 |
Xhamia e fshatit Rrypë-Pukë. Viti 2007 |
Xhamia e fshatit Rrypë-Pukë (1318 h -1800 )
Xhamia Rrypë ndodhet ne zonen e administrative te Rrapes.[1] Xhamia është e vendosur buz një kodre, para se ciles ndodhet një livadh si dhe varrezat e vjetra të myslimane të kësaj zone.[
2]
Sipas të dhënave gojore thuhet se xhamia Rrypë është e ndërtuar në vitet e fundit të
Perandoris Osmane. Nga të njetat të dhëna flitet se
Xhamia Rrypë është ndërtuar rreth vitit
1800. Të dhënave të tjera nga imam të kësaj xhamie kemi se: "
Xhamia e Rrypës është e hershme fort. Nuk mbahet mend kur është ndërtue"[
3] Gjatë kësaj kohe mësohet se fshati
Rrypë ka pas rreth
50 shtepi.[
4] Sipas kujteses popullore thuhet se
Xhamia e Rrypës është e vjeter aq sa është Xhamia e fshatit
Kabash e
Pukë. Kjo duke u bazuar në disa vargje popullore kur vdiq
Idriz Haxhia u thuren këto vargje:
"
Me u këndu m'sallma n'tri xhami
Se ka dek Irdiz Haxhia" [
5]
Në lidhje me vjetërsin e
Xhamisë Rrypë mund të merren si argument edhe varrezat e vjetra të myslimanëve të kësaj zone të cilat ndodhet pran xhamisë.
Edhe sot ndodhen mbi 4 varre të vjetra të cilat në gurë[6] kan të gdhendur emrin dhe vitin e vdekjes.Gurët e varreve janë në formë të rrumbullakët me mbishkrime (
germa arabe). Një nga këto varreza mban vitin
1318 h.
Varreza të vjetra myslimane të kesaj zone kemi edhe në
Kodren e Hadrojve aty ku kalon rruga e vjeter e
Gjakovës. E gjithë zona që përshkron;
Rrypën,
Hadroin,
Rrapin etj gjenden emertime të vjetra të cilat tregojnë për hershmëerinë e familjeve myslimane kësaj zone. Mund të përmend këtu:
-Varrezat e vjetra te Xhamise Rrype,
-
Kroni i Dervishit (Këtu ndër të tjerë kemi familjen e
Imer Hasan Sadrisë, i cili mban mend brezat:
Preng,
Fazli,.
Sadri,
Qel,
Isuf,
Hasan,)
-
Rruga e Gjakovë
s,
Varrezat e vjetra të
Kodrë
s së
Hadroit.[
7]
Xhamia e Rrypës ka sherbyer për fshatrat si:
Rrypë,
Rrape,
Hadroi,
Rrap[
8]
Përveç imamëve dhe myezinave të Xhamisë në të kan sherbyer edhe kujdestar të si:
Ram Sadiku,
Ramadan Muharremi,
Niman Bajrami,
Idriz Beqiri e
Hysen Ismaili.[
9]
 |
Gurë varri në varrezat e vjetra te fshatit Rrypë-Pukë. Ne gurë eshte i shnuar viti i vdekjes sipas hixhrit |
Sipas kujteses popullore për herë të parë në këtë Xhami kan sherbyer imam lëvizes të cilet në disa raste ishin imam T
urq ose
Kosovarë të cilet kalonin përgjatë
Rrugës se Madhe.[
10]
Më pas në këtë xhami është emruar nga
Myftinia e rrethit Pukë imam
Asllan Hoxha[
11] Sipas të dhënave imam
Asllan Hoxha ka sherbyer në këtë xhami për rreth
30 vjet.[
12] Siç e përmenda edhe më siper Imam
Asllan Hoxha mbahet mend pasi ai ndikoi në rindertimin e
Xhamisë Rrypë.Imam
Asllan Hoxha u bë shumë i respektuar në
Rrypë,
Hadroi e
Rrape.
Atje lidhi edhe miqësi dhe u martu me një bijë
Hadrojsh.Nga kjo martes lindën:
Elezi,
Halili,
Ibrahimi,
Gjyla dhe
Misirja.
Imam
Asllan Hoxha pat ndikim domëthënës islam në familjen e tij aq sa dolen dy imamë H.
Elezi dhe H.
Ibrahimi.[
13]
Rrugen për në xhamin e Rrypës Imam
Asllan Hoxha e përshkruante në këmbë[
14] nga lagjia
Zezaj Pukë në Rrypë. Shumë shërbesa fetare në këtë fshat i ka bërë me djalin e tij
Ibrahimin. Po ashtu edhe me
Elezin por me këtë të fundit më pak pasi ai vazhdoi studimet në
Medrese.[
15]
 |
Varrezat e vjetra te fshatit Rrypë,Pukë. Fotografi e vitit 2007(GK) |
Gjatë muajit të
Mevludit dhe të muajit
Ramazan H.
