February 15, 2016

Vlera e fjalës BISMILAH


Tregohet se nje grua e kishte bere pjese te jetes se perditshme shprehjen e fjales: " Bismilah ! " qe do te thote: Ne emer te Allahut ! Ajo diten , punet apo fjalet i fillonte me kete shprehje mirepo burri i saj nuk besonte madje ishte mezituar nga kjo fjale duke thene: Çfate te mire te sjell?
Burri vendosi te provoj dhe te mashtroj bashkeshorten e tij. Nje dite ai i jep bashkeshortes nje pako duke i thene qe ta vendos ne ate vend ku ai deshironte.
Bashkeshortja me urtesin e saj dhe besimin qe e karakterizonte  e vendos pakon tek vendi qe bashkeshorti i kishte thene duke e shoqeruar me fjalen: " Bismilah !" Qe ne kete rast kjo do te thote: E le kete pako ne dore te Allahut xh.sh!
Gjate kesaj kohe burri ne fshehtesi shikonte levizjet e bashkeshortes dhe pasi u sigurua qe pakoja eshte vendosur ku ai i kishte thene , fshehurazi merr pakon dhe e hedh nje pus.
Pas nje kohe burri i thote bashkeshortes qe tia sjell pakon e fshahur.
Bashkeshortia nuk ishte ne dinjeni per veprimet tinzare te burrit dhe me qetesin e saj niset per te marr pakon. Kur arrin tek vendi ajo duke thene Bismilah zgjate doren per te marr pakon. Pikerisht ne kete moment Allahu xh.sh. urdheroi melekun qe ta marr me shpejtesi pakon nga pusi dhe ta vendos aty ku gruaja e kishte len. Sapo ajo zgjati doren mori pakon dhe normalisht ia dorezoi bashkeshortit.
Burri mbeti pa fajle dhe u pendua shume dhe sinqerisht tek Allahu xh.sh dhe kurre me nuk e perbuzi bashkeshorten e tij dhe madheshtin e fjales Bismilah !

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kush do qe Allahu ta shpetoj nga zebanit le te thote Bismilah, qe Allahu ta mbroj me cdo shkronje te kesaj fjale (19 shkronja, aq sa eshte numri i rojtare te zjarrit), sepse meleket prej fajles Bismilah marrin forcen dhe prej asaj fjale zbuten." (Ibn Mesudi)

Ebu Bekri r.a. tregon se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Fjala Bismilahir Rahmanir Rahim eshte kopshte prej kopshteve te xhennetit. Çdo shkrojne ka kuptim dhe domethenje te veçante." 

Pergatiti
Gezim KOPANI

Mesoni me shume duke klikuar: Ndodhi 


February 14, 2016

Lutja e Profetit Ibrahim a.s. për vdekjen


Transmetohet se Profeti Ibrahim a.s. ju lut Allahut xh.sh duke thene:
"O Zoti im! Me lajmero kur te me afrohet vdekja, ne menyre qe te te adhuroj me shume!"
Kaluan vite dhe Allahu xh.sh nuk i kthen pergjigje lutjes se tij.
Nje dite Profeti Ibrahim a.s. e pyet Allahun xh.sh per shkakun e mos kthimit te pergjigjes. Allahu xh.sh. i thote: "Miku im! Lajmetari i vdekjes ty te ka ardhur shume vite me pare. A nuk e keni vene re?
-Jo, i pergjigjet Ibrahimi a.s. !
Allahu xh,sh i thote:
-"A nuk e sheh veten o Ibrahim? Mjekra dhe floket te jane zbardhur. Keto jane lajmetaret e vdekjes."

Pergatiti
Gezim KOPANI