Skip to main content

Posts

Çfarë do që të bësh, atë do gjesh

Tregohet se ne nje fshat jetonte nje plak i varfer i cili kur i dilnin njerezit perpara u thoshte: " Çfare do qe te besh, ate do gjesh! " Nje dite qelloj qe keto fjale tia thote nje gruaje e cila e inatosur vendos ta heq qafe plakun. Ajo pergatiti nje byrek brenda te cilit i hedh helm. Kur degjon plakun i del pare dhe i thote: -Kete byrek e kam bere enkas per ty!  Plaku i varfer i cili nuk ishte ne dijeni te asaj qe gruaja ka bere me byrekun, me miresjellje i thote: -Allahu xh.sh ta shperblefte! Plaku merr byrekun, e fut ne çant dhe vazhdon rrugen per ne nje vend tjeter. Gjate rruges ai ndalon te nje burim per te ngren byrekun dhe per te pire uje. Ne keto momente vjen nje ushtar i lodhur dhe i cili per shkak te uris i thote plakut; -Po vdes nga urija. Te lutem, a me jep pak nga byreku yt? Plaku kur shikon gjendjen e ushtarit ia jep gjithe byrekun, ndersa vete nxjerr nje kore buke te thate, e fut ne uje dhe me pas fillon ta haje. Pasi ushtari perfundoj byrekun, pi uj...

Sadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve

Nga: Gezim Kopani (Myfti i rrethit Puke)  Hoxhë Sadik Prishtina ( 1892-1977) Jeta në Kosovë Imam Sadik Prishtina u lind më 25 shkurt 1892 në fshatin Kraishtë që ndodhet në perendim të Lipjanit në Kosovë rreth shtatëkm larg. Babai i Sadikut quhej Hasim ndersa nëna Qerime . Familja Prishtina nga pesë fëmijë që kishin, Sadiku ishte më i privilegjuari pasi ndryshe nga fëmijet e tjerë Sadiku ndoqi rrugen e diturisë. Sadiku i përkrahur nga i ati u rregjistrua në shkollen fillore, pikërisht në Mejtepin e Janjevës . Sadiku nga dashuria për dije islame bënte çdo ditë rreth 20 km udhetim drejtë mejtepit pa asnjë ankesë. Me përfundimin e mejtepit, Sadiku u regjistrua në shkollen Ruzhdije të qytetit të Shkupit për të vazhduar studimet para gjimnazit. Më pas ai u regjistrua në medresen e Prizrenit .  Gjatë qëndrimit në Prizren ai përveç aktiviteteve fetare merret edhe me aktivitete të tjera. I ndikuar nga kultura islame Sadiku sëbashku me disa shokë bashkëm...

Profeti Musa a.s. deshiron te di me ke do jete ne xhennet

Nje dite profeti Musa a.s. ishte ne malin Sina dhe po fliste me Allahun, i cili i thote: -O Musa! A deshiron ta njohesh ne kete bote shokun tend qe do te kesh ne xhennet? - Po, i pergjigjet Musai a.s. -Allahu xh.sh i thote: Shko ne filan qytet, ne filan lagje ke nje kasap me filan emer. Ja pra, ai kasap do te jete bashke me ty ne xhennet. Ai ka shume gabime , por per shkak te sherbimit qe i ben nenes, ajo me lutet mua dhe une e kam pranuar lutjen e saj.  Ai e fitoi kete grade me lutjen qe i beri nena e tij. Ai do te jete shoku yt ne xhennet. -Profeti Musa a.s. shkoi ne ate qytet dhe gjen kasapin qe i permendi Allahu xh.sh. Pa prezantua vetveten, i thote se eshte nje mysafir dhe i kerkon te qendroje nje mbremje ne shtepine e tij. Kasapi pranon dhe te dy bashke nisen per ne shtepine e tij. Mbasi arrijne ne shtepi, kasapi e vendos hz.Musa a.s. ne dhomen me te mire te shtepise dhe i thote: -Te me falesh pak. Ne shtepi kam nje mysafir tjeter qe ka ardhur perpar teje. Sa t'i she...

