Vlera e dhjete diteve te fundit te ramazanit I gjithe muaji ramazan ka vlere te veçante, por dhjete ditet dhe netet e fundit te tij kan vlere edhe me te madhe. Profeti Muhammed a.s i ka kushtuar vemendje shume te madhe fundit te muajit ramazan, pasi ne to ka miresi dhe bereqete te shumtra sic eshte nata e bekuar e Kadrit. Per vemendjen qe Profeti a.s. i kushtonte dhjete diteve dhe neteve te fundit te muajit ramazan na ka treguar Aishja r.a e cila ka treguar: "Muhammedi a.s. e kishte tradite te tij shtimin e ibadetit ne dhjete ditet e fundit te ramzanit ." (Muslim) Ne nje hadith tjeter kemi: " Kur vinin dhjete ditet e fundit te ramzanit, ai (Muhamedi) qendronte zgjuar (duke kryer ibadet), zgjonte nga gjumi familjen dhe benin ibadet (shterngonte rripin, pra pergatitej per ibadet te gjate) ." (Buhari, Muslim) Taberani transmeton se Aliu r.a. ka treguar se: " Muhammedi a.s.. zgjonte familjen e tij ne dhjete diet e fundit te ramazanit, madje zgjonte e...