Vlerat e muajit te bekuar Ramazan Ne dymbedhjet muaj, Allahu xh.sh. ka zgjedhur muajin ramazan, ndaj muaji ramazan eshte muaji me i rendesishem ne boten islame. Muaji ramazan eshte muaj ne te cilin Allahu xh.sh. pikerisht ne naten e Kadrit ka filluar te zbres librin e bekuar Kur'anin. Ne muajin ramazan Allahu xh.sh. i fal gjynahet cilido qe i drejtohet Allahut me lutje dhe agjerim , plus kesaj ia shton sevapet dhe bereqetet. Agjerimi i muaji ramazan eshte obligim per cdo mysliman, dhe ai qe agjeron afrohet me Allahun xh,sh. Allahu xh.sh. thote: " O ju qe besuat, agjerimi u eshte bere obligim , ashtu siç ishte obligim edhe i atyre qe ishin para jush, keshtu qe te beheni te devotshem." (El Bekare , 183) Ne disa hadithe Profeti Muhammed a.s. thote: " Ai qe agjeron nje dite per hire te Allahut, Allahu do ia largoj fytyren e tij 70 vite prej zjarrit te xhehenemit." (Muslim) Ndersa ne nje hadith tjeter thote: " Agjerimi per hire te Allahut eshte mburoje...
Muhammed a.s Pas disa ditesh mikpritje te Profetit Muhammed a.s. ne Kuba (1) , profeti Muhammed a.s. diten e xhuma niset per ne Medine. Ne kohen e drekes ndaluan ne vendin e quajtur Ranuna . Ne kete vend Profeti a.s. mbajti hytben e xhumas. Ne kete kohe u be obligim falja e namazit te xhumas. Gjate hytbes nder te tjera Profeti Muhammed a.s. tha: "O njerez! Para se te vdisni, pendohuni (beni tevbe). Sa te keni mundesi , beni pune te mira. Rregulloni marredheniet tuaja me Allahun duke dhene sadaka hapur dhe fshehuarazi, e te permendi sa me shume Allahun. Nese do veproni keshtu, do ju vije furnizimi (bereqeti), ndaj ndihmoni dhe arrini te siguroni gjerat qe nuk keni mundur ti siguroni! Dijeni se Allahu xh.sh. , ne kete muaj te ketij viti, ne kete vend, e ka bere te detyrueshme faljen e namazit te xhumas , dhe do jete keshtu deri ne kiamet. Sa te jem gjalle, por edhe pas vdekjes time. Kushdo qofte qe ka shikuar imamin qe fal xhuman dhe e le pa fal xhuman , nuk do te kete kurre ...