Skip to main content

Posts

Elhamdulilah, dhe kete ramazan u ndihmuan dhjetra familje

Falenderuar qofte Allahu xh.sh i Cili mundesoi disa donator per te ndihmuar disa familje ne nevoj ne rrethin e Pukes. Nga mbeshtetja sociale e ramazanit 2020 u ndihmuan rreth 300 familje. Konkretisht ne: Puke, Qerret, Dedaj, Kabash, Rrape, Trun etj.

Vlera e dhjete diteve te fundit te ramazanit

Vlera e dhjete diteve te fundit te ramazanit  I gjithe muaji ramazan ka vlere te veçante, por dhjete ditet dhe netet e fundit te tij kan vlere edhe me te madhe. Profeti Muhammed a.s i ka kushtuar vemendje shume te madhe fundit te muajit ramazan, pasi ne to ka miresi dhe bereqete te shumtra sic eshte nata e bekuar e Kadrit. Per vemendjen qe Profeti a.s. i kushtonte dhjete diteve dhe neteve te fundit te muajit ramazan na ka treguar Aishja r.a e cila ka treguar:  "Muhammedi a.s. e kishte tradite te tij shtimin e ibadetit ne dhjete ditet e fundit te ramzanit ." (Muslim) Ne nje hadith tjeter kemi: " Kur vinin dhjete ditet e fundit te ramzanit, ai (Muhamedi) qendronte zgjuar (duke kryer ibadet), zgjonte nga gjumi familjen dhe benin ibadet (shterngonte rripin, pra pergatitej per ibadet te gjate) ." (Buhari, Muslim) Taberani transmeton se Aliu r.a. ka treguar se: " Muhammedi a.s.. zgjonte familjen e tij ne dhjete diet e fundit te ramazanit, madje zgjonte e...

Fotografi e fshatit Kabash Puke

Fotografi e bere nga Gezim KOPANI Maj 2020

Falja e grave ne xhami gjate muajit ramazan dhe jo vetem

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Nese gruja e ndonjerit prej jush kerkon per t'u falur ne xhami, mos e ndaloni ate." (Buhari dhe Muslimi)

Ramazani ne kohen e Profetit Muhammed a.s.

Ramazani ne kohen e Profetit Muhammed a.s. Normalisht agjeruesit e ramazanit jane te interesuar te dine atmosferen qe ka pas muaji ramazan ne kohe e profetit Muhammed a.s., kjo me qellim per ta praktikuar ne jeten e tyre. Transmetohet se kur ka arritur muaji Ramazan profeti Muhammed a.s. ka mbajtur nje vaiz (ligjerate) ku ka thene: " Ju erdh muaji i madh, plot miresi. Muaj ky ne te cilin nje nate ka vleren e me shume se 1000 muajve te tjere. Allahu xh.sh. e ka bere farz agjerimin e diteve te tij dhe sunnet namazin gjate neteve te tij. Ai qe ne kete muaj ben nje pune te mire do te shperblehet sikur te kishte kryer ndonje farz ne muajt e tjere. ndersa ai qe kryen nje farz (detyrim) do te vlersohet sikurse te kishte kryer 70 farze ne muajt e tjere. Ky eshte muaji i durimit (sabrit) dhe durimi ka si shperblim xhennetin. Ne kete muaj shtohet bereqeti (rrisku) i besimtarit. Ai qe i shtron iftar nje personi qe agjeron , ka shperblim (magfiret- falje) te gjynaheve te tij dhe shpetim nga...

Ramazani dje dhe sot ne Shqiperi. Emision i vitit 2018 ne rtvbesa Prizren

Fort merit Qazim Kopanit

FORT MERIT QAZIM KOPANIT Fort merit Qazim Kopani Qe hap mesimet e Kur'anit Plot pasion, seriozitet. N'krye te shoqates, 20 vjet. N'shtigje te ngushta leqe-leqe Me pak nxenes filloi ne Meçe, Tuj shtu nxanesit pak nga pak Hap mejtepin ne Kabash. Nuk kalun veç pak vjet Hap mejtepin ne Puke qytet, Qe u prit me krah hap Nga mejtet , u kthye n'shoqata. Hapi kurse per rini, Puke Qerret e Kryezi, Perveç mesime fetare,  Disa kurse profesionale. Vajzat tona plot zgjuarsi Mesojne kompjuter, rrobaqepesi, Mesojne anglisht e gjuhe turke Kush s'i njeh , thone s'jane prej Puke. Kjo eshte feja e Islamit Qe i jap kulture pukjanit, Frut i punes se Qazim Kopanit, Nga fryma e shenjte e Kur'anit. Dallendyshet qe mesojn ne shoqate I rane botes gjere e gjate, Arabi, France, Angli, Amerike, Zvicer , Turqi. Del urimi nga kraharori: Gezuar, gezuar, 20 vjetori.... Krijuar Fran Vukaj (Aktor, regjisor e...