November 17, 2021

Numri i nxënësve që kan marr mësim islam në Mjetepet e rrethit Pukë

Me qellim pasqyrimin e te dhenave te Mejtepeve (kurs i mesimit islam) ne rrethin e Pukes kam mbledh te dhena per numrin e mejtepeve, vitin dhe numrin e femijeve qe kan marr mesime islame. 
Ky studim tregoj se jane rihapur: 5 mejtepe te cilat kan qene para ndalimit te fese dhe jan hapur per here te pare 3 mejtepe te ri. Sipas te regjistrave dhe arkivit nga te gjithe mejtepet nga viti 1992-2021 kan marr mesim 1706 femije
Nga mejtepet e vjetra qe u rihapen qe ai i Pukes, Kabashit, Qerretit dhe Iballes. Mejtepi i Pukes u rihap ne vitin 1992 dhe vijoj deri ne vitin 1997 ku u mbyll perkohesisht per shkak te trazirave. Ky mejtep vijoj mesimet ne vitin 1998 per mos u mbyllur me. Me date; 25.10.1994 u hap vullnetarish nga Qazim Kopani  mejtepi i fshatit Kabash i cili vazhdoj vetem dy vite. Ne vitin 2000 u rihap Mejtepi i fshatit Qerret per tu mbyllur ne fund te vitit 2002, dhe per tu rihapur perseri ne vitin 2016. Ne vitin 2003 u rihap mejtepi i Kryeziut i cili qendroj i hapur vetem nje vit. Ndersa mejtepi  i xhamise se Iballes u rihap ne vitin 2016 dhe vijoj deri ne vitin 2018 ku u mbyll per munges te femijeve ne fshat. 

Nderkohe mejtepet e reja qe u hapen per here te pare qe ai i fshatit Meçe i cili u hap me date 23.10.1994 nga Qazim Kopani dhe vijoj deri ne vitin 1995.  Ne vitin 2000 u hap per here te pare ne Fushe Arrez mejtepi i cili qendroj i hapur deri ne vitin 2003, per tu rihapur perseri ne vitin 2011. Ashtu sikur i Pukes dhe mejtepi i Fushe arrezit vijon rregulisht. Nje tjeter mejtep qe u hap per here te pare ne vitin 2017 qe ai i fshatit Rrape ku fillimisht u regjistruan 19 femije te ardhur nga: Rrapja, Hadroj, Rrypa dhe Rrapi. Mejtepi qe ka vazhduar me rregullisht eshte Mejtepi i Pukes i cili u rihap ne vitin 1992 nga imam Adem Ademi i cili dhe mesim deri ne vitin 1994. Nga viti 1995-1997 kursi qendroj disi i hapur ku mesues i femijeve  qe muezini Haki Selamani i cili u mesoj femijeve kryrsisht ilahi. Nga viti 1998-2005 mesues ne mejtepin e Pukes vijoj me Qazim Kopanin, Gezim Kopanin (gjate veres), Evlonda Hoxha, Aida Sula etj. Ndersa nga viti 2005-2021 kan dhene mesime islame ne Mejtepin e Pukes: Qazim Kopani, Gezim Kopani dhe Erjola Kopani Ndersa ne mejtepin e xhamise Qerret ne vitin 2021 ka filluar te jap mesim Beser Sokoli ndersa ne Fushe Arrez Erjola Kopani dhe Gezim Kopani.

Ne tabelen e meposhtme keni te pasqyruar numrin e Mejtepeve dhe numrin e nxenesve nga viti 1992-2021.

Te dhenat e mesiperme u grumbulluan nga Gezim Kopani dhe jane marr nga regjistrat dhe nga Adem Ademi (viti 1992-1994) Qazim Kopani, arkivi i Myftinise Puke, arkivi i shoqates Bashkesia Kultura Islame Puke dhe nga Gezim Kopani. 

Ne tabel jane te pasqyruar vetem nxenesit qe kan marr mesim rregullisht pjese ne mesim.

Pergatiti
Gezim KOPANI
Materiali eshte ne punim....

Me poshte mund te shikoni fotografi te mejtepeve te rrethit Puke nder vite. Keto fotografi jane marr nga arkivi personal i Gezim Kopanit