October 28, 2023

Takim ne Njesise Administrative Blerim , Fushe Arrez

Me rastin e emerimit ne krye te Njesise Administrative Blermit te z.Gjovalin Prendit sebashku me bashkepunetoret zhvilluam nje vizite zyrtare per urim. Me kete rast e informova mbi aktivitet qe Myftinia Puke zhvillon ne kete njesi si dhe mundesit e bashkepunimeve ne te mir te kominitetit. 
Nga ana e tij z. Gjovalin Prendi pasi falenderojper per viziten dhe urimin e Myftiut nder te tjera tha: "Ne emer te Njesise tone por edhe ne emer te Bashkise Fushe Arrez ju falenderoj per viziten dhe njekohesisht ne vlersojme kontributin e Myftinise Puke por edhe tuajin ne mbeshtetjet sociale e ju beni. Njesia jone ka 7 fshatra ku shumica prej tyre jane te besimit mysliman, ndaj ne jemi te te hapur per bashkepunim.
(Tetor 2023)


September 27, 2023

Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja


Ne Puke me bacen Rexhep Abazi nga Medvegja . Ai eshte pjese e Grupit Folklorik Shpetimi Medvegjë . Pas interesimit tim per tu njohur me veshjen tradicionale baca Rexhep me informoi mbi veshjen tradicionale Shqiptare te Medvegjes e cila per burrat perbehet nga: Plisi , kmisha , jeleku , shook (brezi , 6 m i gjate) , tirç  dhe opanga. Ndersa ajo e grave eshte: shami me rruaza , kapuç me pare , shive te zena bistek , kmish me rruaza , jelek me rruaza , dimit prej leshi ngjyr zi , perparce shume ngjyrshe , çorape te stolisur dhe opanga. 
Medvegja eshte e gjitha e besimit islam dhe pyetjes time se cilit fis i perket ai me tha: Fis Berishe , sipas tij autokton ne Medvegjë . Kur e pyeta per moshen me tha: Veç 75 ! 
Me kete rast per kenaqesin time luajti nje pjes ne fyellin qe e mbante me vete. 

Pergatiti
Gezim KOPANI





Takim me grupin Folklorit të Prizrenit në Pukë

Takim me grupin Folklorit " Luigj Gurakuqi " Prizren te ardhur ne qytetin e Pukes me rastin e Festivalit Mbarekombetare te Talentave te Reja (23.09.2023)

Gëzim KOPANI 

Ditëlindja e Profetit tonë të dashur Muhammed a.s.

Qabja (Kaba) e bekuar. Fotografi e vitit 1880

Sot është ditëlindja e profetit Muhammed a.s. i cili lindi diten e hënë më 12 Rabiul Evvel (571 të eres sonë dhe po të njëten ditë dhe datë në moshen 63 vjeçare i dorëzoi shpirtin Allahut xh.sh.
"Gjithë sa zëra që është n'xhihan (botë), thirrte me za,
tue i thanë t'gjithë Pejgamberit merhabanë.
.. (nderime, përshëndetje)"

Gëzim Kopani 

Për të mësuar mbi jeten e profetit Muhammed a.s. kliko në link: https://gezimkopani.blogspot.com/2011/02/jeta-e-profetit-muhammed-as.html