Skip to main content

Posts

Imam Shaban Rexha me Ali Bytyçin

Ne fotografi eshte imam Shaban Rexha sebashku me Ali Bytyçin. Shaban Hoxha eshte ai me kapele. Kjo fotografi i perket vitit 1940

Imam Asllan Hoxha

Ne fotografi eshte Imam Asllan Hoxha i cili ka qen imami i pare qe ka sherbyer ne xhamin e Rrypes Puke.

Takim ne Fushe-arrez me nxenesit e Kur'anit

Po te ishte bere Xhamia e Fushe-arrezit nuk kan pse keto djem dhe vajza te reja te bejne mesim dhe takime jasht. Mire tani qe eshte verem po ne dimer? (Gjate takimit ne Fushe-arrez me nxenesit e kursit qe organizohen nga Shoqata Bashkesia Kultura Islame Puke e mbeshtetur nga shoqata Istanbul date; 21.08.2015)

Islami ne rrethin e Pukes.Varrezat e vjetra myslimane ne Hadroj te Pukes.

Hershmeria e fese islame ne rrethin e Pukes sipas te dhenave popullore thone se eshte mbi 520 vjeçare. Kjo mund te forcohet nga vete fakti se ne rrethin e Pukes ka varreza te vjetra mbi 300 vjeçare. Jam duke punuar per grumbullimin e ketyre fakteve. Ne kete fotografi jane varrezat e vjetra te lagjes Hadroj te zones se Rrapse,Puke. Fotografi e bere nga Gezim Kopani me date: 26.08.2015

Xhamia e vjeter e fshatit Kryezi

Muret e vjeter te xhamise se fshatit Kryezi, Puke Xhamia e vjeter e fshatit Kryezi ndodhet ne zonen ish-komun Qaf Mali, Fushe Arrez - Puke.  Sipas banoreve mysliman te fshatit Kryezi, Xhamia e ketij fshati eshte ndertuar rreth  300 vite me pare. Ajo u ndertua me kontributin e vete besimtareve mysliman te ketij fshati. Ndersa nje e dhene tjeter thuhet se ajo me pare ka qene Mesxhid dhe para 100 vitesh ajo u perdore si xhami. [1]. Prane xhamise ka qene dhe  Mejtepi i Xhamise Kryezi ku kan mesuar femijet e myslimaneve te fshatit Kryezi. Ky Mejtep mbahet mend per dy fakte; a). Aty u arsimua Nel Ismail Aga , imam i ardheshm i xhamise Kryezi. b). deri nga mesi i shek. XX afer Mejtepit ka qene nje qershi e cila eshte quajtur Qershia e Mejtepit . Toponim tjeter i xhamise se fshatit Kryezi eshte dhe " Qarri i Xhamis "*.  Planimeteria e tokes se xhamise se fshatit Kryezi, Puke Sipas Halim Hoxhes (Avdylit) Mejtepi kishte permasa 8x10 m. Ishte njekatesh. Aty arsimohe...

Rendesia e falenderimit

Falenderimi eshte fjala me e bukur me te cilen shpreh mirenjohje dhe respekt. Ndaj myslimanet falenderoj me ibadet Allahun xh.sh. per miresit qe ua ka dhene.  Falenderimet jane disa llojesh por do ndaloj tek dy nga keto; a) Falenderimi ndaj Krijuesit te Gjithesise (Ai qe na ka dhene te mirat e panumerta) b) Falenderimi ndaj atij personi qe te ndihmon. a) Ai qe beson Allahun xh.sh. cdo pune e fillon me emrin e Tij. Po ashtu per cdo miresi dhe jo vetem myslimani falenderon vetem Allahun xh.sh. Ky lloj falenderimi perkufizohet me termin " Hamd " pra lavderim i Allahut xh,sh. Falenderimi eshte nga ato vepra qe Allahu xh.sh e do meseshumti. Pikerisht per kete Allahu xh.sh na ka vendos ne cdo namaz edhe suren El-Fatiha ku thote: " Falenderimi i takon vetem Allahut, Zotit te boteve! " (El Fatiha;01) Per cfare e falenderojme Allahut xh.sh? E falenderojme Allahu xh.sh per miresit qe na ka dhene. Ai na ka sjell ne kete bote, Ai na ka dhene shpirtin, bukurin e trupit...

Nje panorame me kuptim !!!

Te gjithe duhet te lusim Zotin qe te kemi jete te bukur, me besim ne Krijuesin e Gjithesise. Me familje e shoqeri te paster dhe te jemi çdo here me zemer te paster.

