Islami dhe toleranca e tij

Fotografi e bere me Personat me Aftesi Ndryshe - Ne foto nder te tjere eshte:
Myftiu i Pukes Gezim Kopani sebashku me Famullitarin e Kishes Katolike Puke 

Islami eshte fe e mirseise, paqes, dashurise dhe tolerances. Kjo verehet ne shume ajete te Kur'anit, hadithe te Profetit Muhammed a.s., tek jeta e shokeve te tij etj. Shembulli i paqes e gjejme pikerisht tek Profetit Muhammed a.s. i cili respektonte ithtaret e librit jahudi apo te krishter. Madje i vizitonte kur ato ishin te semure , jepte dhe merrte prej tyre.
Nje rast i vjen profetit Muhammed a.s. nje delegacion (Nexhran) te cilet ishin te krishtere. Ata arriten ne Medine pas kohes se ikindis ku hyne ne xhami dhe filluan te benin lutjet e tyre. Disa tentuan ti pengojne, por Profeti Muhammed a.s. u tha: "Lereni ata!".  Ata u drejtua nga ana e lindjes dhe kryen lutjet e tyre.(1)
Pervec ketij rasti kemi edhe nje shembull tjeter kur Profeti a.s. u eshte gjendur prane duke i ndihmuar ata. Kete e tregon Sajid ibn Musejeb se Profeti Muhammed a.s. i ka dhene vazhdimisht lemoshe nje familje hebreje. (2) 
Po ashtu tregohet se gjate jetes se profetit Muhammed a.s. qelloj te kaloj pran tij xhenasja e nje jahudije dhe Profeti Muhammed a.s. ne shenje respekti u ngrit ne kemb. Shoket i thane: Eshte xhemaze jahudije (jomusliman), Muhammedi a.s. tha: "A nuk eshte njeri?"
Nje rast udheheqesi i myslimaneve Omeri r.a. po kalonte ne Sham pran disa banoreve te krishter te cilet ishin te semur nga semundja e lekures. Kur shikoj kete gjendje , Omeri r.a. urdheroj qe tju jepej ndihme sociale duke perdore te hollat e mbledhura nga myslimanet.
Respekti dhe toleranca e islamit ishte e gjithanshme madje edhe kur ndonje jomysliman ndrronte jete. Keshtu tregohet se Harithit i vdeq nena e tij e cila ishte e krishter. Xhenazen e saj e percollen per ne banesen e fundit shoket e profetit a.s.(3)

Pergatiti
Gezim KOPANI


__________
1. Muxhdehid ibn Kajim ne librin "El hedijun nebevi" i cili flet mbi fikhun thote: "U lejohet hyrja e ithtareve te librit ne xhamite e myslimaneve dhe dhenjen e mundesise per kryerjen e lutjeve te tyre ne prani te myslimaneve dhe anasjelltas nese eshte i rastesishem, por me kushte qe te mos behet e zakonshme."
2. Libri "El Emual" Ebu Ubejd
3. "Jomuslimanet ne shoqerin islame" dr. Jusuf Kardavi


Xhamia e vjetër Kodër Hani (Viti 1916)

Puka në vitin 1937

Hurdha e Frashnit - Fshati Meçe - Pukë

Shkrim artizanal ne ate qe quhet " Iznik "

Gjate nje ore mesimi ne Fushe Arrez

Kryezi

Kryezi

Në kalan e Shkodrës

Puke

Rrape

Iballe

Gjate nje takimi me kreun e KMSH H.Bujar Spahiu

Në foto Myftiu i Kosovës Naim Ternava dhe Myftiu i Pukës Gëzim Kopani. Viti 12.04.2017

Në foto Kreu i KMSh-së Skender Bruçaj, Myftiu i Kosovës Naim Tërnava dhe Myftiu i Pukës Gezim Kopani. Dt; 11.11.2017

Nga vizita e Kryetarit të KMSh-së H.Skender Bruçaj në Pukë

Nga vizita e Ambasadorit të Kuvajtit Fayaz Mishari Al Jassim në Myftininë e Pukës. Datë 02.08.2019

Me Akademikun Prof. Dr. Mehmet Halimi (Prizren,Kosovë)

Vizitë në BI Prizren.Dt: 28.04.2016