Dy fjale per librin "Shaban Rexhe Ahmeti-Njeriu i Puneve te mira"

Ne emer te Allahut, Meshiruesit, Meshirebersit! Me rastin e botimit te librit " Shaban Rexhe Ahmeti-Njeriu i Puneve te mira " qe flet mbi jeten e imam Shaban Rexhes , shpreh falenderimet me te mira per autorin e librit, i cili me deshiren e tij po sjell ne kujtesen tone dhe jo vetem, punet e hajrit qe ka bere imam Shaban Rexha.  Ky botim nxjerr ne pah vlerat dhe kontributin e Hoxhallareve te rrethit te Pukes te cilet dhane kontribute fetare dhe jo fetare. Imam Shaban Rexha me deshiren e tij u arsimua fillimisht ne “Mejtepet” e Pukes dhe nuk kalon shume kohe kur ai do fillonte sherbimin e tij si “Hoxhe” ne disa Xhami te rrethit te Pukes. Dashuria qe kishte per “shkollen” beri qe Shaban Rexha te hap per here te pare Shkollen ne fshatin Micoj ku emrohet edhe mesues. Keto dhe shume vepra te tjera vin tek lexuesit fale perkushtimit te autorit Idriz Ahmetaj . Veprat e imam Shaban Rexhes c do here do ngelin frymezim per teologet islam te Pukes si dhe te besimtareve mysliman....

Emrat e Allahut xh.sh. dhe rëndësia e tyre

Nga mesimet e Profetit Muhammed a.s. kemi se: Allahu xh.sh. ka bere me dije 99 emerat e Tij ne Kur'an ndersa emrin e njeqinde eshte ne Kur'an por nuk ka bere me dije se cili emer eshte. Ajo qe dim eshte se; "Kur Muhammedi a.s. bente dua ai vazhdimisht permende emrat e Allahut xh.sh. duke e kombinuar edhe me disa ajete te Kur'anit." Ne lidhje me emrat e Allahut xh.sh. Profeti Muhammed a.s. ka thene: " Kushdo qe meson permendesh 99 emrat e Allahut duke i besuar ato si dhe duke ditur kuptimin e tyre, do te futet ne xhennet ."  Duke pasur parasysh kete hadith vendosa te shtjelloj kete temem me qellim qe besimtaret te dine rendesin e emrave te Allahut xh.sh.  Kuptimi dhe rendesia e emrave te Allahut xh.sh.; 1. Er Rrahman  xh.sh ( I Gjithmeshirshmi ) Kush thote 100 here "Ja Rrahman" mbas cdo farzi te namazit, do jene te sigurte ndaj padijes dhe harreses. 2. Er Rrahim  xh.xh.  ( Meshireploti ) Kush thote 100 here emrin "Ja Rrahim" m...

Rendesia e mposhtjes se Nefsit

                                                        Po zhvillohej lufta e Hendekut, ndersa po luftonte imam Ali r.a. ven poshte vetes kundershtarin, armiku e peshtyn ne fytyre. Hz.Ali r.a.çohet menjehere dhe nuk e vret armikun. Armiku i habitur e pyet. Perse nuk me vrave? Aliu r.a. i thote: Jeta dhe pasuria jote jane haram per mua. Une nuk mund te te vras. Vetem ne lufte, Allahu mund te me jape leje qe te te vras. Pak me pare, ne lufte, une te munda, te ula poshte dhe u bera gati per te te vrare, mirepo kur ti me pershtyre, nefsi im u rebelua. Une vrava nefsin time per Allahun, sesa te te vrisja ty per nefsin. Ky eshte shkaku qe ti shpetove. Tregohet se per shkak te kesaj sjellje te hz.Aliut ky person ka pranuar fene islame. Perzgjedhur nga Gezim Kopani Vaiz i mbajtur ne Xhamine e qytetit  te Pukes 06.09.2013

