Myftinia e rrethit Pukë gjatë ditës së sotme datë; 26.01.2014 në ambjentet e Biblotekës së qytetit të Pukës zhvilloi seminarin me titull “ 15 vjetori i hapjes së Xhamisë së Re Pukë ”. Seminari u hap me lexim Kur’anor nga imami i Xhamisë së re Pukë Bekim Sokoli i cili më pas bëri edhe moderimin e seminarit. Mjeshtri i Madh i Punës, prof. Xhemal Meçi mbajti kumtesen “ Si u arrit në hapjen e xhamisë së re Pukë? ” Në fjalen e tij, z.Meçi ndër të jera tha: “Xhamin që gëzojmë ne sot është falë punës së ish-Myftiut H.Elez Hoxha i cili mbeshtetur nga: Komunitetit Mysliman të Shqipërisë , Këshill i Myftinisë Pukë, dhe të imamit nga Kosova Adem Ademi u mundësua financimi i xhamisënga një shoqatë arabe.” Më pas antari i Këshillit të Myfinisë Pukë Afrim Laçi mbajti kumtesen me titull: “ Xhamia e Re Pukë, 15 vjet shërbim Islam ” Z.Laçi , solli fakte mbi jeten fetare të xhamisë së re Pukë. Ndër të tjera ai tha: “Imam...