Sunday, January 19, 2020

Jeta e Jemin Ramadan Kopani 1921-1982

Jemin Ramadan Kopani 1921 - 1982


Jeta e Jemin Ramadan Kopani 1921-1982

Nje jete e perkushtuar ndaj punes dhe familjes.

Jemin Ramadan Kopani lindi me 19 shtatr 1921 , ne fshatin Meçe te Kabashit Puke. Ai eshte i biri i Ramadan Manit , nje familje me prejardhje nga fisi i njohur i Kabashit , me rrenje te thella te tradites Shqiptare, te besimit dhe jetes shoqerore te zones. Nena e tij eshte Zoja bije nga fshati i Iballes.
Rreth moshes 10 vjeçare , sikurse babai i tij , Jemini ndoqi mesimet ne Mejtepin e xhamise se fshatit Kabash . Ai ishte pjese e nje brezi nxenesish te dalluar , si Bajram Isuf Lluka qe ndoqen mesimet deri ne moshen 15 vjeçare, me mesuesin dhe hoxhen e njohur nga Kosova imam Sadik Prishtina (Luma). 
Nje deshmi domethenese nga ajo kohe eshte edhe fotografia e vitit 1935 , ku Jemini paraqitet sebashku me nxenesit e tjere te Mejtepit te xhamise se fshatit Kabash.

Femijet e fshatit Meçe ne Mejtepin e fshatit Kabash, Puke (Fotografi e vitit 1931)

Ne fotografi jane:
Nga e djathta: Bajram Istref Arifi, Bajram Isuf Llukaj, Rexhep Cina. 
Poshte nga e majta: 
Ali Hasan Furriku, Jemin Ramadan Kopani, Sadik Adem Gjura dhe Brahim Tahir Lluka.

Ne vitin 1942 , Jemin Kopani u martua me Havë Idriz Xhaferin (1) , nga fshati Lajthize e Pukes. Nga kjo martese lindi nje familje e shendetshme dhe punetore me gjashte femije: Ishe , Qazim , Mine , Fatime , Xhevdet dhe Xhemalie. 

Havë Kopani (19.08.1925 - 08.10.2010)


Pas perfundimit te sherbimit ushtarak (1947-1948), Jemini u punese me ndihmen e Ali Hasan Furrikut ne Ndermarrjen e Sharrave ne Fushe Arrez, ku kontriboi krahas shume bashkefshatareve te tjere si; Ali Hasan Furriku , Mus Zeneli , Shaban Murreci, Osman Meçi etj. Me pas , ai vazhdoi pune ne Stabilimentin e Krrabit (Midë) te fshatit Meçe Puke, ku u dallau si specialist ne mprehjen e sharrave , nje zanat i veçante dhe i vlersuar ne ate kohe.

Pas nje semundjeje te rende, me 9 maj 1982 , Jemini nderroi jete ne moshen 61 vjeçare. Ceremonia mortore u zhvillua ne fshatin Meçe, ndersa sherbimet fetare u kryen fshehtazi per shkak te ndalimit te besimit nga regjimi komunist i kohes. Lutjen e xhenazes e kreu Selim Baftija me Adem Haxhin (Kopani). Jemin Ramadan Kopani u varros ne varrezat e Qafë Cine (Kujë Cinë) te fshatit Meçe te Kabashit Puke. (2)

Pergatiti
Gezim KOPANI


_______________
1. Hava eshte vajza e Idrizit dhe e Bjeshkes (bije nga fshati Kabash i Pukes-Hadroj), nga fshati Lajthize Puke. Hava ka lindur me date; 19.08.1925 dhe ka vdekur me date; 08.10.2010. Ceremonia mortore u zhvilluan ne Tirane ndersa ceremonia e sherbimeve fetare islame dhe varrimi u ben ne varrezat e Tufines, Tirane.
2. Te dhenat e ketij materiali u mundesuar nga arkivit i familjes i vene ne dispozicion nga djali i Jeminit Qazim Kopani

Kuvendi (Mexhlis) i Kajmekamit te Pukes


Xhamia e Koder Hanit, Puke


1. Ismail Efendi, Kajmekam
2. Haxhi Ahmet Efendi, Sekretar
3. Ismail Osman Aga (i zgjedhur nga populli)
4. Muhtar (Myftar) Aga (i zgjedhur nga populli)
5. Nu (Novi) Mark Aga (i zgjedhur nga populli)

Shenim; Duhet sqaruar se Ismail Efendi eshte Ismail Aga i fshatit Kryezi-Puke , e disa thone se eshte ai Laçajve-Puke.

Emrat e mesiper jane marr nga rraportimi vjetor i Vilajetit te Shkodres;  "Iskodra Vilayet Salnamesi", 1897 (H.1315), fq.123.


Pergatiti
Gezim KOPANI




V/O: Emrat e Kajmekamit te Pukes publikohen per here te pare ne internet nga Gezim Kopani 

Thursday, January 2, 2020

Dhjete vite publikime


Te nderuar lexues!

Viti 2020 shenon 10 vjet publikme ne blogun tim. Kjo iniciativ do vazhdoj edhe ne te ardhmen. Publikimet do vazhdojne qofte ne kete blog https://gezim-kopani.blogspot.com/ qofte edhe tek web faqja ime http://gezimkopani.com/

Duke ju uruar cdo te mire !
Gezim Kopani