Historia e futbollit Pukjan ndër vite
Ekipi i Futbollit Terbuni - viti 1960 Gjate kohes se Mbretit Zog dhe jo vetem e deri ne vitet 1960 , ne Puke erdhen shume tregtar nga Shkodra , te cileve u pelqeu klima e mire dhe kuruese e zones. Nder ta ishte edhe mesuesi i njohur Shkodran Jordan Misja , i cili nder te tjera luajti rol te rendesishem ne zhvillimin e futbollit ne qytetin e Pukes. Ne vitin 1936 , gjate nje pikniku ne malin e Terbunit , ne vendin e quajtur Livadh Kabash , u organizua nje ndeshje mes te rinjeve. Kjo ndeshje u be nxitje per krijimin e nje shoqerie sportive, 1936 - Themelimi i Shoqerise Sportive Terbuni Me hartimin e statutit, u themelua Shoqeria Sportive Terbuni , me Gani Kamberin kryetar dhe Sadri Ademin sekretar. U vendos qe ngjyrat e ekipit te ishin: bluza e kuqe dhe mbathje te zeza. U organuzan aktivitete dhe ndeshje miqsore, veçanarisht me Vllaznin e Shkodres dhe Bardhylin e Lezhes. Ndeshjet zhvilloheshin ne nje fushe ne periferi te q...