Islami në Pukë viti 1523

Salnami i Vilajetit te Shkodres  Thuhet se perhapja e  fese isla me ne rrethin e Pukes haset pas vitit  1495  , kjo duke u forcuar ne vitin  1523 . Familje fisnike qofte ne Puke (Dukagjin) por dhe ne Fisin (Bajrak) e fshatit Kabash-Puke behen mysliman duke luajtur keshtu rol kryesor ne hapjen e besimit islam. E njejta gje ndodhi dhe ne Malzi. Rreth vitit 1858 Osmanet krijuan " Sanxhaqet " me kete rast Shkodra shpallet Sanxhak. (S.Pulaha) Ne krye u vendos Sanxhakbe Koxha Jusuf Beu dhe thuhet se ai ishte  i pari i oxhakut ne Bushatlinjet. ( Hamdi Bushati " Shkodra dhe motet (tradite, ngjarje, njerez) " v. II, Shkoder ,"Idromeno" 1999) Ne kete kohe Puka,   Iballja e Spasi u shpallen " Nahi " (lagje) te sanxhakut te Dukagjinit  me qender ne Shkoder dhe me vone qender ne Sanxhakun e  Pejes.  (Thuhet se Puka per nje kohe ka qene pjese e Saxhakut te  Prizrenit ) Sipas organizimit te asaj kohe ne krye te krahinave qendronte " Zotini...

Ramazan 2015

Lojtaret e K.F. Terbunit ne xhamin e Pukes.

Nje pjese e lojtareve te  K.F. Terbunit ne xhamin e qytetit te Pukes per faljen e namazit te xhumase. 15 maj 2015

Venecia:Perkohesisht Kisha kthehet ne Xhami

Qyteti i Venecias, aty ku jetojne rreth njezete mije mysliman. Ne qytetin e Venecias jeton nje komunitet mysliman i cili kap shifren e njezet mije banoreve. Prej kohesh ata kan kerkuar te drejten e te pasurit te nje xhamie,e drejte e cila asnje here nuk eshte dhene. Por me 10 maj 2015 disa media italiane kan publikuar lajmin se Kisha e Santa Maria della Misericordia eshte kthyer ne nje xhami te mirefillte fal idese se artistit Christoph Buchel. Sipas artistit xhamia do qendroj e hapur disa muaj ne kuader te shkembimit te artit dhe kultures me dy qyteterimeve. Ceremonia e kthimit te Kishes ne Xhami ka terhequr vemendjen e gazetareve vendas,qytetare si dhe shume turiste. Nuk jane te pakta rastet ku ne Venedik figura te politikes dhe jo vetem perdorin kauzen e myslimaneve per interesat e tyre. Nderkoh kreu i Komunitetit Mysliman per Venedikun Muhamed Amin Al Ahdab eshte shprehur ne emer te myslimaneve se: "Myslimaneve asnje here nuk u eshte dhene drita jeshile per te pasur nj...

Çfare ndodhi nje nate para termetit ne Nepali?

Sipas burimeve informative nje nate para se te ndodhte termeti ne Nepali jane mbytur ne menyre makabre rreth 250,000 kafshe (lop, dele,buaj etj). Nepalasit besojne ne idhuj, ku ne nje ka shume te tille.Besimi ne kete vend eshte i ndare ne Hinduizem dhe Brahmanizem.(besimet e tjera jene ne pakice). Fare lehte tek te dyja mund te gjesh qindra idhuj qe ata i konsiderojne Zot si dhe qindra hymne qe u kendohen ne forma dhe moledi te ndryshme. Sipas tradites Nepalasit ne shenje respekti, u detikojne ketyre idhujve qindra e mira kurbane. Sipas informacioneve vetem ne Nepali ekzistojne mbi 1000 idhuj te tille. Ne Nepal ekziston nje tempull i quajtur Gadimait ku sipas tyre, aty ndodhet edhe perendesha e fuqise. Nepalasit besojne se duke flijuar kafshe per perendeshen, ajo do ju sjell miresi dhe siguri. Ne lidhje me ato qe u besojne idhujve Allahu xh.sh thote: "E ata qe ju i luteni pos Tij (Allahut), ata nuk kane mundesi per ndihme ndaj jush e as veten ta ndihmojne." (El A...

Pse keto argumente ne Nepali?

Ne Nepali shenohen mbi 5000 viktima, por Allahu xh.sh nuk e beri pjese te kesaj kete foshnje. Argument per ata qe mendojne.

Doreshkrim i imam Shaban Rexhes, Hoxha

Doreshkrimin te cilin po ju publikoj eshte i imam Shaban Rexhes. Ne doreshkrim ai ka te shenuar disa tema ne lidhje me ceshtje te ndryshme islame si dhe disa dua (lutje) duke permendur rendesin e tyre. Ne kuader te grumbullimit te materialeve dhe fakteve historike islame ne vitin 2006 kam arkivuar edhe doreshkrimin e imam Shaban Rexhes i cili ndodhet ne Myftinine e Pukes dhe permban 27 faqe.  "Shaban Hoxha u lind ne fshatin Lajthize te Pukes me 9 nentor 1901. Rreth vitit 1916 u regjistrua ne Mejtepin e Kabashit ku mori mesime islame nga imam Sadik Prishtina. Ne vitin 1924 Myftinia Puke e emron Imam ne xhamin e fshatit Micoj ne po te njetin vit ai vendos te hap Mejtepin e fshatit Micoj te cilin me vone e kthen ne shkolle te mirfillte duke qene mesues i emruar nga Ministria e Arsimit.Ne vitin 1944 emrohet sekretar i N/Prefektures se rrethit te Pukes. Rreth vitit 1958 ai emrohet imam ne fshatin Lajthize. Imam Shaban Rexha vdiq me 18 qershor te vitit 1976." Shenim: Ky es...

