Skip to main content

Posts

Puka, qyteti që vuante mungesen e xhamisë.

Adem Ademi (1966-2022)       Qyteti që vuante mungesen e xhamisë                           Interviste me Imam Mr.sc z. Adem Ademi               I nderuar imam Ademi, përpara se të flasim mbi sherbimin tuaj në rrethin e Pukës na tregoni diçka mbi jeten e familjes suaj. Në Kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë , përball sheshit “ Bill Klinton ” në soliterin 17 katësh në katin e 6-të,hyrja e katërt, në lagjen e mirënjohur Lakrishtë , banon hoxha Mr.sc Adem Ademi me familjen e tijë të ngushtë gjashtë anëtarëshe. Hoxhe Ademi rrjedh nga një familje me tradit të gjatë të besimit islam si në vijen vertikale po ashtu edhe në atë horizontale, po ashtu vazhdon traditen familjare të arsimimit në drejtimit islam brez pas brezi dhe kontributin e gjithanshënë zhvillimin dhe shtrirjen e besimit islam. Babai i Ademit, haxhi Fazliu po ashtu kishte qenë nxënës i Medreses së Gjako...

Historiku i Xhamisë së fshatit Kabash, Pukë

Xhamia e fshatit Kabash-Puke. Foto e vitit 1977 Historiku i Xhamisë së fshatit “Kabash”, Pukë        Sipas arkivit të Myftinisë Pukë dhe të dhënave të grumbulluara nga kujtesa popullore e besimtareve musliman , të imamëve të xhamisë së Kabashit, të historianeve etj thuhet se xhamia e fshatit Kabash është ndërtuar në kohen e Perandorisë Osmane.  Në fillim rreth vitit 1550-1590 u ndërtua për herë të parë në Lam Lushaj një Mesxhd (sall lutjesh për myslimanët) e cila më vonë si pasoj e shtimit të myslimanëve u kthye në xhami. Disa thonë se xhamia e Kabashit u ndërtua rreth vitjt 1600.  Para ardhjes se besimit kristian dhe më pas ai islam , popullata e fshatit Kabash besonte në bestytni të ndryshme pagane si:  Ora e Maleve ,  Ora e Shtëpise ,  Zanat ,  Dragoj  etj.  Pas besimit pagan ne fshat vjen besimi kristian. Besimi i krishter ndertoi ne Kabash Abaci dhe Kishen e Shen Palit.  Me ardhjen e osmaneve Kabashas...

Xhamia e fshatit Iballe, Pukë

  Xhamia Ibelle, viti 2018 Fshati Iballe është një ndër fshatrat më të vjetër në rrethin e Pukës. I pari i fshatit Iballe ishte zotnia i ardhur prej fisit të Kabashit, Pukë (Fisi i Kabashit përmendet si fisi i parë në veriun e Shqipërisë i cili pranoj fenë islame). Në fshat jetojnë dy bashkësi fetare; mysliman dhe katolik. Myslimanët kan xhamin e tyre të vendosur në tokë vakuf (mira) në lagjen e zotnive, ndersa katolikët kan dy kisha; kishen e vjetër dhe kishen e re. Sipas të dhënave por edhe sipas kujtesës së besimtarëve mysliman feja islame në fshatin Iballe ka ardhur gjatë kohës Osmane rreth vitit 1630-40 ku në lagjen e Zotnive u ndërtua një Mesxhid i cili me vonë rreth vitit 1670 kthehen në xhami. Po ashtu pranë xhamis u ndërtua dhe Mejtepi i xhamisë. (1) Ish-anëtari i Këshillit të Myftinisë së rrethit Pukë Demir Hyseni thotë: “… Xhamia e Iballës është ndërtuar në kohen e Turqisë pas dëshirës që shprehen vetë besimtarët mysliman të Iballës .” Në fillim është ndërtua si ...

Princat Otoman te veshur me kostume popullore Shqiptare.

Princat Otoman: Omer Hilmi dhe Zejaedin Mehmet, bijet e Sulltan Mehmetit te V. Te veshur me veshje popullore Shqiptare.

Xhemal Meçi Personalitet i shquar Pukjan

Xhemal Meçi  i biri i  Reshit Meçi  lindur me 23.07.1936 ne fshatin Meçe te Kabashit,Puke. Vendbanimi Puke adresa: Pallati 72/5 apartamenti 8, Puke. Arsimi: -1956-1959 perfundon Institutin 2 vjeçar " A.Xhuvani ", dega Gjuhe-Letersi-Histori, Tirane. -1967-1969 perfundon U SH T, fakulteti Histori-Filologji, dega Gjuhe -Letersi. Specializim dhe kualifikim shkencore: -1963, Kurs specializimi per drejtor shkolle, Tirane -1966, Seminar per detyrat e gazetarit vullnetar, gazeta " Mesuesi " Tirane. -1972, Seminar per folkloristiken dhe etnologjine ne terren, Tirane. -1974, Seminar per gjendjen politike ne vitet 1920 ne terren, Tirane. -1975, Mbrohet drejtshkrimi i gjuhes shqipe, ILPSH , Shkoder. -1982, Seminar per te drejtat doksore ne teren, Tirane. -1983, Seminar specializimi per " Fjalen e rralle .", Tirane. -1988, Provim pasuniversitar-Etnografi shqiptare, UT, Tirane. -2003, Provim per mbrotje te gjuhes italiane, UT, Tirane. Detyra prof...

Fshati Meçe Puke

Divorci dhe aborti ne fene islame.

