Tuesday, September 30, 2025

Ebu Hanife jep sadaka gjithe mallin e tregtise

Ebu Hanife ishte tregtar dhe shume i pasur, njekohesisht merrej edhe me studime dhe tregtin ia kishte besuar ortakut te tij, ndersa vet kontrollonte cilesin dhe hallallikun.
Nje here per nje pelhure Ebu Hanife i kishte thene ortakut te tij:
O Hafs, ky mall ka keto dhe keto te meta, ndaj keto te meta tregoi edhe blersit si dhe mallin shite me kete çmim te lire.
Hafs e shiti mallin me çmimin e lire , mirepo kishte harruar ti tregonte blersit per te metat qe kishte.
Pasi i tregon Ebu Hanifes, ai e pyet: E njeh blersin?
Hafs i thote: Jo!
Ebu Hanifes ju kujtua thenia e profetit Muhammed a.s. qe i thote Amrit: "O Amer! Sa i mire eshte malli i mire (pa te meta) per personin e drejte."(Ahmedi) si dhe thenia: "Pasuria me e paster eshte pasuria qe ka cilesi dhe kur shitesi dhe blersi nuk genjejne." (Bejhaki)
Me qellim qe harami te mos i perzihet me hallallin, Ebu Hanife vendosi qe te gjitha gjerat e nxjerr per shitje ti jap sadaka.
Kjo korrektesi e Ebu Hanifes , beri qe ai te ishte tregtari me i nderuar njekohesisht edhe me i pasuri. 
Omeri r.a thote: "Mos shikoni namazin dhe agjerimin e personit, por shikoni nese flet te verteten, nese ruan amanetin, dhe nese ne kete bote tregon kujdes per hallallin dhe dhe ruhet nga harami."

Pergatiti

Monday, September 29, 2025

Çdo kokë kishte një dhimbje - Farabi



"Kur shikova qe koha ishte e papershtatshme, bisedat ishin te padobishme, te gjithe ishin te lodhur dhe çdo koke kishte nje dhimbje, u mbylla ne shtepin time dhe ruajta dinjitetin tim." 
(Al Farabi) (1)


Pergatiti
Gezim KOPANI


____________
1. Emri i tij eshte Ebu Nasr Muhammed ibn Muhammed al Farabi , dhe eshte i njohur me emrin Al Farabi. Ai lindi rredh vitit 872 ne Farab (dirkur pjese e halifatit Abasid) sot eshte pjese e Kazakistanit dhe vdiq rreth vitit 950 ne Damask te Sirise.  Farabiu eshte nje nga figurat e shquara te filozofise islame. Nder veprat me te njohura te tij jane: "Al Medine el Fadil" dmth: "Qyteti i virtytit , i bekuar" , "Kitabul al ihsa al ulumi" "Klasifikimi i dijeve shkencore" etj. 

Tuesday, September 23, 2025

Shkolla "Muze" Migjeni , Pukë - vite me parë


Kjo eshte shkolla ne te cilen ka dhene mesim Migjeni . Poeti Millosh Gjegj Nikolla ka ardhur ne Puke ne vitin 1937 pas transferimit qe ai vete kerkoj dhe filloi punen ne kete shkolle si mesues per nxenesit e fillores. Gjate qendrimit ne Puke ai u frymezua dhe shkroi: Legjenda e Misrit , Bukuria qe vret , Zeneli etj.

Millosh Gjegj Nikolla lindi me 28 tetor 1911 dhe vdiq me 26 gusht 1938.

Pergatiti
Gezim KOPANI


Friday, September 19, 2025

Katër fakte që Ebu Hurejre r.a. i përmend me çudi


Nje here Ebu Hurejre r.a (1) ka thene: "Jane kater fakte vertet te çuditshme ne bote:
1. Kur'ani qe ndodhet ne kujtesen e mizorit
2. Xhamit pa namaz qe ndodhet ne nje zone myslimane
3. Kur'ani (Mus-haf) qe qendron i varur ne murin e nje dhome shtepie , por qe nuk lexohet
4. Njeriu i mire qe jeton mes nje grupi njerezish te keqinje
." (Dejlemi)

Pergatiti
Gezim KOPANI


________
1. Ebu Hurejre r.a: Eshte nje nga sahabet (shoket) e Profetit Muhammed a.s. dhe eshte i njohur si nje nga sahabet me kujtesen me te forte. Pas vdekjes se Profetit Muhammed a.s. ai u mor ne memorizimin e haditheve dhe transmetimin e tyre, duke u shenuar si nje nga transmetuesit me te njohur te haditheve (thenieve te profetit a.s.) Vete eshte me origjin nga Jemini dhe vdiq ne vitin 59 te Hixhrit (pra 679 gergorian) kur ishte 78 vjec dhe varri i tij eshte ne Medine.
Thuhet se u quajt Ebu Hurejre si te thuash: Njeriu i maces , pasi ai mbante me vete nje mace, dhe nga kjo e quajten Hurejre.