Skip to main content

Posts

Vizite ne Bashkesin Islame te Kosoves

Ne fotografi: Gezim Kopani (Myfti i rrethit Puke) dhe Naim Ternava (Myfti i Bashkesise Islame te Republikes se Kosoves)  Me date 12 prill 2017 sebashku me nje grup te Myftinise Puke kisha nderin te zhvilloja nje vizite ne Bashkesin Islame te Republikes se Kosoves. Aty u pritem nga Myftiu Naim ef. Ternava. Takimi kaloi nen nje atmosfere vellazerore dhe falenderimi. Qellimi i vizites ishte krijimi i urave bashkepunuese mes Myftinise Puke dhe Bashkesise Islame te Republikes se Kosoves. Takimi i publikuar ne web faqen e Bashkesise Islame te Republikes se Kosoves Prishtine, 12 prill 2017 Myftiu i Republikes se Kosoves Naim ef. Ternava priti ne takim nje delegacion nga Myftinia e Pukes i kryesuar nga Myftiu z. Gezim Kopani . Ne kete takm Myftiu Ternava njofoi Myftiun Kopani me punen dhe aktivitetet e Bashkesise Islame te Republikes se Kosoves , si dhe me sfidat me te cilat ballafaqohet ky institucion. Ai po ashtu shprehu falenderimin dhe çmai lart bashkepunimin shume te mire qe ka me ...

Ne vijim te grumbullimeve te fakteve historiko islame ne rrethin e Pukes

Vijon puna per grumbullimin e materialeve historiko islame ne rrethin e Pukes. Sebashku me prof.Xhemal Meç dhe banore (Ali e Qazim) te fshatit Qerret Puke. Qerret me; 29.03.2017 (Pamje nga fshati Qerret Puke)

Mejtepi i xhamisë së fshatit Qerret , Pukë

Muret e vjeter te xhamise se fshatit Qerret, Puke Nga: Gëzim Kopani    (Myfti i rrethit Puke) Rëndësia e Mejtepit të Xhamisë së fshatit Qerret Pukë  Abstratkt “ Në Myftininë e Pukës një ndër Mejtepet më të njohura ka qenë ai i fshatit Qerret. Sipas të dhënave të besimtarëve mysliman të fshatit Qerret del se;“Mejtepi i fshatit Qerret është hapur në shekullin e  XVIII .” Në këtë Mejtep janë dhënë mësime mbi Kur’anin, ilmihalin, historin islae madje edhe këndim e lëxim në  gjuhën shqipe. Me miratim të Myftinisë Pukë Mejtepi i fshatit Qerret sherbeu për katër vite si shkollë duke u regjistruar kështu e para shkollë shqipe në fshatin Qerret e njohur nga ministria e arsimit e asaj kohe. Në këtë shkollë njëkohësisht edhe mejtep kanë dhënë mësim; Imam  Qazim Nushi ,  Nik Draga ,  Idriz Qanga  etj.” Mejtepi i xhamisë Qerret Pukë është një ndër Mejtepet më të njohura të Myftinisë Pukë. Sipas të dhënave Mejtepi i xhamisë Qerret-Pukë ka ...

Babai dhe keshillat e tij

O biri im! Kam shijuar te mira por nuk kam gjetur me te mire se shendetin. Kam shijuar te hidhurat por nuk kam gjetur me te hidhur se sa te kerkosh nga njerezit. Kam mbart hekurin, por nuk kam gjetur me te rende se sa borxhin. Kam pare te pasurit por nuk kam pare me te pasur se sa ia qe eshte i kenaqur me ate qe i ka caktuar Allahu per te. Kam provuar durimin dhe kam shijuar te keqen, por nuk kam pare me te forte se sa varferine. Me kane armiqesuar njerezit dhe nuk kam gjete me armik se sa nefsin (unin) tim. Kam veshur rrobat me te shtrenjta, por nuk gjeta rrobe me te mire se sa devotshmeria. Kam degjuar te flasin shume , por nga heshtja kam mesuar me shume. Jam gjunjezuar para shume sfidave por kur jam gjunezuar per Allahun jam lartesuar. Hapa shume dyer, por nuk u mireprita si ne deren e pendimit.

