Pages
Saturday, October 28, 2023
Takim ne Njesise Administrative Blerim , Fushe Arrez
Thursday, October 12, 2023
Wednesday, September 27, 2023
Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Ne Puke me bacen Rexhep Abazi nga Medvegja . Ai eshte pjese e Grupit Folklorik Shpetimi Medvegjë . Pas interesimit tim per tu njohur me veshjen tradicionale baca Rexhep me informoi mbi veshjen tradicionale Shqiptare te Medvegjes e cila per burrat perbehet nga: Plisi , kmisha , jeleku , shook (brezi , 6 m i gjate) , tirç dhe opanga. Ndersa ajo e grave eshte: shami me rruaza , kapuç me pare , shive te zena bistek , kmish me rruaza , jelek me rruaza , dimit prej leshi ngjyr zi , perparce shume ngjyrshe , çorape te stolisur dhe opanga.
Medvegja eshte e gjitha e besimit islam dhe pyetjes time se cilit fis i perket ai me tha: Fis Berishe , sipas tij autokton ne Medvegjë . Kur e pyeta per moshen me tha: Veç 75 !
Me kete rast per kenaqesin time luajti nje pjes ne fyellin qe e mbante me vete.
Takim me grupin Folklorit të Prizrenit në Pukë
Takim me grupin Folklorit " Luigj Gurakuqi " Prizren te ardhur ne qytetin e Pukes me rastin e Festivalit Mbarekombetare te Talentave te Reja (23.09.2023)
Gëzim KOPANI