Myftiu i rrethit te Pukes Gezim Kopani i eshte pergjigjur interesimit te gazetarit te Puka Televizion  Armir Mehaj  ne lidhje  me fenomenin e divorcit dhe abortit. Pyetje:   I nderuar Myfti! Gjykata e rrethit te Pukes raporton se fenomeni i divorcit ne rrethin e Pukes eshte ne rritje cfare keni per te thene per divorcin mes cifteve,a ndikon divorci ne dobesimin e familjes? Pergjigjia e Myftiut,Gezim Kopani: Duke ju falenderuar per pyetjen, shkurtimisht edhe per arsye te kohes pasi eshte per lajm do jap pergjigje te shkurte. Feja islame e njeh divorcin. Ne fene islame divorci njihet si " Talak ". Divorci ndodh atehere kur njeri nga cifti ka argumente te pakundershtueshme per ta bere. Pershembull ka shkelje te nikahut (kurores),dmth burri nuk perkujdeset per bashkeshorten,nuk tregon kujdes per shendetin e saj ose te familjes,ose ben zina (shkon me gra te tjera jasht kurores, per kete pike duhet te kete deshmitar), ose bashkeshortia i nje burri nuk sillet mir, os...

Xhamia e fshatit Lajthize,Puke

Xhamia e fshatit Lajthize Puke (1920) Xhamia e fshatit Lajthize eshte e vendosur ne fshatin Lajthize fshat qe sot eshte fshat i Bashkise Puke.  Sipas te dhenave te para,kjo Xhamia eshte ndertuar rreth vitit 1910-1920. Xhamia e fshatit Lajthize eshte e vendosur ne mes te fshatit pikerisht ne majen e nje kodre. Fare lete mund ta quajme si Xhamia e dy "anve" per vete faktin se kjo Xhami ka sherbyer edhe per fshatin Dedaj. Sipas te dhenave imami i pare i kesaj Xhamie ka qene Murat Musa i cili ka sherbyer deri ne vitin 1943 . Me pas  ka sherbyer si imam Shaban Rexha  , Sahit Hoxha dhe me vone imam Nail Hoxha i cili ka qene Kosovar.  Deri ne vitin 1967 si muezin ka sherbyer Bajram Cena . Dosja historike e Xhamise se fshatit Lajthize eshte rigrumbulluar ne vitin 2005 nga Gezim Kopani (Myfti i Pukes). Ne vitin 2007 eshte bere certifikimi i xhamise se fshatit Lajthize. Pas vitit 1999 kan qene anetar te Keshillit te Myftinise Puke ; Musa Ademi , Binak Alia...

Thenje te zgjedhura nga hz. Muhammed a.s.

  Hz.Muhammed a.s. sahabet i ka keshilluar qe te bejne kete lutje:   "O Zoti im,Zoti i njerzimit!Na largo dhimbjet dhe na jep sherim (Shifa). Vetem Ti je qe jep sherim. Askush nuk mund te jap sherim (shifa) pervec Teje. Me jep shifa te till e cila te mos me lej asnje dhimbje."   (Buhari, "Mjeksia"37; Muslim, "Selam" 46; Ebu Davud 17, Tirmidhi "Deavat" 111) Muhammedi a.s. thote: "Ai qe nuk i friksohet Allahut xh.sh, nuk friksohet as nga njerezit." Muhammedi a.s thote: "Shkalla me e larte e besimit eshte: Morlai i larte, Durimi dhe bamirsi" Muhammedi a.s. thote: "Pergatitu per vdekjen perpara se te vi ajo." Muhammedi a.s. thote: "Njeriu qe nuk eshte i meshirshem per njerizit, edhe Allahu nuk do jet i mershirshem per te."  

Titullare te njohur qe kan fal namaz ne Xhamin e Koder Hanit,Puke

Ne xhamine e Koder Hanit kan falur namaz titullar te larte si: - Ne vitin 1910 ka fal namaz Turgut Pasha. - Ne vitin 1912 Ministri i Brendshem Turk Adil Beu. - Ne vitin 1912 ka fal namaz Hasan Riza Pasha . Fotografi Xhamia e Koder Hanit ne vitin 1916 Turgut Pasha Adil Beu Hasan Riza Pasha Pergatiti: Gezim Kopani 03.01.2013

Gur të vjetër në varrezat e fshatit Kabash Pukë

Varrezat myslimane te prejudhes Osmane kan disa vecanti pasi, ato dallojne nga njeri tjetri. Varrezat e kesaj prejudhe dallohen nga disa gur te cilet vendosen tek varri. Njeri vendosen tek koka dhe tjetri tek kembet. Ne shumicen dermuese guri i vendosur tek koka ka : 1.   Eshte ne forme koke me madhesi dhe forme te ndryshme. Ne disa raste forma e kokes tregon se cfare ka qene personi ne fjal, psh; Kadi, Vezir etj. 2 .  Ka te shkruar "Ruhuna el Fatiha" (qe fton vizitoret te kendojne suren El Fatiha) 3.   Ka te shkruar vitin ne te cilin ka vdekuar (gjithmon me kalendarin e hixhrit) 4 .  Mund te kete edhe shenime te vecanta. Nga pika e pare qe eshte forma si koke e rrubullaket kuptojme poziten qe personi ne fjal ka pas. Nese forma eshte e trashe dhe e madhe tregon qe ka qene Hoxhe, ose Kadi ose Gjykates (Hakem) Tek ky gure i fotografuar tek varrezat myslimane te fshatit Kabash te rrethit te Pukes  shkruan : " Rasim Vamik bin Selman " Lil...

Qerret,me rastin e nisjes se punimeve te Xhamise

Xhamia Iballe

Xhamia e fshatit Iballe,Puke Fotografi qe e kam bere ne muajin korrik 2012

Fotografi te disa imameve Pukjan

Keto fotogafi jan grumbulluar nga une ne kuader te pergatitjes per botimin e nje libri mbi fene islame ne rrethin e Pukes nder vite.