Ibrahim Hoxha shkonte familje myslimane të Rrypës ku kryete shërbime të ndryshme fetare si dhe ftohesh edhe për iftare përgjate muajit Ramazant. Pas imam
Asllan Hoxha, imam i Xhamisë Rrypë u emrua djali i tij H.
Ibrahim Hoxha i cili ka shërbyer për rreth
35 vjet.
Ai tregonte se në popull kishte varferi, por ishin besimtar saqë në shtepin e
Dervishit në
Hadroi ku kishte ndodhur mort kishin porositur gurin e varrit në
Prizren.I kan edhe sot.
Në përgjithësi
Hadrojsit ishin në gjendje më të mirë. Raste tjeter për tu përmendur është se; kjo zonë kontribonte për xhamin dhe imamin. Ato jepnin "
hakun" e hoxhes siç quhej nëatë kohë ku imami u paguante nga populli.
Kjo kuote ishte; çdo shtëpi të japë;
30 kg miser,
1 kg grosh dhe
1 gogel djahte kjo e fundit për ato që kishin bageti. Mbas Luftës së II-te drithe jepnin
15 kg për familje. Shtepi që përgjigjeshin ishin
30. Po kështu edhe në fshatrat e tjerë.[
16]
Si të gjitha xhamiat e tjera edhe kjo xhami u shkaterrua nga sistemi komunist për tu përdor për nevoja të tjera.Trualli dhe sipervafqja e
Xhamisë Rrypë është rirregjistruar si pronë Vakuf e
Myftinisë së rrethit Pukë në vitin
2007.[
17]
Përgatiti
Gëzim Kopani
(Myfti i rrethit Pukë)
V/O; Ky material është i arkivuar pranë Myftinisë së rrethit Pukë. Nr.Prot;
150. Datë;
11.09.2015
___________
[
1]Ish Komuna e
Rrapës sot njesi Administrative e
Bashkisë Pukë. Ajo përfshin ndër të tjerë fshatrat si:
Kabash,
Meçe,
Buhot,
Rrape,
Rrypë,
Hadroi dhe
Rrap në të cilët jetojnë edhe familje myslimane.
[
2]Varrezat e vjetra myslimane të cilat ndodhen pran kësaj xhamie janë të vjetra mbi
118 vjet(Duke u bazuar në varrezat aktuale).Tek njëri varr shkruhet viti
1318 te hixhrit.
[
3]Kujtimet e imam
H.Ibrahim Hoxha.
[
4]Kujtime nga
Anëtari i Këshillit teë Myftinisë së rrethit Pukë Besnik Lluka, date;
28.02.2008
[
5]Prof.
Xhemal Meçi "
Kabashi, Puka që në lashtësi 2" fq.
103
[
6]Sipas banorëve të këtij fshati guret e varreve janë të bërë me porosi të veçante nga të afermit e familjeve ku ndodhte morti. Guret porositeshin ose në Tetovë, Shkup, ose në Prizren a Gjakovë.
[
7]Emërtimet janë marr nga
Imer Hasan Sadria. Fotografi
Gëzim Kopani vitet;
2007,
2015.
[
8]Shënimet e imam
Gëzim Kopani, viti
2008-2015.
[
9]Prof.
Xhemal Meçi "
Kabashi, Puka që në lashtësi 2" fq.
103
[
10]Shënimet e imam
Gëzim Kopani, viti
2008.
[
11]
Asllan Abdullah Hoxha i datelindjes
15.04.1875. Mësimet islame i mori tek
Mejtepi i Xhamisë
së
Koder Hanit Pukë.
[
12]Kujtime nga Anëtari i
Këshillit te Myftinisë së rrethit Pukë
Besnik Lluka, date;
28.02.2008
[
13]Shënimet e imam
Gëzim Kopani.
[
14]Gjatë shërbesave në
Rrypë të imam
Asllanit kryesisht e shoqeronte djali i tij H.
Ibrahimi Hoxha.
[
15]Imam
Elez Hoxha ka ndjek studimet ne
Medresen e Shkodrës.
[
16]Prof.
Xhemal Meçi "
Kabashi, Puka që në lashtësi 2" fq.
103
[
17]Arkivi i
Myftinisë së rrethit Pukë viti
2007. Sipas arkivit te Myftinise Puke te vitit 2002 (dt.07.08.2002) ndodhet i arkivuar nje tabel e leshuar nga Komuna e Rrape me kryetar
Ndue Gjoni dhe nga kryepaku
Sadik Bajrami ku pasqyrohen:
Pasuria e tokes se xhamis Rrypë me siperfaqe 1130 m2. Numri i popullsis 680, prej te cileve 556 mysliman. Viti i ndertimit te xhamis 1860. Ne xhamin e fshatit Rrape ka sherbyer si imam H.Ibrahim Hoxha dhe muezin Shaq Dema. Per me shume shiko dokumentin si me poshte vijon: