Njehere, Omeri r.a. kur po kalonte prane nje shtepie , shikon nje burre te moshuar dhe te verber i cili po lypte. Omeri r.a. iu afrua nga pas dhe ia prek krahun duke e pyetur:
Nga cili popull je ti ? I moshuari i thote: Jam prej hebrejve! Omeri r.a. i thote: Pse je ne kete gjendje duke lypur? I moshuari i thote: Shkak eshte mosha ime por edhe pagesa e xhizjes. (Xhizja eshte taks qe shteti islam merr prej shtetasve jomysliman , me qellim te mbrojtjes dhe te garantimit te te drejtave).
Kur Omeri r.a. e degjoj kete, e kap perdore burrin e veber dhe e dergon ne shtepin e tij. Pasi arriten ne shtepi , Omeri r.a mori ato gjera qe mund te gjente ne shtepi dhe ia dha burrit te veber e te moshuar.
Pas kesaj, Omeri r.a. thirri nenpunsin e thesarit te shtetit dhe e urdheroi duke i thene:
"Kujdesu per kete burre te verber e te moshuar, po ashtu edhe te tjere si ky. Betohem ne Allahun se, nese ne perfitojme prej tij kur ai ishte ne moshe te re, dhe e leme ate te mjere kur plaket dhe dobesohet, kjo nuk nuk do ishte aspak e drejte." Pas kesaj, Omeri r.a. e hoqi xhizjen per njerezit te kesaj shtrese. (Kitabul Haraxh, Darus Salah fq.259-260)
Pages
Sunday, December 28, 2025
Kjo nuk do te ishte aspak e drejte - Ndodhi ne kohen e Omerit r.a.
Thursday, December 25, 2025
Ne xhamin e Koder Hanit , Puke u zhvillua aktivitet per muajin e bekuar Rexheb dhe nates se madhe Regaib
![]() |
| Xhamia Koder Hanit , Puke - 25 dhjetor 2025 |
Sonte , me 25 dhjetor 2025, sebashku me xhematin, falem namazin e akshamit ne xhamin e Koder Hanit, Puke, ku u zhvilluan lutje te perbashketa drejtuar Allahut (xh.sh) , dhe u degjuan keshilla te vyera nga hoxhallaret e ardhur nga Tirana.
Ky takim u organizua ne kuader te muajit te bekuar Rexheb dhe Nates se Madhe te Regaibit, kjo ne shenje reflektimi , lutjeje dhe afrimi shpirteror me Allahun.
Ne permbyllje te aktivitetit, u shperndane dhurata per femijet qe ndjekin mesimet ne Mejtep, si dhe çmime mirenjohjeje per kater nxenesit me te dalluar ne mesime, duke i inkurajuar ata ne rrugen e dijes dhe edukimit. Zoti i pranofte lutjet dhe veprat e mira te gjitheve!
V/O: Disa fotografi nga aktiviteti
Vizite perurimi ne Famullin e Pukes me rastin e festes
Bashke me sekretarin e Keshillit te Myftinise Puke Ylli Hadroj dhe disa nga bashkepunetor te tjere zhvilluam vizite perurimi me rastin e festes ne Famullin e Pukes.
25 dhjetor 2025
Gezim KOPANI
Monday, December 22, 2025
Ne dreken e shtruar per familjet ne nevoj nga Presidenti i Republikes se Shqiperise z. Bajram Begaj
Sot pata nderin te marr pjese ne dreken e shtruar nga Presidenti i Republikes se Shqiperise z. Bajram Begaj, organizuar ne mbeshtetje te personave ne nevoje. Nje nisme kjo qe tregon nje akti solidariteti dhe kujdesi institucional ndaj atyre qe shpesh ndjehen te harruar.
Puke, 22 dhjetor 2025

















