Adem Ademi (1966-2022) Qyteti që vuante mungesen e xhamisë Interviste me Imam Mr.sc z. Adem Ademi I nderuar imam Ademi, përpara se të flasim mbi sherbimin tuaj në rrethin e Pukës na tregoni diçka mbi jeten e familjes suaj. Në Kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë , përball sheshit “ Bill Klinton ” në soliterin 17 katësh në katin e 6-të,hyrja e katërt, në lagjen e mirënjohur Lakrishtë , banon hoxha Mr.sc Adem Ademi me familjen e tijë të ngushtë gjashtë anëtarëshe. Hoxhe Ademi rrjedh nga një familje me tradit të gjatë të besimit islam si në vijen vertikale po ashtu edhe në atë horizontale, po ashtu vazhdon traditen familjare të arsimimit në drejtimit islam brez pas brezi dhe kontributin e gjithanshënë zhvillimin dhe shtrirjen e besimit islam. Babai i Ademit, haxhi Fazliu po ashtu kishte qenë nxënës i Medreses së Gjako...