April 23, 2011

Cfare duhet te bej nje musliman?

Falenderimi i tekon vetem Allahut te Madheruar. Ate e falenderojme dhe vetem nga Ai ndihme dhe falje duhet te kerkojme. Paqja dhe meshira e Allahut qofte mbi Profetin Muhammed a.s. mbi familjen e tij dhe mbi te gjithe ato qe e ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Fundit.

Cfare duhet te bej nje musliman ne kete kohe?

Kjo eshte nje pyetje qe duhet te shqetesoje zemren e cdo muslimani. Eshte pyetje e thjeshte por se pergjigjen nuk e ka te lehte. Nje musliman sot jeton ne nje shoqeri me informacione nga me te ndryshmet. Nje shoqeri e cila eshte e mbi ngarkuar me prokupimet e kesaj bote duke anashkaluar jeten shpirterore.
Cfare duhet te bej nje musliman kur shikon nje pune jo te mire? Normalisht qe duhet te tentoje qe ta keshilloj person qe e kryet ate pune deri ne ndalimin e plote te kryerjes se saj. Si mundet nje musliman te keshilloj nje tjeter per pune te mira kur ai vete nuk eshte ne rrugen e takvase. Nuk eshte ne rrugen e ibadetit ? .Pra ska se si te keshilloj tjetrin kur vete nuk fal namazet, ben harrame e shume vepra te tjera te cilat nuk jane te pranuara nga feja islame. C'kuptim ka emri musliman kur diten e Xhuma konsumon alkol, apo i ben shirk Allahut te Madheruar? Nje musliman ska  se si te shkoj "tek ashtequajturit njerezit e mire" apo  tek "vendet e mira" me qellimin qe kopshti ti shkojne mbare e mire. Ky eshte nje shirk qe i behet Allahut te Madheruar.



Njeriu  ne radhe te pare duhet te pyes veten pse toka nuk prodhon ashtu sic deshiron? Duhet te pyes pse familjet ka probleme? Pergjigjia eshte e thjeshte. Si ka mundesi qe nje musliman te shkoj tek nje vend i mire e ti kerkoj ndihme per mbarvatje ne te mbjellura? Kush e ka krijuar token ti qe shkon ne keto vende? Plus kesaj nese i shtojme edhe nje pike tjeter do ngelesh pa fjale.Cila eshte kjo pike? Ky qe shkon dhe kerkon ndihme njerezve te mire apo vendeve te mira ne vend te Allahut te Madheruar ,  ne radhe te pare ka bere shirk ndaj Allahut. Krahas ketij shirku ai eshte aq ne humbje saqe eshte i abonuar cdo dite ne raki e bixhoze. Kjo eshte nje rruge e cila te dergon ne humbje te sigurte.

Njeriu cdo here duhet ti kerkoje ndihme vetem Allahut dhe askuj tjeter. Eshte Allahu ai qe jep bereqetet e te mirat. Andaj  Profeti Muhammed a.s. thote:

"Kur njeriu me emrin e Allahut fillon te punoj token apo te kerkoj bereqetin e Allahut, toka i ben lutje Allahut qe ta nderoj kete njeri te mire duke i dhene fruta me bollik."

Kur njeriu nuk e adhuron Zotin, nuk e falenderon Ate, ben gjynahe edhe toka nuk do i pergjigjet atij.

Ne nje thenje tjeter Muhammedi a.s.  thote: "Nga gjynahet e medha qe bejne njerzit, toka i ben lutje Allahut duke i thene: "O Allah! Me jep leje qe ti gllaberoj keto njerez gjynahqare."

Prandaj nese dikush deshiron qe ti shkojne punet  mire le ti drejtohet Allahut te Madheruar pasi Ai eshte qe jep suksesin dhe bereqetin. Eshte Allahu qe qeteson zemrat e cdo familje.
Prandaj le te jemi te kujdesshem ne nijetin tone. Ta pastrojme zemren tone. E zemra nuk pastrohet ndryshe vetem se duke shtuar ibadetin dhe duke u larguar shirkut dhe harameve.
Kjo eshte rruga qe duhet te ndjek cdo musliman. Kjo eshte puna qe duhet te bej cdo familje muslimane. Le te lusim Allahun qe ta na bej rrisk vetem kete rruge e cila te vendos ne mbrotjen e Allahut te Madheruar.
_______________________
Pergatiti: Im. Gezim Kopani
Hytbja e Xhumase ne Xhamine e Pukes
Date 22.04.2011