Fotografi te vjetra, Shkoder dhe Durres

(Shkoder vit i papercaktuar)  Xhamia e plumbit Shkoder  Durres 1914

Profeti Sulejman a.s. dhe ndodhia e liqenit

Tregohet se nje dite profeti Sulejman a.s. qendronte ulur ne breg te nje liqeni. I terheq vemendjen nje milingone me nje koker gruri duke e rasportuar drejt liqenit. Me te arritur ne breg del nje bretkose e cila hap gojen ku hyn milingona me pas bretkosa zhytet ne uje, nderkohe qe profeti Sulejman fillon te analizoj i habitur nga ajo cfare shikoj. Me vone bretkosa del nga uji dhe vendoset ne breg, hap gojen dhe milingona kercen jasht, por pa kokrren e grurit. Sulejmani i thirri dhe i merr ne pyetje se cfare ishte gjith kjo levizje, cfare ndodhi ? Milingona i pergjigjet: O profet i Zotit! Ne thellesi te liqenit gjendet nje shkemb e brenda tij nje zgaverr boshe. Ne te jeton nje krimb i verber te cilin Zoti e ka krijuar ne ate vend. Ai e ka te pamundur te dal jasht e te kerkoje ushqim. Prandaj Zoti me ka ngarkuar mua ta furnizoj me ushqim. Po ashtu edhe bretkosa e cila me mban ne gojen e saj ku nuk me prek uji dhe me dergon zgavra. Aty ajo hap gojen dhe une i coj krimbit kokren e grurit. ...

Hadithe mbi sadakanë

Profeti Muhamed a.s. ka thene: "Kerkoni miresin e Allahut duke dhene sadaka. " " Isteinu ala rizki bisadekati." Ndersa ne nje thenje tjeter thote: " Isten zilur rizka bis sadekati." dmth: "Lutuni per rrisk duke dhene sadaka ." Profeti Muhammed a.s. ka thene: " Nuk ka sadaka me te dashur tek Allahu xh.sh. se sa fjala e vertet. " (Ahmed) Profeti Muhammed a.s. ka thene: " Çdo mysliman qe mbjell ndonje peme apo bime, dhe prej saj ha ndonje shpeze apo njeri, ajo do te jete per ate sadaka ." (Muslimi) Profeti Muhammed a.s. ka thene: " Muslimani i cili mbjell ndonje peme, frytet e se ciles i shtrytezon njeriu (per mire), apo ndonje kafshe a shpend, kjo do ti shkruhet si sadaka ." (Muslim) Profeti Muhammed a.s. ka thene: " Ate qe njeriun e shpenzon per mbajtjen e familjes se vet, kjo gje i llogaritet sadaka ." (Mesudi r.a.) Profeti Muhammed a.s. ka thene: " Fjala e mire , e embel eshte sadaka ." (Buh...

Dimer i ashper ne rrethin e Pukes

Dimer i ashper ne rrethin e Pukes me date 5 & 6 janar 2017, temperatura -17 C. Nderkoha pas kesaj date temperaturat kan shkuar mbi -20 C.

Pushteti dhe interesi ti mbyll syt (per Sirin)

Pushteti dhe intresi ti mbyll syt. Edhe pse ekzistojne me miliona fotografi e video te masakrave te ndodhura ne Siri ata nuk arriten te ndikojne tek shtet e OKB-se per te ndaluar kete tragjedi. Lutjet le te shkojne per femijet, grat, te moshurarit e Sirise te cilet po vuajne tmerresisht. Te lusim Zotin e Gjithesise qe sprova te till mos perjetofshim ne, Shqiperia e asnje vend i botes. Gezim Kopani 15.12.2016

Xhami qe nuk duhet harruar

Xhamia qe nuk duhet harruar... Falenderim Bashkise Puke qe ka  vendosur kete tabele duke shpresuar ne vendosjen e disa te tjerave qe kane vlere jo vetem per besimtaret mysliman por edhe me gjere per shkak te rolit qe xhamiat kan luajtur ne te mire te Atedheut dhe jo vetem. Gezim Kopani Dt.16/11.2016

Xhami ne Akropolin e Athines

Edhe pse kam publikuar fotografi te cilat tregonin se sa xhami ka pas Selaniku por nuk kisha hasur kete qe Akropoli i Athines te kish pas xhami. Skicim i vitit 1670

