April 04, 2022

Urime muajin e bekuar të ramazanit ! (2022)


 MESAZH URIMI I MYFTIUT TE PUKES GEZIM KOPANI ME RASTIN E MUAJIT RAMAZAN


Bismilahir Rahmanir Rahim !
Me emrin e Allahut, Meshiruesit dhe Meshireberesit!

Te nderuar besimtar mysliman te rrethit Puke!
Kam kenaqesin t'jui njoftoj se neser date 02 prill 2022, fillon muaji i bekuar i ramazanit. Ne kete muaj te gjithe myslimanet shtojne ibadetin drejtuar Allahut xh.sh. pasi muaji ramazan eshte miresi per te gjitha to qe agjerojne, i bejne lutje Allahut, bejne pune te mira, ndihmojne te tjeret duke dhene sadka dhe largohen nga e keqja. 
Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Me fillimin e muajit ramazan Allahu xh.sh. mbyll dyert e zjarrit dhe hap dyert e xhennetit. Me te filluar muaji ramazan meleket e Allahut xh.sh. i drejtohen njerezimit duke u thene: O ti njeri qe kerkon miresin e Allahut, eja ne lutje dhe adhurim ndaj Allahut pasi Allahu do ju pranoj lutjet tuaja! O ti qe kerkon te besh keq, hiq dore nga puna e keqe pasi Allahu eshte fales e shperblyes i madh!"
Prandaj, ky muaj le te edukoj shpirtrat dhe zemrat tona. Ti lutemi Allahut per miresi, shendet, bereqet dhe pranim te lutjeve.
Ne perfundim ju uroj agjerim te begat dhe te pranuar tek Allahu xh.sh. ! Dhe nje ehre urime muajin e ramazanit! Allahu ua pranofte lutjet!


April 01, 2022

Takim në qytetin e Fushë Arrëzit me rastin e muajit Ramazan

Ne prag te fillimit te muajit ramazan, zhvillova nje bisede islame me besimtaret e qytetit te Fushe Arrezit. Takimi u hap me lexim te Kur'anit nga Leonard Kopani per te vijuar me disa mesime mbi rregullat e agjerimit dhe vlerave te tij.

Fushe Arrez; 30 mars 2022



March 29, 2022

Ramazani , Pranverë e shpirtit


RAMAZANI, PRANVERE E SHPIRTIT 


ALLLAH...po filloj kete shkrim duke permendur emrin tend, emrin me te bukur ne bote! Emer me te cilin shpirti ndjen paqe, frymezohet, merr fryme thelle dhe gjen motivim per te jetuar. E pikerisht emri ALLAH permbledh ne vetvete te gjitha arsyet pse njeriu, qenie e krijuar nga dashuria e Tij , jeton Allah. Njeriu eshte aq i dobet perpara Teje, sa edhe gjithe jeten te shkruaj per madheshtine Tende dhe mirenjohjen ndaj Teje, perseri shpirti nuk ndihet i plote duke shikuar miresit qe Ti na i fal çdo dite.
Ja ALLAH! Perulem para madheshtise, bukurise, fisnikerise, meshires dhe fuqise Tende! 
Po vjen pranvera ALLAH, dhe dalengadale po çel nje lule qe mezi pres ta nuhas aromen e saj te kendshme dhe fale saj te mos largohem kurre nga meshira e Zotit Tim! Po po, po flas per RAMAZANIN, muajin e paqes dhe meshires ku besimtari synon qe mes shpreses e Zotit te fundose varken e gabimeve dhe peshorja te anoje nga miresit.
Njeriu nga RAMAZANI perjeton ndjenjen e faljes hyjnore, por jo vetem. Ne kete muaj te begate, ku Meshireberesi, Fuqiploti , ALLAHU nderthuri sakrificen me embelsin e Islamit.
Ne RAMAZAN njeriu kupton dhe bashkohet me ndjesine e njerezve qe vuajne per te ngrene e qe kurre nuk ankohen, madje nderojne Zotin me lutjet e tyre. Ky muaj i shenjte ku mblidhen besimtaret e lumtur dhe bashkojne duart per te falenderuar Allahun me lutjet e tyre qe burojne nga zemra dhe qe Iu jep atyre mundesin te shijojne iftarin te gjithe sebashku me deshiren qe çdo vit te zgjerohet rrethi i besimtareve qe kerkojne meshiren e ALLAHUT. Njeriut çdo dite me shume i shtohet bujari dhe miresite e sadakate dhurohen ne emer te Zotit.
"AGJERIMI ESHTE MBUROJE", prandaj frika dhe pengesa nuk ekzistojne ne fjalorin ISLAM. 
"KA SHPERBLIME SHPIRTERORE PERKATESE PER TE GJITHA ADHURIMET DHE VEPRAT E MIRA. SHPERBLIMI PERFUNDIMTAR OSE ME KRYESOR QE PRET PERSONI I CILI AGJERON VETEM PER TE FITUAR KENAQESINE E ALLAHUT ESHTE VETE ALLAHU" Fraza ku zemra e muslimanit çohet peshe dhe duke i atribuar Zotit çdo veper, synin devotshmerine. "MUAJI I RAMAZANIT ESHTE AI NE TE CILIN U ZBRIT KUR'ANI SI UDHERREFYES PER NJEREZIT. ADHURIMI E PASTRON SHPIRTIN NDERSA AGJERIMI E NDRIÇON ZEMREN. NDRIÇIMI I ZEMRES DO TE THOTE SE PER TE PARE ZOTIN. NA ÇELET DERA E ENDRRAVE TE BUKURA"
Po eshte e vertet qe jame e sigurt qe çdo agjerues do fliste me ore te tera dhe me endje per muajin ku Zoti na dha mundesin te ujisim rrenjet e ISLAMIT ne zemer.
Le te jemi muslimanë te devotshem dhe te germojme fort ne shpirt e zemer per te shfaqur hapur dashurin qe kemi per Ate qe nuk nguron kurre duke na dhene te mira, per Ate qe eshte me ne, ne çdo hap. Per Ate qe  na dha mundesine te tregojme pendesen per gabimet tona dhe te na falen ato nepermjet muajit te shenjte, RAMAZANIT, per ALLAHUN! Le te jete RAMAZANI shprese per ju.
ZOTI JU MESHIROFTE !

Nga Ersila LUSHA 

Mars 2022

March 24, 2022

Për ngushëllim në familjen Ademi në Podujevë - Kosovë

Fotografi e bere gjate vizites per ngushellim ne falijen Ademi , Bradash - Podujev

Me date, 22 mars 2022 isha ne familjen Ademi per te shprehur ngushellime per ndarjen nga jeta te hoxhes se nderuar H.Adem Ademi. Pas lutjes per hoxhe Ademin vura ne duke pune qe ai ka bere ne Puke duke shprehur mirenjohjet me te veçanta per punen dhe kontributin e çmuar ne ringritjen e besimit islame ne Puke nga viti 1992-1995. Pas vizites per ngushellim sebashkue me Ramiz Zeken (i cili eshte daja i femijeve), babain tim Qazim Kopani dhe muezinin e xhamise se fshatit Bradash kryem edhe faljen e namazit te xhenazes H.Adem Ademi Allahu e meshirofte me xhennet!

 Gezim KOPANI 

Haxhi Adem Ademi lindi fme date; 09.05.1966 ne fshatin Bradash te Podujeves dhe vdiq me 21.03.2022.

Pas faljes se namazit te xhumas ne xhamin e fshatit Fierze te Tropojes dt. 28.11.2014
Ne foto Gezim Kopani sebashku me imamin Adem Ademi djali i tij etj