March 29, 2022

Ramazani , Pranverë e shpirtit


RAMAZANI, PRANVERE E SHPIRTIT 


ALLLAH...po filloj kete shkrim duke permendur emrin tend, emrin me te bukur ne bote! Emer me te cilin shpirti ndjen paqe, frymezohet, merr fryme thelle dhe gjen motivim per te jetuar. E pikerisht emri ALLAH permbledh ne vetvete te gjitha arsyet pse njeriu, qenie e krijuar nga dashuria e Tij , jeton Allah. Njeriu eshte aq i dobet perpara Teje, sa edhe gjithe jeten te shkruaj per madheshtine Tende dhe mirenjohjen ndaj Teje, perseri shpirti nuk ndihet i plote duke shikuar miresit qe Ti na i fal çdo dite.
Ja ALLAH! Perulem para madheshtise, bukurise, fisnikerise, meshires dhe fuqise Tende! 
Po vjen pranvera ALLAH, dhe dalengadale po çel nje lule qe mezi pres ta nuhas aromen e saj te kendshme dhe fale saj te mos largohem kurre nga meshira e Zotit Tim! Po po, po flas per RAMAZANIN, muajin e paqes dhe meshires ku besimtari synon qe mes shpreses e Zotit te fundose varken e gabimeve dhe peshorja te anoje nga miresit.
Njeriu nga RAMAZANI perjeton ndjenjen e faljes hyjnore, por jo vetem. Ne kete muaj te begate, ku Meshireberesi, Fuqiploti , ALLAHU nderthuri sakrificen me embelsin e Islamit.
Ne RAMAZAN njeriu kupton dhe bashkohet me ndjesine e njerezve qe vuajne per te ngrene e qe kurre nuk ankohen, madje nderojne Zotin me lutjet e tyre. Ky muaj i shenjte ku mblidhen besimtaret e lumtur dhe bashkojne duart per te falenderuar Allahun me lutjet e tyre qe burojne nga zemra dhe qe Iu jep atyre mundesin te shijojne iftarin te gjithe sebashku me deshiren qe çdo vit te zgjerohet rrethi i besimtareve qe kerkojne meshiren e ALLAHUT. Njeriut çdo dite me shume i shtohet bujari dhe miresite e sadakate dhurohen ne emer te Zotit.
"AGJERIMI ESHTE MBUROJE", prandaj frika dhe pengesa nuk ekzistojne ne fjalorin ISLAM. 
"KA SHPERBLIME SHPIRTERORE PERKATESE PER TE GJITHA ADHURIMET DHE VEPRAT E MIRA. SHPERBLIMI PERFUNDIMTAR OSE ME KRYESOR QE PRET PERSONI I CILI AGJERON VETEM PER TE FITUAR KENAQESINE E ALLAHUT ESHTE VETE ALLAHU" Fraza ku zemra e muslimanit çohet peshe dhe duke i atribuar Zotit çdo veper, synin devotshmerine. "MUAJI I RAMAZANIT ESHTE AI NE TE CILIN U ZBRIT KUR'ANI SI UDHERREFYES PER NJEREZIT. ADHURIMI E PASTRON SHPIRTIN NDERSA AGJERIMI E NDRIÇON ZEMREN. NDRIÇIMI I ZEMRES DO TE THOTE SE PER TE PARE ZOTIN. NA ÇELET DERA E ENDRRAVE TE BUKURA"
Po eshte e vertet qe jame e sigurt qe çdo agjerues do fliste me ore te tera dhe me endje per muajin ku Zoti na dha mundesin te ujisim rrenjet e ISLAMIT ne zemer.
Le te jemi muslimanë te devotshem dhe te germojme fort ne shpirt e zemer per te shfaqur hapur dashurin qe kemi per Ate qe nuk nguron kurre duke na dhene te mira, per Ate qe eshte me ne, ne çdo hap. Per Ate qe  na dha mundesine te tregojme pendesen per gabimet tona dhe te na falen ato nepermjet muajit te shenjte, RAMAZANIT, per ALLAHUN! Le te jete RAMAZANI shprese per ju.
ZOTI JU MESHIROFTE !

Nga Ersila LUSHA 

Mars 2022