Imam Haxhi Ibrahim Hoxha (Rrype dhe Puke) Imam Haxhi Ibrahim Hoxha lindi në Pukë në vitin 1922 . Mësimet e para islame i mori nga babai i tij Asllan Hoxha i cili për një kohë ka shërbyer si imam në fshatin Rryp . Me të fituar aftesitë e imamit, H.Ibrahim Hoxha filloj detyren si imam në xhamin e fshatit Rrypë. Në fillim të vitit 1992 rifilloj angazhimet fetare për të ardhur deri në vitin 1998 ku fillon të shërbëj si imam në xhamin e re të qytetit të Pukës. Në vitin 2000 Komuniteti Mysliman i Shqipëris e ngarkon me detyren e organizimeve fetare në rreth. Me vdekjen e vellaut të tij imam Elez Hoxha , në vitin 2002 Ibrahimi Hoxha bëhet Myfti i rrethit të Pukës detyrë të cilen e vazhdoj deri në vitin 2005 . Gjatë jetës së tij imam Ibrahim Hoxha predikoi urrejtjen kundër pushtuesve nazifashist dhe rezistencën kundër tyre. Vetë ai dha shembullin e guximshëm atdhetar si dhe qytetar por edhe si imam me varrosjen me rite islame të ...