March 26, 2019

Medreset e Pashallekut te Shkodres 1760 - 1881

Xhamia e Plumbit, Shkoder

Sipas te dhenave gjate kohes se Pashallekut te Shkodres (1) 1760 e deri ne vitin 1881 numeron te kete pasur dy Medrese te medha, te njohur ndryshe edhe si Medreset e Pashallekut te Shkodres.

Keto medresa ishin:

-Medreseja e Qafes (ne lagjen Qafe)
-Medreseja e Pazarit (tek xhamia e pazarit) (2)

Sipas te dhenave keto ishin medrese te njohura dhe shume cilesore. Ato kishin kushte komode, konvik dhe bibloteke. Sipas te dhenave ne keto Medrese krahas Kur'anit dhe teologjis islame jane studiuar; filozofia, astronomia, mjeksia  dhe disa gjuhe te huaja si; turqisht, arabasisht, persisht.
Ne keto medrese kane dhene mesim figura te shquara si Sali Efendiu, Mulla Ahmed Hadri, Mulla Sulo Fakja, Osman Efendiu etj. Keto medrese kan nxjerr figura te njohura si Daud Boriçi, H.Tahsini etj.

Pergatiti
Gezim KOPANI

_______
1. Pashalleku i Shkodres u themelua nga Mehmet Pash Plaku. Pervec titullit Pasha ai u be edhe Vezir i disa Sanxhaqeve, po ashtu thuhet se ka marr edhe titull ushtarak si Admiral kur ai mbrojti vijen bregdetare te Ulqinit dhe Tivarit. Thuhet se vendimi i pare qe ka marr Mehmet Pash Plaku ka qene denimi i nje vrasesi qe kishte marr gjak. Ne kohen e sundimit te Mehmet Pash Plaku gjakmarrja e u ndalua. Gjate kohes se tij u ndertua Xhamia e Plumbit (Spas mbishkrimit te gdhendur ne nje pllak dhe qe ndodhet tek dera kryesore te Xhamise se Plumbit thuhet: "Viti 1187 hixhri , ndertuar nga bamiresi Mehmet Pash Bushatli ose Plaku" Per me shume kliko ketu: https://gezim-kopani.blogspot.com/2015/11/25-vjet-liri-besimi.html ) dhe Ura e Mesit mbi lumin Kir. I fundit qe udhehoqi Bushatlinjt ishte Mustafa Pasha i cili sundoj nga viti 1810-1831. Mustaf Pasha u martua me mbesen e Ali Pash Tepelenes. Pervec disa trazirave qe kishte brenda familjes se tij, ai kishte konflikt te madh me Mirditoret te njohur si Gjon Markaj. Thuhet se ne vitin 1830 ato u ben bashke (Mustafa me Meirditoret) ne kryengritje kunder Osmane. Kryengritja nuk pati sukeses duke e zene Mustaf Pashen, te cilin sulltani e fali duke e derguar ne internim ne qytetin e Adanes, me pas ne Konja , Izmir deri ne Bosnje. Per shkak te bindjes dhe pendeses Perandoria Osmane por edhe per skak te nipit te tij Xhelal Pasha i cili ishte dhener i Abdyl Hamitit u vendos Vali i Mekes ku ne vitin 1860 vdiq si nje besimtar mysliman i njohur.

2.Kjo medrese u ndertua nga vete Mehmet Pash Plaku.

March 22, 2019

Fjalet me te dashura tek Allahu xh.sh.


Profeti Muhammed a.s. na ka treguar se: "Fjalet me te dashura tek Allahu xh.sh. jane:

-SubhanAllah  dmth; I patemeta eshte Allahu xh.sh
-Elhamdulilah dmth; Falenderimi i takon Allahut xh.sh
-La ilahe il-lAllah dmth; Nuk ka te adhuruar tjeter vec Allahut xh.sh/
-Allahu ekber dmth; Allahu eshte me i Madhi.
Nga nga keto nuk ka problem se me cilen fillon." (Muslimi)


Pergatiti
Gezim KOPANI

Bejeni shprehi te miren


"Bejeni shprehi te mire, sepse e mira fitohet me shprehi. Kujdesuni per nijetet tuaja ne namaz."

