Me qellim pasqyrimin e te dhenave te Mejtepeve (kurs i mesimit islam) ne rrethin e Pukes kam mbledh te dhena per numrin e mejtepeve, vitin dhe numrin e femijeve qe kan marr mesime islame.
Ky studim tregoj se jane rihapur: 5 mejtepe te cilat kan qene para ndalimit te fese dhe jan hapur per here te pare 3 mejtepe te ri. Sipas te regjistrave dhe arkivit nga te gjithe mejtepet nga viti 1992-2021 kan marr mesim 1706 femije.
Nga mejtepet e vjetra qe u rihapen qe ai i Pukes, Kabashit, Qerretit dhe Iballes. Mejtepi i Pukes u rihap ne vitin 1992 dhe vijoj deri ne vitin 1997 ku u mbyll perkohesisht per shkak te trazirave. Ky mejtep vijoj mesimet ne vitin 1998 per mos u mbyllur me. Me date; 25.10.1994 u hap vullnetarish nga Qazim Kopani mejtepi i fshatit Kabash i cili vazhdoj vetem dy vite. Ne vitin 2000 u rihap Mejtepi i fshatit Qerret per tu mbyllur ne fund te vitit 2002, dhe per tu rihapur perseri ne vitin 2016. Ne vitin 2003 u rihap mejtepi i Kryeziut i cili qendroj i hapur vetem nje vit. Ndersa mejtepi i xhamise se Iballes u rihap ne vitin 2016 dhe vijoj deri ne vitin 2018 ku u mbyll per munges te femijeve ne fshat.
Nderkohe mejtepet e reja qe u hapen per here te pare qe ai i fshatit Meçe i cili u hap me date 23.10.1994 nga Qazim Kopani dhe vijoj deri ne vitin 1995. Ne vitin 2000 u hap per here te pare ne Fushe Arrez mejtepi i cili qendroj i hapur deri ne vitin 2003, per tu rihapur perseri ne vitin 2011. Ashtu sikur i Pukes dhe mejtepi i Fushe arrezit vijon rregulisht. Nje tjeter mejtep qe u hap per here te pare ne vitin 2017 qe ai i fshatit Rrape ku fillimisht u regjistruan 19 femije te ardhur nga: Rrapja, Hadroj, Rrypa dhe Rrapi. Mejtepi qe ka vazhduar me rregullisht eshte Mejtepi i Pukes i cili u rihap ne vitin 1992 nga imam Adem Ademi i cili dhe mesim deri ne vitin 1994. Nga viti 1995-1997 kursi qendroj disi i hapur ku mesues i femijeve qe muezini Haki Selamani i cili u mesoj femijeve kryrsisht ilahi. Nga viti 1998-2005 mesues ne mejtepin e Pukes vijoj me Qazim Kopanin, Gezim Kopanin (gjate veres), Evlonda Hoxha, Aida Sula etj. Ndersa nga viti 2005-2021 kan dhene mesime islame ne Mejtepin e Pukes: Qazim Kopani, Gezim Kopani dhe Erjola Kopani Ndersa ne mejtepin e xhamise Qerret ne vitin 2021 ka filluar te jap mesim Beser Sokoli ndersa ne Fushe Arrez Erjola Kopani dhe Gezim Kopani.
Ne tabelen e meposhtme keni te pasqyruar numrin e Mejtepeve dhe numrin e nxenesve nga viti 1992-2021.
Te dhenat e mesiperme u grumbulluan nga Gezim Kopani dhe jane marr nga regjistrat dhe nga Adem Ademi (viti 1992-1994) Qazim Kopani, arkivi i Myftinise Puke, arkivi i shoqates Bashkesia Kultura Islame Puke dhe nga Gezim Kopani.
Ne tabel jane te pasqyruar vetem nxenesit qe kan marr mesim rregullisht pjese ne mesim.