Pershkrim i shkurter i jetes se Shuajb Muharrem Arnauti

Shuajb Muharrem Arnauti 1928 - 2016 " Gjaku me leviz ndryshe kur them se jam shqiptar, dhe se vet emri dhe llagapi im deshmon se jam shqiptar ." (Shuajb Muharrem Arnauti) " Pavaresisht koheve te erreta qe kaloi vendi (shqiperia) duhet qe sot te zgjoheni dhe te ruani amanetin e te pareve tuaj. Qendroni , mos e leni kete fe (islamin). Rune besen e te pareve tuaj. "(Shuajb Muharrem Arnauti, Xhamia Parruce Shkoder 08.07.2011) Shuajb Arnauti lindi ne vitin 1928 ne Damask te Sirise . Origjina eshte nga qyteti i Shkodres . Ai u be i shquar shume shpejt duke marr mesime te vyera nga dijetari tjeter shqiptare Sulejman Gavoçi i cili i mesoj gjuhen arabe. Me pas Arnauti iu perkushtua mesimeve te jurisprudences islame. Ne vitin 1958 ne Damask merr drejtimine biblotekes islame ne sektorin e hadithit te cilen e drejton per 20 vjet. Pasi kalon ne Jordani ku ne vitin 1982 fillon punen si Pergjegjes per Vertetesin e Hadithi ne nje prej shtepiave me te njohura botues...

Liria e besimit ne kohen e Perandorise Osmane 1712 - 1866

Liria e besimit fetare ne prejudhen e Perandorise Osmane 1712-1866 Ne vitin 1712 Sulltani leshon nje Ferman mbi te drejtat e zoterimit te pronave te prifterinjeve te Delvines . Ne vitin 1736 Porta e Larte leshon Ferman ku Sulltani urdheron mosnderhyrje ne ullishten e nje te krishteri. Ne vitin  1849  Sulltani nepermjet nje Fermani udheron te rindertohet kisha e e  Elbasanit . Ne vitin  1850  Fermani i Sulltanit udheron ndertimin e Katedrales se Madhe te  Shkodres. Ne vitin  1853  Fermani i Sulltanit udheron prefektin dhe kadiun e Beratit qe te njohe te drejtat e kerkuar nga Mitropoliti i  Beratit . Ne vitin  1856  ne nje Ferman te Sulltanit shkruan: " Meqenese katoliket e  Durresit  nuk kane nje faltore dhe meqe jane lutur ta nderojne nje kishe, jap lejen qe te ndertohet ne nje vend te pershtatshem, sepse keshtu eshte deshira ime, qe te gjithe qytetaret te gezojne qetesi te plote. Udheroj qe te mos i behet...

Janin 1924

Janin 1924

Grupi artistik i fshatit Iballe

Grupi artistik i fshatit Iballe 1959

Lezhe, Xhamia e vjeter Selimije

Xhamia e vjeter Selimije ne Lezhe. Vit i pa percaktuar Lezhe 1914

Drenica Kosove 1910

Drenica - Kosove 1910

Fshati Meçe (foto)

Pamje nga fshati Meçe-Puke (11.10.2016)

Abetare e Sami Frasherit , 1909

(Abetare e Sami Frasherit . Stamboll 1909)

Historia e besimit mysliman në fshatin Flet

Myftiu i Pukes Gezim Kopani pas nje takimi me besimtaret myslimant te fshatit Flet Historia e besimit mysliman në fshatin Flet, Pukë Nga:  Gëzim Kopani  ( Myfti i Pukës) Fshati  Flet  ndodhet rreth një orë larg me makin nga qendra e qytetit të  Puk ë s . Edhe pse jo shumë i madh është ndër fshatrat më të njohur dhe më të përmendur në rrethin e Pukës dhe më gjërë. Sipas të dhënave rreth vitit  1888  ky fshat thuhet të ketë pasur rreth  35  shtëpi  myslimane dhe  4  të besimit katolik.[1] Nga disa të dhëna të grumbulluara rreth viteve  1920-1929  del se fshati  Flet  të ketë pasur rreth  34  shtëpi nga të cilat  9  të besimit katolik.[2] Si myslimanet  ashtu edhe katoliket janë fis me  Iballen , ku myslimanet quhen " Buçagjegjaj " ndërsa katolikët " Pergjegjaj ".[3] Nga ana adm...

