Xhamia e Plumbit, Shkoder |
Sipas te dhenave gjate kohes se Pashallekut te Shkodres (1) 1760 e deri ne vitin 1881 numeron te kete pasur dy Medrese te medha, te njohur ndryshe edhe si Medreset e Pashallekut te Shkodres.
Keto medresa ishin:
-Medreseja e Qafes (ne lagjen Qafe)
-Medreseja e Pazarit (tek xhamia e pazarit) (2)
Sipas te dhenave keto ishin medrese te njohura dhe shume cilesore. Ato kishin kushte komode, konvik dhe bibloteke. Sipas te dhenave ne keto Medrese krahas Kur'anit dhe teologjis islame jane studiuar; filozofia, astronomia, mjeksia dhe disa gjuhe te huaja si; turqisht, arabasisht, persisht.
Ne keto medrese kane dhene mesim figura te shquara si Sali Efendiu, Mulla Ahmed Hadri, Mulla Sulo Fakja, Osman Efendiu etj. Keto medrese kan nxjerr figura te njohura si Daud Boriçi, H.Tahsini etj.
Pergatiti
Gezim KOPANI
_______
1. Pashalleku i Shkodres u themelua nga Mehmet Pash Plaku. Pervec titullit Pasha ai u be edhe Vezir i disa Sanxhaqeve, po ashtu thuhet se ka marr edhe titull ushtarak si Admiral kur ai mbrojti vijen bregdetare te Ulqinit dhe Tivarit. Thuhet se vendimi i pare qe ka marr Mehmet Pash Plaku ka qene denimi i nje vrasesi qe kishte marr gjak. Ne kohen e sundimit te Mehmet Pash Plaku gjakmarrja e u ndalua. Gjate kohes se tij u ndertua Xhamia e Plumbit (Spas mbishkrimit te gdhendur ne nje pllak dhe qe ndodhet tek dera kryesore te Xhamise se Plumbit thuhet: "Viti 1187 hixhri , ndertuar nga bamiresi Mehmet Pash Bushatli ose Plaku" Per me shume kliko ketu: https://gezim-kopani.blogspot.com/2015/11/25-vjet-liri-besimi.html ) dhe Ura e Mesit mbi lumin Kir. I fundit qe udhehoqi Bushatlinjt ishte Mustafa Pasha i cili sundoj nga viti 1810-1831. Mustaf Pasha u martua me mbesen e Ali Pash Tepelenes. Pervec disa trazirave qe kishte brenda familjes se tij, ai kishte konflikt te madh me Mirditoret te njohur si Gjon Markaj. Thuhet se ne vitin 1830 ato u ben bashke (Mustafa me Meirditoret) ne kryengritje kunder Osmane. Kryengritja nuk pati sukeses duke e zene Mustaf Pashen, te cilin sulltani e fali duke e derguar ne internim ne qytetin e Adanes, me pas ne Konja , Izmir deri ne Bosnje. Per shkak te bindjes dhe pendeses Perandoria Osmane por edhe per skak te nipit te tij Xhelal Pasha i cili ishte dhener i Abdyl Hamitit u vendos Vali i Mekes ku ne vitin 1860 vdiq si nje besimtar mysliman i njohur.
2.Kjo medrese u ndertua nga vete Mehmet Pash Plaku.