Diskriminohen myslimanet pukjan

Diten e marte dt.31.03.2015 ne qytetin e Pukes u promovua albumi fotografik me titull: "Ne syte e mi" dhe ne faqen 49 shkruan: "Banoret e Pukes jane besimtare katolik". Ky album fotografik eshte botuar nga OSCE/OSBE prezenca ne Shqiperi.  OSCE/OSBE  duhet ta dij qe ne rrethin e Pukes ka edhe besimtaret mysliman , madje jo vetem nje nje fshat apo zone por ne shume vende.

Eklipsi si argument

Eklipsi eshte nje nga argumentet te cilat Allahu xh.sh nepermjet tyre ua terheq vemendjen njerezimit qe te jene te vemendshem ne adhurimet ndaj Allahut xh.sh. Kemi dy lloj eklipsesh -Eklipsi i diellit -Eklipsi i henes Per te dy rastet falet namazi i eklipsit ose i zenjes se diellit apo te henes. Ai namaz ka dy rekate. Namazi i eklipsit eshte namaz qe e ka praktikuar dhe keshilluar Profeti Muhammed a,s. Shkenca ka pohuar se; Sikur dielli te ishte me afer tokes, cdo gje do shkaterrohej nga nxehtesia e madhe, dhe e kunderta sikur vetem pak me larg te ishte dielli nga toka cdo gje ne toke do te kthehet ne akull. Po ashtu nese hena do i zinte vendin diellit, ose thene ndryshe driten diellit jeta ne toke nuk do ekzistonte. Pra kush eshte ai qe i mban kaq te perpikt ne vendin e tyre diellin, henen dhe shume planete te tjera? Ai eshte Allahu xh.sh! Allahu xh.sh thote:   ". ..dielli udheton per ne kufirin e vete. Ai eshte udhetim i percaktimit te Allahut xh.sh ." (Jasin) Alla...

Djali ne enderr dhe surja Ihlas

Tregohet se dikujt i vdes djali dhe ate nate ne enderr, ai njeri shikon se djali i tij ishte i lidhur me zinxhire dhe po denohej ne zjarrin e xhahenemit. Ky njeri merzitet nga kjo gje  por nuk kishte se cfare  te bente per ta shpetuar djalin e tij. Ai qante vazhdimisht per kete gje. Naten tjeter ai e sheh perseri djalin e tij ne ender por kete radhe djali i tij, ishte i lumtur sepse ishte futur ne xhennet dhe po shijonte miresite e tij. Me lejen e Allahut xh.sh ai e pyet te birin sesi shpetoi nga xhehenemi dhe sesi i fitoi keto miresi dhe i biri i pergjigjet: Ndersa nje njeri qe e lexon vazhdimisht suren "ihlas" po kalonte nga varrezat ku ndodhet edhe varri im, ai lexon tre here suren "ihlas" dhe iua dhuron kete lexim, shpirterave te te vdekurve qe preheshin ne varreze. Si respekt ndaj leximit tre here te sures "ihlas", Allahu xh.sh krijon nje drite te tille e cila nuk krahasohet me miresite qe une fitova.

100 vjet nga lufta e Canakkales( 1915)

Shqiptaret qe shkuan per te luftuar ne mbrojtje te Canakkales ne Turqi 1915

Gjuetari dhe zogu

Nje here nje burre ze nje zog. Zogu i thote: "O njeri! Ju keni ngrene shume keca e viça dhe nuk je ngopur, e si mund te ngopesh me kaq pak mish qe kam une? Prandaj me lesho! Nese me leshon do t'i jap tre keshilla qe do te duhen ne jete. Per ta bindur qe ta lironte zogu i thote: Dije se keshillen e pare do ta theme teksa jam ne doren tende, nese me liron do ta them te dyten mbi çatin e shtepis tende ndersa te treten nga pema. Po me lirove keshillat e mija do te bejn te lumtur. Burri pranoi. Teksa ishte ne dorren e burrit zogu i thote: Keshilla e pare eshte: "Mos u beso gjerave qe te thone pa u menduar mir." Duke vlersuar si keshill me vend burri hap doren dhe zogu fluturon mbi çatin e shtepis. Nga çatia zogu i thote: Keshilla e dyte eshte; "Mos u pikello per ate qe ka kaluar", pasi ne trupin tim kisha nje thesar (zgjuarsi) i cili peshon dyzet gram, por e humbe per shkak te pazgjuarsise tende. Burri u merzit shume, por zogu i thote: A nuk te thash mos u m...