Qyteti i Pukes 2016

Pamje nga lart i qytetit te Pukes. Viti 2016

Kalaja e fshatit Flet , Pukë

Nga:  Uke Sinani  " Malziu Veshtrim historik-etnografik"  Kukes 2014 Keshtjalla e "Leks",Flet  dhe gjurme te rruges Malzi-Prizren (Kalaja e Fletit ,planimeteria,skice) Keshtjellen e  Fletit  e permend  Gjon Muzaka  si nje fortifikim te ndertuar nga  Leke Dukagjini . Keshtjella eshte me permasa 32m x18 m dhe ndodhet ne nje kurriz te ngushte qe zgjatet nga lindja ne perendim. Ne lindje te tij jane gjurme te murit te cilat nuk ndiqen dot midis shkembinjve. Ne veri dhe jug kurrizi zbret per nga 200m ne perroin e Benes dhe ate te Fletit me pjerresi rreth 45%. Ne keto dy ane muri mund te ndiqet vetem si trase. Me mire prej tij ruhet balli i ngushte perendimor 14 m i gjate dhe 1.2 m i gjere. Ne skaj te tij ndodhet nje kulle ne forme gjyshmerrethi me diameter rreth 4m. Muratura eshte e rregullt, e punuar me gure te thyer me madhesi mesatar, te lidhur me mjfat llaç gelqerje. Ne mur shihen dhe vrimat e rrjetit te drunjte te perforcimit. ...

Xhamit e; Tivarit, Kretes, Selanikut, Jagonines (foto)

 Selanik 1863  Krete,Greqi  Tivar 1863  Krete,Greqi Jagonine

Islami dhe Kazaja e Pukës

Harta Osmane e katër Vilajeteve Që n ë  krye të herës gjatë  periudhen Osmane  Puka e cila n ë  disa raste njihet me emrin Dukagjin ishte pjesë e  Vilajetit të  Shkodr ë s. [1] . Fillimisht zona e Pukës me rrethin u shpall Nahi dhe me vonë ajo shpallet   Kaza . Gjatë këtyre zhvillimeve rol të veçantë luajti besimi islam i cili në trojet shqiptare erdh si rezultat i shumë levizjeve politike të shek IV . [2] Për shkak të politikes së  Perandorisë Romake  besimi i krishter u nda në dy grupime politike  a). Lindore dhe b). Perendimore . E thnënë ndryshe të krishteret me prejardhje helene dhe asaj me prejardhje latino romane. Kjo bëri që në vitin 1054  besimi kristian të ndahet në grupime të medha; a). Kisha Katolike   b).  Kisha Ortodokse . [3] Kjo ndarje ishte tmerrsisht e ashpër. Dy grupimet krijuan luftrat të ndryshme duke ndarë kështu territore, zonat e influencës, ushtri etj. Kj...

Jenikale (Dukagjin - Pukë) përshkrim nga Evlija Çelebi

Qe ne zanafilen e saj ne periudhen Osmane Puka e cila ne disa raste njihet me emrin Dukagjin ka qene pjese e vilajetit te Shkodres.[1]. Ne fillim rrethina e Pukes u quajt Nahi ndersa me vone Kaza . "... Nga Ulqini shkova ne Shkoder e prej andej ne Bushat, prane Pashes , i cili me dha 13 mije grosh, te gjitha monedha te arta veneciane, kundrejt borxhit te Meleq Ahmed Pashes... Te gjitha keto i regjistroi  ne letren qe me dha per Meleq Ahmed Pashen. Pastaj me fali edhe mua 300 munedha floriri veneciane, si dhe disa dhurata te tjera si nje at, nje jatagan si dhe nga 10 cope florinje, nje cope cohe e nga nje stof te gjithe njerezve te mi. Pasi dha edhe disa shoqerues me vete, u ndava nga Beu dhe u nisa nga Shkodra per ne Stamboll. " Ulqini , Shqiperia; para tre shekujsh faq. 147 Autori ne kete udhetim ndesh edhe dy keshtjella te Dukagjinit ; Muthin (kjo fortese ka mundesi te jete Deja ose Kabashi ) e Jenikala . Per parin (te paret e vendit) ai thote: "Eshte nje nde...