilirise nga Romaket , ishte pjese e nje rrjeti te rendesishem qe lidhte krahinat e veritut me pjeset e tjera te vendit dhe me gjere. Via Publica , Rruga Romake neper Puke  Me ardhjen e romakeve, pergjate kesaj rruge u ndertuan disa keshtjella mbrojtese, disa prej te cilave kishin kapacitet per te per 1000 kalores .  Disa nga keshtjellat me te njohura te ndertuara pergjate kesaj rruge jane: Keshtjella e Vigut , Pukes , Micojit , Fletit , Trun etj. Romaket e quanin kete rruge Via Publica , ndersa gojedhena te ndryshme thuhet se ajo quhej si " Udha e Pukës " , e cila lidhte Lezhen me zonat e tjera si; Vau Dejsi etj. Nga  Lezha  ne drejtim te  Vigu...

Urime vitin e ri shkollor 2025 - 2026 !

Me rastin e fillimit te vitit te ri shkollore 2025 - 2025, i uroj suksese te gjithe nxenesve, dhe veçanarisht ayre qe sot ulen per here te pare ne bankat e shkolles dhe atyre qe vijojne rrugetimin e dijes. Ky vit nis me nje realitet edhe me te dhimbshem ; gjithnje e me pa zera femijes degjohen ne oborret e shkolalve tona. Kur kujtoj se vetem disa vite me pare, vetem ne mesimin e besimit ne xhamin e Pukes kishim mbi 170 nxenes, sot, po aq numerohen ne shkollen e qytetit. Nje shenje alarmante e shpopullimit qe prek zemren e shoqerise tone. Eshte koha qe institucionet vendore dhe qendrore te ndermarrin hapa te menjehershem per te kthyer shpresen, per te forcuar mireqenien dhe per t'u dhene qytetareve, veçanarisht te rive, prinderve dhe femijeve arsye te prekshme per te qendruar prane vendlindjes se tyre dhe Atedheut tone te dashur! Le te punojme per te ardhmen, sepse e ardhmja eshte ne bankat e shkolles, ne syte e femijeve tane. Gezim Kopani 

Modestia e Profetit Muhammed a.s. (Paqja qofte mbi te)

Profeti Muhammed a.s. dhe pse ishte udheheqes i nje populli, ishte njeriu me modest nga te gjithe. Edhe pse ndjekesit shtoheshin dite pas dite Profeti Muhammed a.s. vazhdonte te ishte njeri i thjeshte, respektues, ndihmues dhe dashamires ndaj te tjereve. Kur profeti Muhammed a.s. u nis nga Kuba per ne Medina , njerzit e Medines me gezim kishin dal per ta pritur. Diten e hene karvani i profetit Muhammed a.s. arrin ne Medine, nga pema e hurmave nje ze i larte gezimi tha: Po vjen i bekuari qe presim ! Medinasit filluan te vrapojne per te pritun Profetin Muhammed a.s. , me kengen Talaal bedrua alejna. Meqenese nuk e kishin pa ndonje here, edhe nuk e njihnin profeti Muhammed a.s. dhe ne fillim filluan ti benin respekt Ebu Bekrit r.a., dhe kur ai gati filloi te tregoj se nuk jam Muhammedi , profeti Muhammed a.s. i beri me shenje qe te mos flas. Keshtu ne qetesi profeti a.s. vijoj derisa sa profetit Muhammed a.s. i ra dielli , dhe Ebu Bekri r.a. menjehere nxitoi ti bej hije me palerinen e ...

Më të lexuarat e muajit

Fisi i Kabashit

Kabashi është vendbanim i lasht ë dhe deri n ë fillim t ë shek. XVII ka qen ë qendra m ë e r ënd ësishme ekonomike , politike , fetare dhe kulturore p ër mbar ë krahin ën e Puk ës. K ët ë e d ëshmojn ë: gjetjet arkeologjike q ë faktohen q ë nga shek. II-IV , Trase e Udh ës s ë Madhe q ë lidhej me Adriatikun e Shkodren me Dardanin ë dhe brigjet e Danubit, duke d ëshmuar se Kabashi  ësht ë vendbanim i lasht ë dhe kishte qytez ë q ë n ë kohen romake. Po ashtu Kalaja Qytez ë , Kalaja e Zbubit , Kalaja e Boks me sarajet e Lek ës ku kan ë sunduar fiset: Ziu, Blinisht dhe Principata Dukagjini. I pasur n ë aspektin gjeoetnologjik me nj ë tok ë ku prodhohen: Rrush, arr ë , moll, dardh ë, qershi, man, thana, g ështenja aq sa formohet pyll ë me g ështenja, si dhe shume fruta pylli si: boronica etj. Po ashtu vend i p ërferuar p ër bletarin ë. Deri n ë shekullin XX blektoria ka pasur mjaft zhvillim ku jan ë num ëruar dhjetra kope t ë m ëdha , aq sa nuk kishte kullot ë q ë t ë plot ësonte ushqim...