Thenje nga Alija Izetbegoviç

" Dhe kur te perfundoj çdo gje, gjeja qe do na kujtohet nuk do jen fjalet e armiqve, por heshtja e miqve tane. "                                  Alija Izetbegoviç " Ata u ben ujqer, sepse ne u beme dele. " Alija Izetbegoviç " Une besoj se popullit ne vend te genjeshtrave te bukura, duhet tia tregojme te verteten, pavaresisht sa e shemtuar te jet ajo."  Alija Izetbegoviç " Deri tani kemi folur per demet dhe humbjet qe na i sollen te tjeret. Koha eshte qe te flasim per demet dhe humbjet qe ia sjellim vetvetes. Ky do te jete fillimi i pjekurise sone . " Alija Izetbegoviç " Nese vini ne pushtet ose ju ofrojne ndonje post , te ;  Keni kujdes sjelljen tuaj  Mos u beni mendjemedhenj Mos tju hy vetja ne qef  Mos merrni gjera te cilat nuk ju perkasin juve Ndihmoni te dobetit Perbahuni moralit Mos harroni se cdo pushteti i vjen fundi Cdo post a pushtet eshte perkohes...

Brigada e fshatit Meçe

Brigada e fshatit Meçe ne vitin 1969

Fotografi

Fotografi nga: Osman Turhan 2013

Urim me rastin e muajit Ramazan

Me rastin e muajit te bekuar te Ramazanit, uroj te gjithe agjeruesit: "Agjerim te lehte dhe te pranuar nga Allahu xh.sh. Qofte ky muaj, muaji i Rahmetit te Allahut xh.sh per te gjithe myslimanet!" Gezim Kopani

Meleket e Allahut xh.sh

Ne fene islam nje nder kushtet e imanit (besimit) eshte besimi ne Meleket e Allahut xh.sh. Melekët jane krijesa prej drita te cila perveçse çdo moment i bejne ibadet Allahut xh.sh. ato çdo here me perpikmeri zbatojne urdherat e Allahut xh.sh. Per kete Allahu xh.sh. thote: ".. .Zjarrin e mbikqyrin meleket e rrept dhe te ashper qe nuk e kundershtojne Allahun per asgje qe Ai (Allahu) i urdheron dhe punojne ate qe jane te urdheruar. " (Et Tahrim; 06)   Rreth krijimit te melekeve Profeti Muhammed a.s. thote: " Meleket u krijuan nga drita, xhinedet u krijuan nga flaka e zjarrit ndersa njeriu i pare Ademi a.s. u krijua nga pjeset e tokes ." Ne nje hadith tjeter kemi: " Meleket u krijuan nga drita e fuqise, ndersa shejtani (iblisi) nga zjarri ."  Nder meleket, Allahu xh.sh. ka veçuar kater prej tyre. Ata jane: Xhebrail (Xhibril), Mikail (Melik), Israfil dhe Melekul Meut (Azrail).  Xhebraili ka detyren e shpalljeve si dhe njihet me emrin Ruhul Melek , i vendos...

Në fshatin Kabash të Prizrenit

Ferit Kabashi dhe Gezim Kopani (Fotografi e vitit 2013, Korishë - Prizren) Ne gjithe Kosoven eshte i njohur fshati Kabash i Prizrenit , kryeisht kjo per dy arsye; a). Per dashurin ndaj Atedheut b). Ishin ba te pasur si dhe per ndisa ngjarje te ndodhura me personazh Haxhi Rruste Kabashin  (1835-1910). Pervec fshatit Kabash te Prizrenit te cilet sot ndodhen me banin ne fshatin Korisht , ka Kabash me origjin nga Kabashi i Pukes , Shqiperi edhe ne shume vende te tjera si: Prizren (Kabash, Korish), Viti (ka nje fshat apo lagje me emrin Kabash), Istog ne fshatrat Gurrakoc dhe Tomoc , Skenderaj  , Anamoravë , Kllokot , fshati  Polac , Kaçanik etj. Viziten e pare ne shtepin e Ferit Kabashit e bera ne vitin 2009 me rastin e promovimit te librit te prof. Xhemal Meçi me titull: " Kabashi, Puka qe ne lashtesi 2 " ku pervec profesorit shoqerohesha me bashkeshorten Erjola Kopani , dajen Hasan Kapllan Laçi (kusherinje me Ferit Kabashin), Muharrem Furriku etj. Gjate promovimit t...