Profeti Ibrahim a.s. eshte nje nder Pejgamberet e zgjedhur te Allahut. Perveç permendjes ne shume ajete , Allahu nje sure ia ka vendosur emrin e tij Ibrahim .(1) Profeti Ibrahim eshte djali i Terahut (Azer) (2) qe rrjedh nga familja e Faligut, e ky prej Hudit a.s. dhe ky prej Shalehut (Arpakshad) e ky prej Samit dhe ky prej profetit Nuh a.s. Ne fillimet e jetes se tij profeti Ibrahim a.s. ka jetur ne Irak (Babiloni) ne luginen e lumit Eufrat . (3) Populli i Urit filloi te devijonin besimin duke i shoqeruar Zotit ortak (shirk). Ata besonin statuja qe i krijonin prej argjili. Kjo idhujtari pagane kaploi gjithe popullsin deri tek babai i Ibrahimit a.s. , por Ibrahimi a.s. dhe pse ne moshe te re ngriti dyshme duke e pyetur te atin: " Ç ' jane keto statuja qe i adhuroni? (4) Perveç statujave banoret e atyre vendeve adhuronin edhe yjet, madje per kete shkak ato ndertuan ne Damask nje tempull me shtat porta ne te ...