Shtatë Bajrakët e Pukës

Qyteti i Pukes ne vitin 1952 Sikurse dihet në fillim njerëzimi ishte i organizuar mbi bazen e fiseve. Në Shqiptari zonat malore quheshin  Malësi  , emer ky qe natyrisht vjen prej fjalës:  mal . Për ta kuptuar këtë  Faik Konca  thotë: "Malësia ndahet në disa njësi, që shqiptarët i quajnë  Male . Fjala mal tregon vërtet një mal, por me të cilin kuptohej njësi dhe drejtimi i atij vendi. Pëshembull viset fushore do të thoshin: " Mali i  Shalës  po shkon në luftë! " Pra shqiptarët ndarjen dhe sundimin e tyre e quanin "Male ose Malësi" p.sh; " Malsia e  Gjakovës ", ndërsa më vonë Perandoria Osmane i quajti  Bajrak që do të thotë: "Flamur". Më   tej   Faik Konica   shkruan: " Më sa duket, në kohen e pushtimit turk (osman), secili mal kishte flamurin e vet. Kreu i Malësisë ose Bajraktari ishte një përson që e kishte trashëguar këtë titull, që i lihej djalit të madh nga i ati (baba) dhe, në mungesë të tij i lihej mashkullit më të a...

Fshatrat e rrethit te Pukes

Rrethi i Pukes kufizohet me: Shkoder, Lezh, Mirdite, Kukes, Has dhe Tropoj. Rrethi ka nje shtrirje gjeografike prej 1034 km2. Ne rreth ndodhet malet e larta si: Mali Munell, Malli Krrabit (Mida), Mali i Terbunit etj. Po ashtu rrethi i Pukes ka lumin Fan, Lumin e Gomines, Lumi Gomsiqe. Ne rrethin e Pukes ndodhet dy Bashki; Puke dhe Fushe Arrez dhe ka keto njesi administrative:  Njesist adminsitrative te rrethit Puke (ish komuna) jane: Qerret, Qelez, Rrape, Gjegjan , Iballe, Qaf Mali, Rrape, Blerim dhe Fierze.  Fshatrat e rrethit Puke jane: 1. Kabash 2. Qerret i Madh 3. Iballe 4. Berish Vendi 5. Kryezi 6. Aprip Guri 7. Armiraj 8. Arst 9. Miliska 10. Lajthize 11. Berish Eperme 12. Berish e Vigel 13. Levoshe 14. Levrushk 15. Pla 16. Bicaj 17. Meçe 18. Blerim 19. Luf 20. Lumbardh 21. Lumzi 22. Blerim 23. Blinisht 24. Mesul 25. Mertur 26. Mezi 27. Midh 28. Bushat 29. Buzhal 30. Miliska 31. Mollekuqe 32. Orosh 33. Dedaj 34. Dardhe 35. Dom 36. Duzhnez 37. Flet 38. Fierz 39. Plet 40. P...

Historia e futbollit Pukjan ndër vite

Ekipi i Futbollit Terbuni - viti 1960 Gjate kohes se Mbretit Zog dhe jo vetem e deri ne vitet 1960 , ne Puke erdhen shume tregtar nga Shkodra , te cileve u pelqeu klima e mire dhe kuruese e zones. Nder ta ishte edhe mesuesi i njohur Shkodran Jordan Misja , i cili nder te tjera luajti rol te rendesishem ne zhvillimin e futbollit ne qytetin e Pukes. Ne vitin 1936 , gjate nje pikniku ne malin e Terbunit , ne vendin e quajtur Livadh Kabash , u organizua nje ndeshje mes te rinjeve. Kjo ndeshje u be nxitje per krijimin e nje shoqerie sportive, 1936 - Themelimi i Shoqerise Sportive  Terbuni Me hartimin e statutit, u themelua  Shoqeria Sportive Terbuni  , me  Gani Kamberin  kryetar dhe  Sadri Ademin  sekretar. U vendos qe ngjyrat e ekipit te ishin: bluza e kuqe dhe mbathje te zeza. U organuzan aktivitete dhe ndeshje miqsore, veçanarisht me  Vllaznin  e Shkodres dhe  Bardhylin  e Lezhes. Ndeshjet zhvilloheshin ne nje fushe ne periferi te q...

Rruga Antike dhe Historia e Pukës në mitologji

Qyteti i Pukes ne vitin 1952 Rruga Antike dhe Historia e Zones se Pukes  Nje trashegimi mijeravjeçare ne zemer te Alpeve Shqiptare Qe ne lashtesi, permes territorit te sotem te Pukes kalonte nje nga rruget me te rendesihme te Shqiperise antike, rruga Lis - Rataria. Kjo rruge, e perdorur qe perpara pushtimit te Ilirise nga Romaket , ishte pjese e nje rrjeti te rendesishem qe lidhte krahinat e veritut me pjeset e tjera te vendit dhe me gjere. Via Publica , Rruga Romake neper Puke  Me ardhjen e romakeve, pergjate kesaj rruge u ndertuan disa keshtjella mbrojtese, disa prej te cilave kishin kapacitet per te per 1000 kalores .  Disa nga keshtjellat me te njohura te ndertuara pergjate kesaj rruge jane: Keshtjella e Vigut , Pukes , Micojit , Fletit , Trun etj. Romaket e quanin kete rruge Via Publica , ndersa gojedhena te ndryshme thuhet se ajo quhej si " Udha e Pukës " , e cila lidhte Lezhen me zonat e tjera si; Vau Dejsi etj. Nga  Lezha  ne drejtim te  Vigu...

Numri i shfletosjes