Abdullah ibn Mesudi

Pergatiti
Gezim KOPANI

Vizite zyrtare me rastin e zgjedhjes se Kryetarit te rij te KMSH-se H.Bujar Spahiu


Sot me 19 mars 2019 i shoqeruar me disa nga antaret e Keshillit te Myftinise Puke zhvillova nje takim urimi me rastin e zgjedhjes ne krye te Komunitetit Mysliman te Shqiperise H.Bujar Spahiu te cilit i urova perzemersisht detyren fisnike.
Ndersa nga ana e tij kreu i KMSH-se H.Bujar Spahiu falenderoj Myftiun e Pukes Gezim Kopani dhe Antaret e Keshillit te Myftinise Puke te pranishem ne takim per viziten dhe urimet e tyre duke i uruar delekacionit te Myftinise Puke pune te mbare ne permbushjen e misionit fisnik te tyre ne rrethin e Pukes.
Me tej biseda u perqendrua ne zhvillimet e deritanishme te Myftinise Puke si ne aspektin menaxherial po ashtue dhe ne anazshimin e perditshem ne aktivitet fetare ne funksion te islamit dhe besimtareve mysliman te rrethit Puke.

Gezim KOPANI 

19 mars 2019

Qofsh i xhanetet miku im Kasim Gerguri


Te Allahut jemi, dhe tek Ai (Allahu) do te kthehemi !

"Te nderuar shoke, miq dhe ne menyre te vecante vellezerit tane Kosovare!
Sot mora lajmin se ne moshen 49 vjecare ka nderruar jete Kasim ef. Gerguri. Me kete rast ne emrin tim personal por edhe te besimtareve te rrethit Puke shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes se tij, Bashkesise Islame te Republikes se Kosoves, kolegeve, shokeve te tij, e ne menyr te vecante shokut te tij Bahri Sejdiut per largimin nga kjo bote te njeriut te mire, teologut dhe te shokut fisnik Kasim ef. Gerguri. Ai cdo here jo vetem ne Kosove por edhe ne rrethin e Pukes ka qene prane besimtareve mysliman. Ne bisedat tona, iftaret etj bisedonim per aktivitete ne te mire te besimtareve, ne ndihme te qytetareve pukjane, dhe kete Kasimi sebashku me BIK-un e shoket e tij ia kan arritur duke u ardhur ne ndihme qindra familjeve pukjane.
Zeri i Kasimit per Puken beri qe koleget e tij ti thone: "Kasim Puka". Per shembullin e vyer qe e karakterizonte Kasimin , per bashkepunimin dhe ndihmen e dhene , ne emrin tim personal dhe te gjithe besimtareve pukjane dhe jo vetem i jemi mirenjohes dhe kontributi i tij nuk do harrohet.
Lutjet dhe duat tonae ne kete dite te xhuma jane per Kasim ef.Gerguri. Allahu xh.sh. e befte banore te xhennetit!"

Gezim KOPANI 

15 mars 2019

Vetem idet djallezore dhe njerezit terrorist mund te vrasin njerez te pafajshem

Xhamia Nur ne Zelanden e Re

Mesazh me rastin e vrasjeve te besimtareve mysliman ne dy xhamit ne Zelanden e Re.

"Vetem idet djallezore dhe njerezit terrorist mund te vrasin njerez te pafajshem, per me teper njerez te cilet ne qetesin e tyre i luteshin ne xhami Krijuesit te Gjithesise!
Te gjithe duhet te denojme aktet apo idet terroriste e djallezore pasi ato jane kunder vlerave hyjnore dhe njerezore. Ti themi stpo elementeve qe nxisin urrejtje, qofte edhe tituj qe stimulojne akte paragjykimi e terrori. Aftesia jone njerezore nuk qendron tek urrejtja, perbuzja apo paragjykimi por tek dashuria dhe respekti per njeri tjeterin.
Te vraret ne dy xhamit ne Zelanden e Re qofshin banore te xhenetit !"

Gezim KOPANI 


15 mars 2019